Kreu i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha, sot ka takuar shefin e shtetit Ilir Meta. Takimi mes Bashës dhe Metës ka zgjatur rreth 40 minuta, në takim është biseduar për krizën politike në vend. Takimi midis kreut të opozitës Lulzim Bashës dhe Presidentit Meta, vjen në kohën kur politika është në krizë të thellë disamujore. Lulzim Basha pas takimit me presidentin Meta, menjëherë ka realizuar takim edhe me liderët tjerë të cilët përbëjnë opozitën.
