Javën e ardhshme vazhdon hapi i radhës sa i takon rikonstruimit të Qeverisë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili shtoi se pret që i gjithë procesi të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Pohoi se me rikonstruimin do të përfshihen zëvendësministra, si dhe eshaloni i tretë, ku do të ndërrohen mbi 20 drejtorë në nivel qendror.
“Javën e ardhshme mendoj se do të mbarojmë me vendet e drejtorëve në nivel qendror. Do të mbesin zëvendësministrat dhe drejtorët në zyrat rajonale të shtetit dhe këtu përfundon rikonstruimi. Bëhet fjalë për më shumë se 20 drejtorë në nivel qendror, më me gjasa mbi 30 në nivel lokal, si dhe zëvendës. Disa nga vendet tashmë janë të lira, kurse i gjithë proces do të përfundojë gjatë kësaj periudhe të korrikut”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
