Leonita publikoi pamje të bukura
Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.
Dyshja që kanë numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, po publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
E natyrisht, në këtë pritje të ëmbël, Leonita nuk po kursehet që imazhe të veçanta nga shtatzania të ndajë në instagram për 183 mijë ndjekësit e saj, shkruan rtv21.tv
Pak më parë, bukuroshja e Xhakës publikoi një fotografi të bukur, në të cilin shihet në pozita të ndryshme, duke prekur barkun e fryrë.
“One love <3”, shkroi Leonita krahas postimit.
Pas lidhjes disavjeçare, çifti ka kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017./21Media
.
