Ja nga çka rrezikoheni nëse i merni ilaçet me lëngje

0

Efekti i barit mund të përgjysmohet
Marrja e medikamenteve me lëngje dhe sidomos me lloje të caktuara, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre.

Kjo vlen kryesisht për lëngun e rrushit dhe portokallit, nëse ata konsumohen me ilaçe antialergji, si dhe kundër presionit të lartë të gjakut, sipas studiuesve të Universitetit Westertern të Ontarios.
Ekspertët theksojnë se në këtë situatë, efekti i barit mund të përgjysmohet dhe për këtë është përgjegjës substanca kimike Naringin, e cila gjithashtu gjendet edhe në lëngun e mollës.
Supozohet se Naringin bllokon një mekanizëm vendimtar për kalimin e molekulës së barnave nga zorra e vogël në qarkullimin e gjakut.

.

Akil Gjakova i artë në Budapest, mposhti rusin

0

Gjakova siguroi medaljen e artë

Gjakova siguroi medaljen e artë
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, mposhti me Ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg, në Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Me këtë fitore, Gjakova fitoi medaljen e artë.
Ky është një tjetër sukses i madh i Akil Gjakovës, Driton Kukës dhe xhudos kosovare.
Medalja e artë ia sjellë atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020./21Media

Akil Gjakova i artë në Grand Prix të Budapestit, mposhti rusin

0

Gjakova siguroi medaljen e artë

Gjakova siguroi medaljen e artë
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, mposhti me Ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg, në Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Me këtë fitore, Gjakova fitoi medaljen e artë.
Ky është një tjetër sukses i madh i Akil Gjakovës, Driton Kukës dhe xhudos kosovare./21Media

Këto janë gjërat për të cilat gratë i harxhojnë edhe centët e fundit

0

Për disa prej tyre mbase as mendja nuk do të ju shkonte
Gjatë jetës së saj, një grua do të shpenzojë rreth 15,000 dollarë në blerjen e produkteve që asaj i nevojiten. Por, kjo nuk është e vetmja gjë që gratë harxhojnë para.
Dhe disa nga ato gjëra duken interesante, të cilat madje shkojnë edhe aq larg … Epo, vetëm shikoni veten…
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të gjërave për të cilat gratë i lënë edhe paratë e fundit./21Media
Ngjitës me ngjyrë

Prezervativët thembra

Sytjenat peshqir

Trajneri i buzëqeshjes

Ndihmues i buzëkuqit

.

Rita Ora ka gati projektin e ri

0

Të hënën publikohet videoklipi i radhës i Ritës
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka gati projektin e ri. Përmes një shkrimi në Instagram, artistja shqiptare bëri të ditur se videoklipi i radhës do të publikohet të hënën.
“Videoja e radhës do të publikohet të hënën. Mezi po pres ta shihni. Kush po e pret me padurim?”, shkroi artistja krahas fotografisë së publikuar në Instagram, transmeton rtv21.tv

View this post on Instagram

It’s time for NEW LOOK The new video is coming Mondaaay!! I can’t wait for you all to watch it Who’s excited?
A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Jul 13, 2019 at 8:05am PDT

Para pak javësh, artistja ka publikuar videoklipin e këngës “Ritual”. Ky projekt numëron mbi 23 milionë klikime./21Media

.

Florist Bajgora pjesë e serisë “Gangs of London”

0

Bajgora zbulon se në këtë serial prezantohet edhe mafia shqiptare në Londër
Menjëherë pas përfundimit të serialit “Game of Thrones” është lansuar tizeri i serialit “Gangs of London”, serial ky i cili flet për mafian në Londër dhe ndikimin që kjo mafi ka në zhvillimin e jetës në qytet. Bajgora, në një prononcim për Rtv21 njoftoi që në këtë serial anglezo – amerikan do të prezantohet edhe mafia shqiptare në Londër e e cila sipas tij është një nga mafitë kryesore në kryqytetin britanez./21Media

.

Befason United, rrit çmimin e Pogbas

0

Nga 160 milionë në 200 milionë

Nga 160 milionë në 200 milionë
Lajme të këqija për Realin e Madridit dhe Juventus, vijnë nga kampi britanik i “djajve të kuq”. Sikurse raporton tabloidi anglez, “Daily Mirror”, drejtuesit e Manchester United, të zhgënjyer nga fjalët e fundit të menaxherit të Paul Pogbas, Mino Raiola, kanë vendosur të rrisin çmimin e kartonit të mesfushorit francez, duke e çuar nga 160 milionë në 200 milionë euro.

Pak ditë më parë, menaxheri italian u shpreh: “Të gjithë te Manchester United, nga pronari te trajneri, e dinë vullnetin e Paulit. Të gjithë e dinë që ai dëshiron të largohet dhe ne po punojmë për këtë.”
Ky qëndrim publik i një prej njerëzve më të fuqishëm të merkatos nuk u ka pëlqyer krerëve të klubit anglez, që vendosën menjëherë rritjen e çmimit, për ta bërë të pamundur largimin e mesfushorit kampion bote në fuqi.
Pra Manchester United i ka vendosur një çmim që është dyfishi i shumës që klubi anglez kishte paguar për ta marrë nga Juventusi 3 vjet më parë. Solskjaer gjatë ditëve të fundit ka theksuar se Pogba po mbante një qëndrim prej profesionisti në stërvitje, duke këmbëngulur se nuk ka problemin me të vogël me të. Në fakt, për Pogban nuk është depozituar asnjë ofertë zyrtare, edhe pse Reali i Madridit mund të surprizojë në momentet e fundit.
Pogba ndodhet në Perth të Australisë për fazën përgatitore, ku do të luajë miqësoren e Perth Gloryn.

Befason United, rrit çmimin e Pogba

Gjakova në finale, përballet me xhudistin rus Elbakiev

0

Gjakova siguroi medaljen e argjendtë

Gjakova siguroi medaljen e argjendtë
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, arriti të mposhtë garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turev, për të siguruar finalen në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti ynë mposhti në gjysmëfinale Klikmatillokh Turaev të Uzbekistanit me Ippon, kategoria -73 kg.
Në finale, Akili takohet me rusin, Gjeorgii Elbakiev. Blloku final zhvillohet prej orës 17:00.

“Xhihani” publikon fotografi nga Kosova

0

“Kujtim nga Kosova”
Aktori i njohur turk, Erkan Pettekaya, i cili u bë i njohur në trojet shqiptare me rolin e “Xhihanit” në serialin e famshëm turk,  “Fate të kryqëzuara” është duke qëndruar në Kosovë.
Ai po qëndron në Kosovë me rastin e një interviste që do të zhvillojë në njërën prej televizioneve kosovare, përcjell rtv21.tv
Që ndodhet në Kosovë, aktori turk nuk ka hezituar t’ju tregojë edhe ndjekësve të tij në rrjetin social, Instagram. “Kujtim nga Kosova”, ka shkruar ai në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në këtë rrjet.

View this post on Instagram

#Kosova hatırası Ju deshiroj dite te mire
A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on Jul 13, 2019 at 6:21am PDT

Kjo nuk është hera e parë që Erkani po qëndron në Kosovë, pasi që ai në janar të po këtij viti kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku thoshte se është duke qëndruar në Kosovë./21Media

View this post on Instagram

#kosova #balkans @lindaimami @hairdesignbyataofficial #vurgun #set @vurgun_dizi
A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on Jan 17, 2019 at 8:24am PST

.