Ende nuk ka asnjë lloj ftesë nga LSDM për takim liderësh thonë, nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Edhe pse kryeministri Zaev tha se opozita ka refuzuar takim liderësh në të cilën duhet të bisedojnë për të gjitha çështjet, siç është fati i PPS-së, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE thotë se ky është vetëm një blof tjetër i kësaj qeverie që të defokusojë opinionin publik nga problemet dhe skandalet aktuale. Ai shton se është koha që Zaev të përgjigjet para Prokurorisë Publike për shumë vepra që ka kryer kjo Qeveri.
“Në këtë moment është e nevojshme që Zoran Zaev të përgjigjet para Prokurorisë Themelore Publike për shumë vepra të cilat janë kryer nga Qeveria. Në këtë moment Maqedonisë i është e nevojshme ripërtrirje që do të rregullojë shumë çështje të hapura që i ka lënë kjo qeveri me mënyrën se si ka qeverisur“, pohoi Naum Stoillkovski.
Nëse realizohet takimi i liderëve, mes çështjeve të cilat do të bisedohen, kryeministri Zaev tha se do të jetë edhe ligji për Prokurorinë Themelore Publike. Zaev tha se pret që deri në fund të këtij muaji të arrijnë marrëveshje me opozitën për këtë çështje e cila nuk guxon të mbetet e hapur para muajit tetor kur duhet të hapen negociatat me BE.
Ndërsa Stoillkovski tha se qeveria ka harxhuar gjysmë viti që të përpilojë propozim ligj i cili është në kundërshtim me normat ndërkombëtare. Ai thotë se së shpejti teksti i ri i ligjit i përpiluar nga VMRO do të gjendet para opinionit publik dhe në Kuvend.
“Ligji për Prokurorinë Themelore Publike duhej te ishte gati shumë me herët, nuk është i përgatitur nga Qeveria ashtu siç duhej, dhe është harxhuar më shumë se gjysmë viti kohë që të sillej ligj i cili është tërësisht kundër normave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fushën e prokurorisë publike. Edhe pse kishte grupe pune që ishin marrë vesh që të punonin sipas disa principeve dhe normave të caktuara nuk ishin pranuar nga pushteti edhe pse në mënyrë deklarative ishin pranuar”, shtoi Stoilkovski.
Nga VMRO-DPMNE thonë se si parti gjithmonë janë të qëndrimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse siç thonë nga partia, kësaj qeverie nuk i ka mbetur asnjë lloj kredibiliteti në asnjë institucion e as në ndonjë ministri.
Përgatiti: Varlmira Zendeli
