Array

Mbi 60 % e fëmijëve rrihen nga prindërit

Must Read

Murinjo arriti në Shkup me ekipin e tij

Trajneri i Tottenham Zhoze Murinjo së bashku me lojtarët arriti në Shkup, raporton TV21.

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore...
- Advertisement -

Më shumë se 60 % e fëmijëve kosovarë keqtrajtohen fizikisht nga prindërit e tyre, si formë për disiplinim. Kështu thuhet në anketën e fundit të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republikën e Kosovës (2013-2014) publikuar së fudmi, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Sipas kësaj ankete, 61.4 % e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, deklaruan se kishin pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët gjatë muajit të fundit nga data e intervistimit.

- Advertisement -

Nga ky grup, 24 %, ose afërsisht 1 në çdo 4 fëmijë, pohuan se ishin ndëshkuar fizikisht, me 6 për qind të rasteve që thanë se kishin pësuar ndëshkim të rëndë fizik, raporton Kallxo.com. Ndërsa 31 për qind e fëmijëve thanë se nuk kishin përjetuar dhunë të asnjë lloji, qoftë fizike apo psikologjike.

Ndërsa, përgjigjet e fëmijëve nga etnitë e tjera (romë, shkali dhe egjiptianë), të cilat janë trajtuar në një pyetësor më vete, raportuan për dhunë fizike në masën 40 %, pra për 4 fëmijë në çdo 10 syresh.

- Advertisement -

Sipas të njëjtit vrojtim të UNICEF, kultura e disiplinimit të fëmijëve përmes dhunës është e përhapur, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Në Malin e Zi, 69 për qind e fëmijëve të intervistuar (viti 2013) deklaruan se kishin qenë viktima të dhunës psikologjike apo fizike. Nga ky numër, 30.8 për qind, pra gati 1 në 3 fëmijë, deklaruan se mbi ta ishte ushtruar dhunë fizike./RTV21

- Advertisement -

Murinjo arriti në Shkup me ekipin e tij

Trajneri i Tottenham Zhoze Murinjo së bashku me lojtarët arriti në Shkup, raporton TV21. Shumë ekspertë Zhoze Murinjon...

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore se pse fillim viti shkollor...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është në gjendje të mirë shëndetësore,...

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -