A po vjen një pasardhës në familjen mbretërore shqiptare?
Tash e sa kohë po përflitet në mediat rozë që princeshë, Elia Zaharia është shtatzënë. E edhe më shumë i ngjallën dyshimet disa fotografi të cilat ajo i publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Në një fotografi nga të shumtat që publikoi, ajo shihej përkrah Grida Dumëse në një event të organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në Shqipëri, transmeton rtv21.tv
Në këtë ceremoni ajo zgjodhi një fustan ngjyrë vishnje, ku shfaqej me barkun e fryrë. Dikush i tha asaj se ka të reja, bazuar në fotografinë, ndërsa ajo iu përgjigj kështu: “E reja është shumë pasta dhe pica”.
Më 8 tetor të vitit 2016, princesha Elia Zaharia dhe princ Leka II janë kurorëzuar. Ceremonia e tyre martesore u mbajt në Pallatin e Brigadave./21Media
.
