Adoleshentja në maturë me Rolls Royce, të mbuluar me mbi 4 milionë Swarovski

0

Mbrëmjen e maturës 16 vjeçarja do ta kujtojë gjithmonë
Një adoleshente ka marrë vëmendjen në mbrëmjen e maturës pasi është shfaq në festë me Rolls Royce, të zbukuruar me më shumë se katër milionë kristale Swarovski.
Isha Sanah Akhtar kishte veshur një fustan mahnitës ngjyrë blu dhe gri që ka kushtuar 260 paund.
Madje 16-vjeçarja ka paguar 300 paund kameramanin që ta filmonte atë që në momentin kur po bëhej gati për festën dhe kur ka dalë nga makina e mbuluar me kristale.
Mbërritja e saj luksoze në mbrëmjen e maturës i është siguruar nga xhaxhai, Amar Akbar, i cili e ka shoqëruar në festën në Hotel Dunkenhalgh në Clayton-le-Moors. Padyshim që ishte një mbrëmje e paharrueshme për Ishan.
Për të marrë për 15 minuta një Rolls Royce duhet të paguani 500 paund, raporton oranews.

.

Roli i Fahrije Hotit e rikthen në aktrim Yllka Gashin

0

Rrëfimi për Krushën vjen përmes flimit “Zgjoi”, i cili përfundoi xhirimet
Aktorja e njohur, Yllka Gashi pas një pauzë është rikthyer në aktrim përmes rolit Fahrijes protagoniste kryesore në filmin “Zgjoi” i bazuar në ngjarje të vërtetë.
Për Yllkën përveç si rikthim ky është edhe filmi i parë i metrazhit të gjatë që e sjell atë në rolin kryesor, shkruan rtv21.tv.
Xhirimet e “Zgjoi” kanë përfunduar sot, këtë e ka bvërë të ditur vet Yllka përmes një postimi në Facebook.
Duke e cilësuar këtë si eksperiencën më të mirë të karrierës së saj, Yllka ka falënderuar gjithë ekipin realizues të këtij filmi.
“Mas tri jave prova, e 29 diteve te nji pune jashtezakonisht intenzive, me lodhje e rraskaptije fizike, psiqike e shpirtnore, dje i kemi perfundu xhirimet e filmit “Zgjoi” me skenar e regji te Blerta Bashollit, prodhuar nga Ikonë Studio.
Per keto 20 vjet qe merrem me aktrim, asnjehere nuk me ka ndodhe me u knaqe e permbushe profesionalisht ma shume.
I falenderoj perzemersisht krejt ekipin e filmit, djem e cika te reja, punetore e njerez te mire. Me juve cdo dite ka qene avanture n’veti! Falemnderit shume per kujdesin, shoqnine e respektin qe ma keni dhane gjate ksaj kohe.
Natyrisht qe filmit tone i deshiroj suksese te shumta, po pa marre parasysh cka sjell e ardhmja e cfare fati na percjelle, per mu ma e randsishmja osht, qe prej ksaj pervoje me ju kane me m’percjelle veq kujtime te bukura e t’paharrushme! “, ka shkruar ndër tjerash Yllka në Facebook.

Mas tri jave prova, e 29 diteve te nji pune jashtezakonisht intenzive, me lodhje e rraskaptije fizike, psiqike e…
Gepostet von Yllka Gashi am Freitag, 12. Juli 2019

Filmi “Zgjoi” është i bazuar në historinë e vërtetë të Fahrije Hoti, nëpërmjet së cilës pasqyrohet tregimi për Krushën vendi më i prekur nga lufta në Kosovë.
Zgjoi” që për regjisore e skenariste ka Blerta Bashollin
Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj./21Media
 
.

Bashkëshortja e Xhakës duket bukur me barkun e fryrë

0

Leonita publikoi pamje të bukura
Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.
Dyshja që kanë numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, po publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
E natyrisht, në këtë pritje të ëmbël, Leonita nuk po kursehet që imazhe të veçanta nga shtatzania të ndajë në instagram për 183 mijë ndjekësit e saj, shkruan rtv21.tv
Pak më parë, bukuroshja e Xhakës publikoi një fotografi të bukur, në të cilin shihet në pozita të ndryshme, duke prekur barkun e fryrë.
“One love <3”, shkroi Leonita krahas postimit.

Pas lidhjes disavjeçare, çifti ka kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017./21Media
.

Media të shumta ndërkombëtare vijnë në Kosovë për Sunny Hill Festival

0

Edhe këtë vit, për disa ditë rresht, Kosova do të jetë në qendër të vëmendjes evropiane dhe asaj botërore, për shkak të Sunny Hill Festival
Që në vitin e parë, Sunny Hill Festival ka arritur që të krijojë jehonë dhe publicitet ndërkombëtar në më shumë se 100 media ndërkombëtare, ndërsa këtë vit, për edicionin e dytë të festivalit, Sunny Hill ka krijuar interesim edhe më të madh tek mediat botërore.
Tashmë, është një numër shumë i madh i mediave të huaja kanë kërkuar akreditim dhe prezencë në Sunny Hill Festival. Interesim të madh për të ardhur në festival kanë shprehur gjitha mediat e rajonit, mediat më prestigjioze evropiane si dhe shumë nga mediat amerikane.
Vitin e kaluar, për Sunny Hill kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore, sikurse The New York Times, The Guardian, BBC, AP, AFP, Vogue Magazine, MTV nga shtete të ndryshme, si dhe mediat e mëdha të industrisë së muzikës, sikurse NME, Fader dhe dhjetëra mediume tjera, ndërsa mediat e rajonit e kanë përcjell secilin aktivitet nga afër.
Këtë vit, Sunny Hill ka konfirmuar disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë globale të muzikës, sikurse Miley Cyrus dhe Calvin Harris, Gashi dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm për audiencën shqiptare.
Për edicionin e dytë, interesimi i të rinjëve për pjesëmarrje në Sunny Hill është i jashtëzakonshëm dhe pritet që edhe kësaj radhe festivali të mbledh dhjetëra mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës.
.

​​Reali gati për të bërë ofertën e parë për Pogban

0

Real Madridi është gati për të bërë ofertën e parë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba

Real Madridi është gati për të bërë ofertën e parë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba
United ka treguar që nuk do ta shesin lojtarin nën çmimin 170 milionë euro.
Por, Reali për ofertën e parë do të jap 125 milionë euro për francezin.
Presidenti i Realit, Florentino Perez limitin që mund të jap për lojtarin është 130 milionë euro, plus 15 milionë euro shtesë.

U publikua “Si rrush” nga Fatima dhe Besi

0

Kënga u publikua me videoklip
Komediani  dhe këngëtari i njohur, Bes Kallaku dhe këngëtarja Fatima Ymeri pak më parë publikuan projektin e tyre.
Kënga titullohet “Si rrush”, të cilën dyshja e publikuan me videoklip, shkruan rtv21.tv
Tekstin e këngës “Si rrush” e kanë shkruar Edlir Begolli dhe Bes Kallaku, për muzikën është kujdesur Edlir Begolli, ndërsa videoklipi është bërë nga Pro Video.
Kënga është ritmike dhe pritet të shihet nëse do të pëlqehet nga publiku./21Media

 
.

Remzie Osmani publikoi këngën “Shume ty te du”

0

Kënga u publikua me videoklip
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Remzie Osmani pak më parë publikoi projektin e radhës.
Kënga titullohet “Shume ty te du”, të cilën e solli me videoklip, shkruan rtv21.tv
Tekstin e këngës e ka shkruar Naldi, për muzikën është përkujdesur Naldi dhe Sardi, ndërsa videoklipi është realizuar nga EMF-Creative.

“Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti paraprak i këngëtares, i publikuar më 3 mars, i cili deri tani në Youtube numëron rreth 700 mijëklikime./21Media

.

Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Budapest

0

Në finale u mund nga xhudistja braziliane

Në finale u mund nga xhudistja braziliane
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix në Budapest të Hungarisë.
Gjakova në finale u mund nga braziliania Rafaela Silva, e cila e fitoi meçin me ippon.
Gjakova luftoi në kategorinë 57 kilogramë.
Në Grand Prix në Budapest medalje të argjendtë rrëmbeu edhe Distria Krasniqi, ndërsa kampionja Majlinda Kelmendi mbeti pa medalje, por fitoi 252 pikë Olimpike.

Kroacia, kundërshtari i parë i Kosovës në ngjarjen historike

0

Me kualifikim në Botëror, Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll tashmë ka bërë histori

Me kualifikim në Botëror, Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll tashmë ka bërë histori
Djemtë tanë kanë synime edhe për Botërorin që prej të martës mbahet në Spanjë, ndonëse janë të vetëdijshëm se kundërshtarët janë shumë të fortë. Në Botëror nuk mund të shpresohet për kundërshtarë të dobët, por djemtë tanë po përgatiten për të bërë befasi.
Që në fillim, Kosova U21 do të ketë punë shumë të vështirë. Në kuadër të grupit C, të martën nga ora 17:00 luhet ndeshja Kroacia – Kosova.Ndeshja luhet në Pontevedra të Spanjës, që së bashku me Vigon janë qytete nikoqire të botërorit të 22-të të juniorëve.
Kroacia e ka hendbollin shumë të zhvilluar. Kështu në Botërorin e juniorëve, Kroacia ka synime për medalje. Gjenerata aktuale e juniorëve të Kroacisë ka suksese të shumta si: medalja e argjendtë në kampionatin evropian për të rinjë, vendi i katërt në kampionatin botëror për të rinjë dhe vendi i gjashtë në kampionatin evropian për juniorë.
Kroacia është favorit ndaj Kombëtares tonë, por djemtë tanë do të japim maksimumin në lojë. Kur luhet me zemër për ngjyrat e shtetit dhe kur përgatitjet janë të duhura, befasitë janë të mundshme.
Kroacia në grupmoshën e juniorëve deri më tani shtatë herë ka luajtur në kampionate botërore. Dy herë ka luajtur për medalje të bronztë, por ka humbur. Në vitin 2007 pësoi nga Danimarka e gjashtë vite më vonë nga Franca.

Pesë ushqime acidike, trupi juaj ju urren që i konsumoni

0

A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani ushqime acidike?
Ndonjëherë edhe disa ushqime të zakonshme nuk janë të sigurta për tu ngrënë. Një domate, një filxhan çaji i preferuar i zi ose një copë djathi mund të dëmtojnë trupin tuaj, sidomos stomakun tuaj. Kjo sepse aciditeti i disa produkteve është më i lartë se të tjerët.
Ato ushqime shkaktojnë urth, zbaticë acid dhe parehati të tjera. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të njihni produktet që mund të dëmtojnë stomakun tuaj dhe të përpiqen të reduktojnë konsumimin e tyre, përcjell rtv21.tv
Cilat janë ushqimet acidike?

Substancat e ndryshme, duke përfshirë ushqimin që konsumoni, pa marrë parasysh nëse është janë të ngurta apo të lëngshëme, kanë një vlerë të pH. Në një shkallë nga 1 deri në 14, ushqimet që kanë një pH më të vogël se 7, konsiderohen acid.
pH 0 – një nivel i lartë i aciditetit
pH 7 – një nivel neutral i aciditetit
pH 14 – një nivel bazë i aciditetit (alkaline)
Në rastin ideal, gjaku ynë duhet të ketë një pH prej 7.35 – 7.45, që konsiderohet të jetë pak alkaline. PH brenda stomakut tonë është rreth 3.5 deri në 5.5, i cili është shumë acid.
Ushqime me aromë dhe salcat

Ushqimi me aromë dhe salcat mund të shkaktojnë lehtë acarimin e rreshtës së ezofagut dhe të shkaktojnë shqetësime. Konsumimi i shumë gjërave pikante zakonisht çon në urth. Kini kujdes me sasinë e produkteve me erëza që konsumoni nëse doni të shmangni ndonjë problem me stomakun tuaj.
Pijet/kofeina

Pijet me kofeinë si kafe, çaj dhe pijet energjie mund të shkaktojnë zbaticë acidesh dhe urth. Ato gjithashtu irritojnë ezofagun…
pH e kafesë – 4
pH e çajit të zi – 4.9 – 5.5
pH e çajit të gjelbër – 7 – 10
pH e pijeve energjetike – 3.4
Frutat dhe lëngjet agrume

Frutat e agrumeve janë një tjera ushqime me acide, që ju duhet t’i shmangni nëse nuk doni të zhvilloni urth. Portokalli dhe lëngjet e grejpfrutit mund të irritojnë stomakun tuaj dhe të shkaktojnë siklet.
pH e limoneve – 2.2 – 2.4
pH e grejpfrut – 3,0 – 3,7
pH e portokallit – 3.0 – 4.0
Nenexhiku

Edhe pse ju shpesh mendoni se bonbonet mente mund të zbusin sistemin e tretjes, kjo është e gabuar. Doza të larta të spearmint mund të shkaktojë zbaticë acid dhe urth. Gjithashtu, nëse konsumoni çaj karamele çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun për zhvillimin e urthit.
pH e çajit karamele mente – 6 – 7
Domatet

Domatet janë me shumë acid dhe mund të shkaktojnë urth në qoftë se i konsumoni shumë. Ju mund të përdorni karamele të thartë si një antidot për urth nga domatet. Ato nxisin prodhimin e pështymës dhe kjo është e mirë për zbaticën e acidit, pasi që pështymja neutralizon acidin që vjen nga stomaku juaj.
pH e domate – 4.3 – 4.9
pH e lëngut të domates – 4.1 – 4.6
pH e pastër e domates – 4.3 – 4.5
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani ushqime acidike?
Meqenëse pH e lëngut të stomakut është më e lartë sesa neutrale, të konsumohet më shumë ushqim me të njëjtin nivel aciditeti, nuk do të bëjë ndonjë të mirë. Kur konsumoni ushqime acide, shpesh kjo mund të çojë në probleme të caktuara shëndetësore si sëmundja e refluksit gastroezofageal (ose zbaticat e acidit), urthi, prishja e dhëmbëve dhe madje mund të shkaktojë gurë në veshka.
Zëvendësues të mirë për ushqime acidike
Një listë e ushqimeve më të mira alkaline që mund të shtoni në dietën tuaj të shëndetshme:
Perimet: karçofa, panxhari, brokoli, lakra, karrota, selino, lulelakra, misri, patëllxhani, kërpudhat, bizelet, patatet, kungujt, rrepkat, spinaqi, lakrat./21Media
.