Ministrja Hoxha thotë se mjetet s’janë humbur
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Integrim lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja ka përmendur edhe ndërtimin e sallës koncertale dhe sipas saj, mjetet për këtë sallë janë ndarë për vitin e ardhshëm dhe nuk janë humbur.
“Për sallën koncertale në komunën e Prishtinës lidhjen me prononcimin e Ahmetit se MIE ka bërë ri-densitimin e mjeteve këtu, dua të sqaroj dhe të jap edhe një lajmë të mirë se sot gjatë ditës pranoj letrën për ta nënshkruar se fonde janë bartur në vitin e ardhshëm. Pra salla do të ndërtohet vitin e ardhshëm, nëse Ahmeti ka vullnet dhe angazhohet qe të gjej vendin dhe lokacionin. Këto fonde nuk janë ridestinuar. Menaxhimi fondeve është i formës së centralizuar, është BE ajo që vendosë për fondet e jo Kosova”, ka thënë ajo.
Hoxha ka thënë se fondet e IPA-së në vlerë 95 milionë euro do të investohen në disa sektorë.
“Kërkoj përkrahjen të shtyhet ratifikimi i kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje rregullon programin IPA 2019 shuma totale 94.7 milionë euro. Do të përkrahet procesi i integrimit evropian. Do të ketë reforma në sektorin e drejtësisë, sektorin e energjisë, mjedisit, fushën e arsimit. Këto projekte do të zbatohen tenderimi do të kryhen nga zyra e BE-së.”, ka thënë ajo.
Sipas Filharmonisë së Kosovës, humbja e mundësisë për realizimin e një projekti i cili do t’i sillte kryeqytetit sallën e parë koncertale është i papranueshëm dhe si i tillë nuk duhet të ndodh.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dje ka njoftuar se Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për sallën koncertale në Prishtinë./21Media
.
