Kelmendi fitoi 252 pikë Olimpike
Pas një kohe të gjatë, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi mbeti pa medalje në një garë. Xhudistja kosovare u mund nga spanjollja, Ana Perez Box, në luftën për medaljen e bronztë, në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë, kategoria -52 kg. Me vendin e pestë, Majlinda fitoi 252 pikë Olimpike.
Pas pak, Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e artë. Gjakova (-57 kg) mposhti në gjysmëfinale Miryam Roper të Panamasë. Në finale takohet me Rafaela Silva të Brazilit.
Ndërsa, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Xhudistja jonë, u mposht në finale nga japonezja Funa Tonaki, pas shënimit të artë, kategoria -48 kilogramë. Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020. / 21Media
Negociatat për ligjin për PPS janë ngrirë, ndërsa neni 105 që ka të bëjë me afatin për hapjen e lëndëve, mbetet i kontestueshëm. Kryeministri Zaev tha se pret që deri në fund të këtij muaji të arrijnë marrëveshje me opozitën për këtë çështje e cila nuk guxon të mbetet e hapur para muajit tetor kur duhet të hapen negociatat me BE.
“Puna ka ngecur te Neni 105. Lideri i opozitës në çdo takim po përsërit se problemi është Katica. Në një pjesë të punëve, me të vërtetë ka progres të grupeve pune, por kemi ngecur te neni 105 dhe disa detaje të tjera. Unë besoj se javën e ardhshme do të ketë ndonjë lëvizje. Nëse ai nuk është pjesë e raportit të Bashkimit Evropian, mbi bazë të të cilit do të vendoset në tetor, kjo nuk do të thotë se askush nuk do ta shfrytëzojë si kundër-argument gjatë sjelljes së vendimit”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Partia opozitare VMRO-DPMNE tha se pushtetit i nevojiteshin mbi 6 muaj që të përpilojë propozim ligj i cili rreth 70% është në kundërshtim me normat ndërkombëtare. Nga VMRO-DPMNE thonë se bëjnë përpjekje që ata ta përpilojnë tekstin e ligjit, dhe se pas kësaj do t’i vazhdojnë negociatat.
“Ishin nisur negociatat me VMRO-DPMNE-në, në drejtim të përmirësimit dhe ishin pranuar ato parime që i kërkuam, e ato janë që teksti të jetë ligjor në pajtueshmëri me parimet e dokumenteve ndërkombëtare të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, por edhe në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve. Por, megjithatë kjo nuk ishte marrë parasysh. Prandaj VMRO-DPMNE-ja nisi me përpilimin e një propozim-teksti ligjor, i cili do t’i prezantohet opinionit publik”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Përveç ligjit për PPS, pushteti dhe opozita kanë çështje të hapura për ndryshimet e Kodit zgjedhor. Kryeministri Zaev tha se opozita ka refuzuar takim liderësh në të cilën duhet të bisedojnë për të gjitha çështjet.
“Tani për tani nuk pranohet takim liderësh. Kontaktojnë kabinetet, njerëzit e ekipeve tona dhe besoj se së shpejti do të kemi zgjidhje të pranueshme për ta organizuar takimin e liderëve. Thashë se janë tre tema dhe ja po i numëroj: e para është PPS-ja, regjistrimi dhe Kodi Zgjedhor. Opozita dhe pjesëmarrësit e tjerë, nëse mendojnë për ndonjë temë tjetër, unë jam në dispozicion për të biseduar, por bëhet fjalë për tema tejet serioze, për të cilat sa më shpejtë që është e mundur duhet të ulemi dhe të bisedojmë”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Nga VMRO-DPMNE-ja për TV21 thonë se nuk kanë marrë ftesë për takim liderësh. Ftesa deri te VMRO-DPMNE-ja nuk është dërguar, ndërsa nga ana tjetër burim kryesor për të gjitha problemet e shtetit është Zoran Zaev dhe klani i tij kriminel që janë në pushtet”, thanë nga opozita dhe kërkojnë që Zaev të largohet nga pushteti.
Ministrja Hoxha thotë se mjetet s’janë humbur
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Integrim lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja ka përmendur edhe ndërtimin e sallës koncertale dhe sipas saj, mjetet për këtë sallë janë ndarë për vitin e ardhshëm dhe nuk janë humbur.
“Për sallën koncertale në komunën e Prishtinës lidhjen me prononcimin e Ahmetit se MIE ka bërë ri-densitimin e mjeteve këtu, dua të sqaroj dhe të jap edhe një lajmë të mirë se sot gjatë ditës pranoj letrën për ta nënshkruar se fonde janë bartur në vitin e ardhshëm. Pra salla do të ndërtohet vitin e ardhshëm, nëse Ahmeti ka vullnet dhe angazhohet qe të gjej vendin dhe lokacionin. Këto fonde nuk janë ridestinuar. Menaxhimi fondeve është i formës së centralizuar, është BE ajo që vendosë për fondet e jo Kosova”, ka thënë ajo.
Hoxha ka thënë se fondet e IPA-së në vlerë 95 milionë euro do të investohen në disa sektorë.
“Kërkoj përkrahjen të shtyhet ratifikimi i kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje rregullon programin IPA 2019 shuma totale 94.7 milionë euro. Do të përkrahet procesi i integrimit evropian. Do të ketë reforma në sektorin e drejtësisë, sektorin e energjisë, mjedisit, fushën e arsimit. Këto projekte do të zbatohen tenderimi do të kryhen nga zyra e BE-së.”, ka thënë ajo.
Sipas Filharmonisë së Kosovës, humbja e mundësisë për realizimin e një projekti i cili do t’i sillte kryeqytetit sallën e parë koncertale është i papranueshëm dhe si i tillë nuk duhet të ndodh.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dje ka njoftuar se Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për sallën koncertale në Prishtinë./21Media
.
Ditën e djeshme në rrugët e qytetit të Tetovës, u vendos një shenjë komunikacioni ku tregonte rrugën për tek selia e BDI-së në atë shenjë shkruhej “Shtëpia Publike BDI”.
Këtyre shenjave sot ia pa sherrin Artan Etemi, aktivist i Lëvizjes Besa.
Artanit herët në mëngjes i kishte ardhur një letër që duhet të paraqitet në polici. Pas marrjes në pyetje nga sektori për punë të brendshme në Tetovë ai thotë se po i bëhet presion politik.
“Në shtëpinë time dy policë kanë dërguar thirrjen për në polici në thirrje shkruhej ora 9 ndërsa mua thirrja më është dërguar në ora 09:05. Kam kontaktuar me policinë më tha që të shkoj në stacionin e tyre. Policia na akuzon neve se kemi vendosur disa tabela dhe grafitë që u panë më herët në qytetin e Tetovës, për momentin jam i informuar se vetëm unë jam i thirrur në polici”, theksoi Artan Etemi.
Në stacionin e policisë së Tetovës sot ishte edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami. Ai thotë se nëse do të vazhdojë ky presion do të dalë vetë dhe do të bëjë grafite në rrugët e Tetovës.
“Paralajmëroj publikisht që nëse vazhdon ky presion ndaj aktivistëve të Lëvizjes Besa unë si kryetar, nga e Hëna do të bëj të njëjtat veprime dhe le të urdhërojnë të më burgosin. Të gjitha ato veprime tabela që janë vendosur për të identifikuar një grup kriminel, një grup të cilin supozohet se janë të kriminalizuar të korruptuar të cilët kanë keqpërdorur pozitat për këto 15 vite duke dëmtuar interesin e shqiptarëve”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se partitë opozitare duhet të ndalen me grafitet duke theksuar se besimi i popullit nuk fitohet në atë mënyrë.
“Mendoj që partitë opozitare duhet të ndalen me budallallëqe të tilla se nuk fitohet besimi i popullit në atë mënyrë por tu japim një sugjerim të ulen dhe të përpunojnë program dhe projekte se qeverisja nuk është lojë fëmijësh por përkushtim serioz i njerëzve me dije dhe eksperiencë për të bërë jetën e njerëzve më të mirë”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Nga sektori për punë të brendshme Tetovë thonë se janë duke kryer hetime për të zbardhur rastin.
“Gjatë natës më datë 10 dhe 11 korrik, deri tani persona të panjohur, në 10 lokacione, gjegjësisht udhëkryqe në Tetovë, në shtyllat metalike të shenjave të komunikacionit, kanë vendosur tabela prej druri, me afishe të cilat kanë qenë të shkruara përmbajtje poshtëruese, të drejtuara në adresë të partisë politike. Janë kryer hetimet dhe rasti është duke u zbardhur”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.
Gjatë ditës së sotme në Tetovë ishin hequr të gjitha shenjat që u vendosen dje ku tregonin vendndodhjen e selisë së Bdi-së në formë përçmuese.
Leonora Jakupi vjen më ndryshe në klipin e ri
Këngëtarja shumë e dashur për publikun pas një pauze është rikthyer me një projekt të ri muzikor, Leonora ka publikuar këngën e titulluar “A me ke harru?”.
Për këtë këngë, ajo ka bashkëpunuar me me Irkenc Hykën, i cili ka realizuar kompozimin kurse tekstin e ka përgatitur Muma, shkruan rtv21.tv.
“A më ke harru” është realizuar edhe më videoklip, dhe si e tillë vjen pas këngë “Pa asnjë dyshim” të lansuar në muajin maj të vitit 2017.
Ndërsa, kënga e saj e fundit është e “Pa prekur” në muajin dhjetor të viti 2017, por që është e lansuar vetëm audio pa videoklip./21Media
Publikohet balada e shumëpritur
Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Shkelzen Jetishi-Xeni dhe Vjollca Haxhiu kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mbanë emrin “Harroje kaloje” dhe është publikuar edhe me videoklip, përcjell rtv21.tv
Tekstin e këngës e ka shkruar Ghulo, ndërsa për muzikën është përkujdesur Nurteel.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të “Arkiva Shqip” në Youtube, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve pasi që ata në vitin 2017 kishin publikuar këngën “Hakmarrje”./21Media
Vjollca Buqaj lanson “Gurbeti”
Te ne vera njihet si e gurbetëqarëve, pasi që ata vijnë t’i kalojnë pushimet në vendin e tyre të lindjes, Kosovë.
Janë kënduar shumë këngë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër botë, përmes së cilave rrëfet malli e jeta e tyre jashtë familjes, shkruan rtv21.tv.
E sot një këngë të tillë ka publikuar edhe këngëtarja e njohur e muzikës, popullore Vjollca Haxhiu.
Balada e titullohet “Gurbeti”, dhe vjen me një tekst të ndjeshëm nga Ilir Berani, i cili është përkujdesur edhe për muzikën. Kurse orkestrimin e ka bërë Miti Gecaj.
Kënga është e vizuealizuar edhe me videoklip./21Media
“Oh maj gad , shume e mire veq pak e trashë”
Këngëtarja simpatike dhe majft e pëlqyer nga publiku, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka pak ditë që ndryshoi ngjyrën e flokëve.
Nga ngjyra e zezë, ajo i bëri flokët bionde, ndërsa tani përsëri i ndryshoi, duke i bërë ngjyrë gështenje, shkruan rtv21.tv
Për ndjekësit e saj të shumtë në instagram, Fifi publikoi disa imazhe të bukura, në të cilat shihet me flokë ngjyrë gështenje.
Me flokë të gjata dhe e grimuar me shumë shije, këngëtarja duket tejet bukur në imazhet e fundit të publikuara në instagram për 188 mijë ndjekësit e saj.
“Oh maj gad , shume e mire veq pak e trashë”, shkroi Fifi krahas fotografive.
Kujtojmë që “Zogo” është projekti i fundit muzikor i artistes, që është publikuar më 31 maj dhe deri më tani numëron mbi 5 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media
Javën e ardhshme vazhdon hapi i radhës sa i takon rikonstruimit të Qeverisë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili shtoi se pret që i gjithë procesi të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Pohoi se me rikonstruimin do të përfshihen zëvendësministra, si dhe eshaloni i tretë, ku do të ndërrohen mbi 20 drejtorë në nivel qendror.
“Javën e ardhshme mendoj se do të mbarojmë me vendet e drejtorëve në nivel qendror. Do të mbesin zëvendësministrat dhe drejtorët në zyrat rajonale të shtetit dhe këtu përfundon rikonstruimi. Bëhet fjalë për më shumë se 20 drejtorë në nivel qendror, më me gjasa mbi 30 në nivel lokal, si dhe zëvendës. Disa nga vendet tashmë janë të lira, kurse i gjithë proces do të përfundojë gjatë kësaj periudhe të korrikut”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë u nënshkrua marrëveshje për vendosjen e një pike të përbashkët kufitare në kalimin kufitar Tabanoc-Preshevë. Marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat e punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe atij serb Neboshja Stefanoviq. Të dy homologët theksuan se kjo do të ndihmojë shumë në rritjen ekonomike të dy vendeve dhe do të rrisë efikasitetin gjatë kalimit kufitar. Spasovski dhe Stefanoviç gjatë takimit theksuan se vendet duhet së bashku të punojnë në rritjen e nivelit të sigurisë, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe në luftën kundër migrimit ilegal. Gjithashtu ministrat informuan për fillimin e procedurës për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc.
“Mendoj se rëndësia e kësaj marrëveshje është shumë e madhe sepse besoj se kjo do t’i mundësojë kalim të shpejtë edhe qytetarëve edhe mallrave në mes dy vendeve. Shpresoj se kjo do t’i ndihmojë jo vetëm qytetarëve por edhe ekonomisë vendore, ndërsa ekonomia është element shumë I rëndësishëm që të kemi standard jetësor më të mirë edhe në Serbi edhe në Maqedoni”, tha Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.
“Kishim mundësi ta nënshkruajmë marrëveshjen për rregullimin e vendkalimit kufitar Preshevë-Tabanoc. Ky vendkalim kufitar do të mundësojë rregullim të ndryshëm, të kemi qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, gjithë ajo që u mundëson qytetarëve të dy vendeve më lehtë të arrijnë në destinacionin e dashur”, theksoi Neboshja Stefanovic, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.