Mbrëmë rreth orës 20:00 është arrestuar personi i dyshuar me inicialet S.O., i lindur më 1999 i cili dyshohet që më 11 korrik në Fushë Kosovë ka dhunuar seksualisht dhe privuar nga jeta një fëmijë 11 vjeçar. Për këtë rast ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF. Përveç zbardhjes së rastit, KOMF kërkoi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të hetohet nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti nga ana e Policisë së Kosovës./21Media
