Cima feston 70-vjetorin e lindjes, Adelina i dedikoi një urim të veçantë

0

“Të falënderohem përjetësisht për dashuninë…”
Humoristi i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Rasim Thaçi – Cima sot feston ditëlindjen e 70-të. Përveç befasisë së bukur që i përgatitën në minutat e parë familjarët, nuk munguan as urimet e veçanta nga më të dashurit.
Vajza e tij, Adelina, publikoi një fotografi të bukur të tij, të cilën e shoqëroi me një urim tejet emocionues. Ndër tjerash, këngëtarja e falënderoi atë për mbështetjen e pakusht që i ka dhënë gjatë këtyre viteve, transmeton rtv21.tv
“Babi, Sot po feston 70 vjetorin e lindjes,duke ti uru edhe shume tjera me shendet te mire e me gezime. Jam me fat e shume krenare qe te kam Babe per qefi. Te falenderohem perjetesisht per dashunine, dhe mbeshtetjen qe kam pas dhe e kam gjithemone nga ti. Te dua pafund. Gezuar.”, shkroi ajo krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 
Babi, Sot po feston 70 vjetorin e lindjes,duke ti uru edhe shume tjera me shendet te mire e me gezime. Jam me fat e shume krenare qe te kam Babe per qefi. Te falenderohem perjetesisht per dashunine, dhe mbeshtetjen qe kam pas dhe e kam gjithemone nga ti. Te dua pafund Gezuar #rasimthaqi#70vjet#
A post shared by Adelina Thaqi Meta (@adelinathaci) on Jul 13, 2019 at 4:00am PDT

Rasim Thaçi-Cima u lind më 13 korrik të vitit 1949. Ai është ndër aktorët më të dashur në Kosovë dhe më gjerë./21Media
.

Arsyeja e vërtetë pse protagonistja kryesore la rolin në serialin “Asgjë personale”

0

Ndryshimet që ka pësuar aktorja tani
Dashamirësit e telenovelave e mbajnë mend shumë mirë serialin “Asgjë personale”, i cili për audiencën shqiptare u shfaq përmes ekranit të RTV 21.
Ngjarja e serialit “Asgjë personale”, ishte telenovela që po thyente rekordet e shikueshmërisë atë kohë. Shefi i policisë Fernándo Gomez Miranda vret mikun e tij, avokatin e respektuar dhe kandidatin e mundshëm për Prokurorin e Përgjithshëm, Raul de Los Reyes dhe vajzën e tij më të vogël . Luis Mario, një gazetar i transmetuar me trishtim me bindje të pasionuar, vjen së shpejti në vendin e ngjarjes me kamerën e tij dhe zbulon një të mbijetuar të plagosur në veturë; Camila, vajza më e madhe e de los Reyes, përcjell rtv21.tv.
Por në gjysmë të kësaj telenovela aktorja Ana Colchero e cila luante rolin kryesor atë të Camilas, kishte lënë rolin e saj dhe ishte zëvendësuar me një tjetër.
Aktorja kishte braktisur rolin për shkak të pagesës, ajo në fillim kishte kërkuar gjysmë milion dollarë dhe një gjë e tillë iu kishte plotësuar, por kur telenovela u zgjat, aktorja kërkoi më shumë para, gjë që nuk i u mohua dhe u zëvendësua nga një aktore tjetër./21Media

.

AGJENCIONI PËR RINI DHE SPORT DORËZON PADI KUNDËR, GJORGJIOVSKIT DHE SEJDINIT

0

Agjensioni për Rini dhe Sport, ka dorëzuar padi penale kundër ish kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjievski dhe kreut aktual, Muhamed Sejdini, që kohë më parë ishte zëvendës i Gjorgjievskit. Padi penale ka edhe për disa pjesë të komitetit Qëndror të FFM-së dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit, Burim Sejdini.

Sipas informacioneve personat e lartë-përmendur akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të procesit.

Se kanë ngritur padi për Tv21 e pohoi edhe kreu i ARS-së, Darko Kaevski.

Pak nga klipi i ri i Encës, skena shumë të nxehta

0

Enca ka gati projektin e ri
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enca Haxhija, paralajmëroi se së shpejti do ta publikojë këngën “Jealous”. Kjo këngë vjen e shoqëruar me videoklip, i cili ka skena shumë të nxehta. Në videoklip shfaqen disa femra shumë tërheqëse, të cilat provokojnë me lëvizjet e tyre.
Por, artistja nuk dha ndonjë datë se kur do të publikohet projekti më i ri i saj, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 
Miremengjesi Woke up like this Jealous much ?
A post shared by ENCA (@enca) on Jul 12, 2019 at 4:27am PDT

Ndryshe, projekti i fundit i saj është “Hajde”, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Muharrem Ahmeti. Ky projekt ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime./21Media

.

“Indiane”, kënga e re e Fifit

0

Së shpejti publikohet kënga e re
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, së shpejti do të sjellë një këngë të re. Siç njoftoi artistja përmes Instagramit, ky projekt mban titullin “indiane”. Ajo publikoi një fotografi nga shesh-xhirimet e klipit, ku shfaqet shumë elegante, shkruan rtv21.tv
“Së shpejti, indiane”, shkroi ajo krahas fotografisë.

“Zogo” është projekti i fundit muzikor i artistes, që është publikuar më 31 maj dhe deri më tani numëron mbi 5 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media
.

Arrestohet reperi i njohur

0

Akuzohet për pedofili
Me “I believe I can Fly”, ka bërë të ëndërrojnë gjenerata të tëra, por tani R Kelly ose Robert Sylvester Kelly, është arrestuar në Chicago për molestim minorenësh, pedopornografi dhe pengim të drejtësisë.
Ylli 52 vjeçar i muzikës RNB, në vitin 1996 kryesonte klasifikimet në të gjithë botën. Gjashtë vjet më vonë, me një album pas shpine në të cilin shfaqen edhe Celine Dion dhe Jay Z, ngritja e tij pëson një goditje të rëndë. Në vitin 2002 u kap me materiale pedopornografike dhe doli edhe një video që shihej në shtrat me një vajzë. Pak më vonë dolën edhe akuzat për molestim ndaj ish bashkëshortes së tij, me të cilën këngëtari ka tre fëmijë.

Në 2008-ën u mor vendimi dhe artisti u shpall i pafajshëm për mungesë provash, por nuk e mori më veten nga akuzat. Pavarësisht bojkotimit nga disa shtëpi diskografike, R Kelly vazhdoi punën. Bashkëpunoi me Jay Z dhe Uscher, regjistroi një këngë dedikuar Presidentit Barack Obama, me titullin “I Believe” dhe në vitin 2013 bëri një duet me Justin Bieber.
Por, telashet u amplifikuan sërish këtë vit me një seri dokumentarësh “Surviving R Kelly”, që detajonin histori për të, që ndiqte vajza adoleshente në fillimet e karrierës së tij. Dhe akuzat e fundit rrezikojnë ta zhysin atë përfundimisht në hije dhe në bojkot total nga industria muzikore.
.

Princesha Elia tregon të vërtetën rreth shtatzënisë

0

A po vjen një pasardhës në familjen mbretërore shqiptare?
Tash e sa kohë po përflitet në mediat rozë që princeshë, Elia Zaharia është shtatzënë. E edhe më shumë i ngjallën dyshimet disa fotografi të cilat ajo i publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Në një fotografi nga të shumtat që publikoi, ajo shihej përkrah Grida Dumëse në një event të organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në Shqipëri, transmeton rtv21.tv
Në këtë ceremoni ajo zgjodhi një fustan ngjyrë vishnje, ku shfaqej me barkun e fryrë. Dikush i tha asaj se ka të reja, bazuar në fotografinë, ndërsa ajo iu përgjigj kështu: “E reja është shumë pasta dhe pica”.

Më 8 tetor të vitit 2016, princesha Elia Zaharia dhe princ Leka II janë kurorëzuar. Ceremonia e tyre martesore u mbajt në Pallatin e Brigadave./21Media
.

Deshi lepurushi, të bëjë një mrekulli…

0

Poezi nga Rexhep Hoxha
Ka vdekur në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe pedagogu, Rexhep Hoxha. Hoxha ka qenë autori i shumë veprave për fëmijë si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Lugjet e verdha”, “Zëri i pyllit”, “Verorja”, “Ermali”, etj.
Megjithatë poezia “Lepuroshi”, mbetet në mendjen e çdo fëmije edhe sot.
LEPURUSHI
Deshi lepurushi,
të bëjë një mrekulli:
të vishej me tesha,
po sikur njeri.
Veshi pantallona,
këpucë e jelek,
n’Zvicër porositi
sahat me qostek.
Mirëpo të ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshët e gjatë
s’i ndenjën n’kapuç.
.

Njerëzit që janë në gjendje t’i zgjidhin problemet 24/7

0

Ja disa ide kreative
Njerëzit kreativë me kohë e zhvillojnë edhe më tej kreativitetin. Çdo ditë përballeni me shumë probleme. Zgjidhja e tyre në mënyrë kreative e bën jetën edhe më qesharake dhe më të lehtë dhe disa zgjidhje janë thjeshtë mahnitëse, saqë ua turbullojnë mendjen, transmeton rtv21.tv
Më poshtë mund t’i ndiqni disa ide interesante./21Media

.

Elia Zaharia Zogu shtatzënë?

0

Princesha tregon të vërtetën rreth shtatzënisë
Tash e sa kohë po përflitet në mediat rozë që princesha Elia Zaharia është shtatzënë. E edhe më shumë i ngjallën dyshimet disa fotografi të cilat ajo i publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Në një fotografi nga të shumtat që publikoi, ajo shihej përkrah Grida Dumës. Këto fotografi ishin realizuar në një event të organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në Shqipëri, transmeton rtv21.tv
Në këtë ceremoni ajo zgjodhi një fustan ngjyrë vishnje, ku shfaqej me barkun e fryrë. Dikush i tha asaj se ka të reja, bazuar në fotografinë, ndërsa ajo iu përgjigj kështu: “E reja është shumë pasta dhe pica”.

Më 8 tetor të vitit 2016, princesha Elia Zaharia dhe princ Leka II janë kurorëzuar. Ceremonia e tyre martesore u mbajt në Pallatin e Brigadave./21Media
.