Gjeniu me autizëm nga Londra performon në Prishtinë

0

Gjeniu nga Londra, Derek Paravicinin  është me autizëm ,ai njihet si një gjeni në piano në mbarë botën,Derek për herë të parë do të jetë në Ballkan. Ai do të performojë në Prishtinë me qëllim të mbledhjes së fondeve për autizëm.

Koncert me Derek Paravicinin i cili është me autizëm si dhe gjeni në piano nga Londra. Duke qenë se është i verbër, ai luan duke u bazuar tërësisht në të dëgjuar. Repertori i tij përbëhet nga mijëra pjesë nga zhanri xhaz, pop dhe muzika e lehtë klasike.

Koncerti ka për qëllim prezantimin e Autizmit dhe Talenteve si dhe mbledhjen e fondeve për ofrim të shërbimeve profesionale për autizëm.

Në Kosovë, Paravicini do të shoqërohet nga mentori i tij, Adam Ocekford, i cili është ligjërues në “Roehampton University”. Koncerti i gjeniut të pianos është iniciuar nga organizata “Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë”.

Për muzikën e Paravicinit kanë shkruar mediet më me nam në botë.

“Derek Paravicini kur ishte lindur, doktorët kishin thënë se nuk e kishin menduar se do të mbijetonte. Ai është i verbër dhe me autizëm, por ka një talent unik që ka mahnitur botën – ai mund të luajë çfarëdo vepre muzikore pasi ta dëgjojë atë një herë. Tani ai është duke bërë histori në muzikë teksa po performon një vepër të shkruar veçanërisht për të, në Londër, në Sallën e Mbretëreshës Elizabeth”, kishte shkruar “BBC” në shtator të vitit 2011, kur Paravicini mbajti koncert në sallën prestigjioze të Mbretëreshës.

Koncerti është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe “British Council”. Koncerti do të mbahet më 20 prill në Hotel Emerald/RTV/21.

Drake sqaron pse ka fshirë buzët nga puthja e Madonës

0

Puthja e Madonës me Drake është përsëri në qendër të vëmendjes, pasi për të ka reaguar Drake, ku u theksua se nuk ishte siç është vlerësuar dje nga ata që kanë parë videon.

Vërtet që Drake i ka fshirë buzët më një shpejtësi marramendëse, ashtu që ka tërheq vëmendjen e shumë mediave. Por, Drake thotë që reagimi i tij ka ardhur si shkak i buzëkuqit të Madonës, e kjo nuk do të thotë që nuk e ka shijuar puthjen. Përkundrazi ai thekson se puthjen e Madonës e ka përjetuar ani pse ka qenë gjithçka spontane.

Kjo e ka bërë atë të ndihet i privilegjuar pasi e ka puthur mbretëresha e popit, ka shkruar ai në rrejti socila “Instagaram”./RTV21

Vuçiq do të dëboi Vulinin nga Qeveria

0

Gazeta e përditshme e Beogradit “Kurir” paralajmëron sot në ballinën e saj se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta dëbojë nga Qeveria serbe ministrin e vet për Punë e Çështje Sociale, Aleksandar Vulin.

Vuçiq, sipas gazetës, është i mllefosur me obstruksionin që është duke bërë Vulin me përzierjen e tij rreth vendimit të Listës Serbe për t’u kthyer në Qeverinë e Kosovës, por edhe për afërsinë e tij me Moskën zyrtare.

Shkak tjetër, thotë gazeta, përmendet edhe afria e tepruar e tij me Moskën.
Sipas “Kuririt” këto përbëjnë mëkatet e këtij ministri që jo rrallë ka manifestuar pikëpamje nacional–shoviniste dhe madje edhe provokuese gjatë vizitave të tij shpesh të paparalajmëruara në Kosovë./RTV21

“Sulmi në tru mund të parandalohet”

0

Sipas ekspertëve të mjekësisë vlerësohet që sulmi në tru është një prej sëmundjeve mjaft shqtësuese,përpos faktorëve të shumtë që e predispozojnë këtë sëmundje,me disa hulumtime që janë bërë, thuhet se ekzistojnë disa mënyra që e parandalojnë këtë sëmundje.

Profesori i Nurologjisë Dejvid Libeskind ka përdorë disa incizime të rezonancës magnetike me qëllim që t’i vërejë disa shenja të kujdesit,ai thotë se edhe fotogfimi dentar i dhëmbëve tregon arteriet në tru ku mund tregoj shenja te hereshme.

“Por sulmin në tru mund ta ndaloni me duart tuaja” thotë Libeskind ai sugjeron me ca ndryshime në sjelljet e juaja,mund të ndihmohet në kuren e sulmit në tru.

Mbrojtësi kryesor-Kafeina:

Antioksidantet e gjetur në kafe luajnë rol të shumëfisht në shëndetij tuaj,hulumtimet tregojnë që tre deri ne kater filxhana kafe zvogëlojnë mundësine e rrezikut të sulmit në tru.”Konstant e pijë kafen në mëngjes ,gjatë ditës dy deri në tre filxhana” shton Libeskind

Strategjia rreth udhëtimeve

Udhëtimet gjatë punës janë kryesisht të shpeshta,rekomandohet që gjatë udhëtimeve konsumi i ujit të jetë prezent, po patjeter që duhet të jetë i shoqëruar me kikirik,fara indiane apo edhe arra,sepse këta përbërs së bashku me ujin ndihmojnë që truri të jetë energjik dhe funksional.Libeskind thotë që shoqërues të udhëtimit tuaj,domosdoshmërisht duhet të jenë këta përbëres.

 

Shëndeti kardio(zemër) është me rëndësi

“Unë kam një makinë për ushtrime që e përdori cdo ditë nga 30 minuta,unë merrem me ushtrime cdo ditë,pra njerëzit që kanë aktivitet fizik  janë më pak të predispozuar ndaj sulmit” thotë Libeskind.

Ndryshoni skenarin

Kur jam nën ndikimin e stresit,mendoj,” Çka mundem të kontrolloj te vetja,dhe cka është jashtë kontrollit tim” Unë zakonisht dal për të ecur,sepse kështu e tejkloj stresin,thotë Libeskind.Unë këtë e bëjë edhe sa herë kam kohë të lirë,në këtë mënyrë unë e largoj stresin.

Kontrolli i stresit ndihmon ne shmangien e sulmit në tru.

 

Sot rrëfehet Hajredin Kuçi

0

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sit do të flas para Komisionit për Integrime Evropiane, lidhur me reformat në gjyqësor. Megjithatë, ai pritet edhe të përballet me akuzat për ndërhyrje në Këshillin Prokurorial, gjë që ka shtyrë opozitën të kërkoi dorëheqjen e tij.

Opozita do ta kërkon dorëheqjen e tij edhe në protestën e së shtunës, ndërkohë, Kuçi krenohet me ligjet që ka Kosova, gjë që e ka thënë disa herë.

Dënohet me tri ndeshje Shkëlzen Gashi

0

Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi është dënuar më tri ndeshje moslojë për shkak të përleshjes që pati në ndeshjen e fundjavës.

Të dielën janë përballur Bazeli dhe Zurich, dhe në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar gol, por më pas është ndëshkuar edhe më karton të kuq. Kjo ka ardhur pasi ka pasur një përleshje me kundërshtarët. Si shkak i kësaj Federata e Futbollit të Zvicrës e dënoi më tri ndeshje moslojë.

Ky dënim është mjaft i madh për skuadrën e Bazelit, pasi në tri ndeshjet e ardhshme do t’i mungojë lojtari i saj më i mirë.

Kërcënon Gjuriq mbi çështjen e shitjes së Brezovicës

0

Marrëveshja që Qeveria e Kosovës do ta nënshkruajë me investitorët francezë për shitjen e qendrës turistike “Brezovica” do të jetë krejtësisht e pavlefshme, në rast se me të rrezikohen interesat e serbëve në rajonin e malit Sharr, kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjuriq për “Kurir” të Beogradit ka deklaruar se marrëveshja do të jetë e kotë, në rast se para afatit, të paraparë për fillimin e realizimit të saj, nuk ofrohen përgjigje të kënaqshme në pyetjet të cilat për serbët e rajonit të Sharrës janë me rëndësi kyçe.

“Pa përgjigje të kënaqshme ndaj atyre pyetjeve, marrëveshja s’do të mund të realizohet në praktikë, ndërsa kompanitë e interesuara për investim dhe aksionarët e tyre, në vend të profitit, do t’i nënshtroheshin humbjeve milionëshe, në punë larg Malit Sharr dhe dëmeve të pandreqshme për autoritetin e tyre”, ka thënë Gjuriq.

Qeveria e Kosovës dhe konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” pritet që sot deri nesër të nënshkruajnë marrëveshje për realizimin e Projektit për zhvillimin e qendrës turistike “Brezovica”, të vlefshëm 409 milionë euro.

Përveç ndërtimit dhe zhvillimit të qendrës turistike, kontrata parasheh që kompania franceze të hapë 3.000 vende pune.

PE voton sot draft-rezolutën për Shqipërinë

0

Draft-rezoluta për Shqipërinë pritet të votohet sot në komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian.

Rezolutës me 24 pikë, pritet t’i shtohen edhe 16 amendamentet e kompromisit që u paraqitën nga disa eurodeputetë.

Dokumenti final pritet të miratohet në seancën e Strasburgut që do të zhvillohet në datat 27-30 prill./RTV21

Mbi 60 % e fëmijëve rrihen nga prindërit

0

Më shumë se 60 % e fëmijëve kosovarë keqtrajtohen fizikisht nga prindërit e tyre, si formë për disiplinim. Kështu thuhet në anketën e fundit të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republikën e Kosovës (2013-2014) publikuar së fudmi, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Sipas kësaj ankete, 61.4 % e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, deklaruan se kishin pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët gjatë muajit të fundit nga data e intervistimit.

Nga ky grup, 24 %, ose afërsisht 1 në çdo 4 fëmijë, pohuan se ishin ndëshkuar fizikisht, me 6 për qind të rasteve që thanë se kishin pësuar ndëshkim të rëndë fizik, raporton Kallxo.com. Ndërsa 31 për qind e fëmijëve thanë se nuk kishin përjetuar dhunë të asnjë lloji, qoftë fizike apo psikologjike.

Ndërsa, përgjigjet e fëmijëve nga etnitë e tjera (romë, shkali dhe egjiptianë), të cilat janë trajtuar në një pyetësor më vete, raportuan për dhunë fizike në masën 40 %, pra për 4 fëmijë në çdo 10 syresh.

Sipas të njëjtit vrojtim të UNICEF, kultura e disiplinimit të fëmijëve përmes dhunës është e përhapur, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Në Malin e Zi, 69 për qind e fëmijëve të intervistuar (viti 2013) deklaruan se kishin qenë viktima të dhunës psikologjike apo fizike. Nga ky numër, 30.8 për qind, pra gati 1 në 3 fëmijë, deklaruan se mbi ta ishte ushtruar dhunë fizike./RTV21

MPB dhuron kamionë për njësitet e zjarrfikësve

0

Ministria e Punëve të Brendshme do të shpërndajë 24 kamionë, për fazën e parë të projektit, të njësive të zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës.

Në fazën e dytë të projektit, që do të përfundojë më 30 qershor, do të shpërndahen edhe 14 kamionë të tjerë.

Vlera e totale e këtij projekti është  5. 334. 659, 93 euro.

Ky projekt financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.

Ceremonia do të mbahet sot, në ora 12:30, në objektin e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave në Hajvali, Prishtinë. Kudo të marrin pjesë edhe kryeministri i  Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë./RTV21