VON DER LAJEN: MBETEMI TË PËRKUSHTUAR PËR FILLIM TË NEGOCIATAVE ME RMV-në DHE SHQIPËRINË

TË FUNDIT

Kandidatja për kryetare e Komisionit Evropian, ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursulla Von Der Lajen, thotë se “është e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE” edhe krahas kundërshtimit të disa liderëve të vendeve anëtare të BE-së, mes të cilëve edhe presidenti francez, Emanuel Makron dhe kryeministri holandez, Mark Rute.

Von der Lajen javën e kaluar gjatë prezantimit të programit të saj para grupeve të deputetëve në Parlamentin Evropian, deklaroi se Maqedonia e Veriut është “shembull i ndritshëm” për atë se “çfarë mund të arrihet kur njerëzit para vetes kanë qëllim të qartë – në këtë rast anëtarësim në BE”.

-Ballkani Perëndimorë duhet të merret seriozisht, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm për arritjet pozitive, porositi Von der Lajen, duke u angazhuar se dyert janë të hapura për vendet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit Perëndimorë që duan të anëtarësohen në BE.