Ministria e Punëve të Brendshme do të shpërndajë 24 kamionë, për fazën e parë të projektit, të njësive të zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës.
Në fazën e dytë të projektit, që do të përfundojë më 30 qershor, do të shpërndahen edhe 14 kamionë të tjerë.
Vlera e totale e këtij projekti është 5. 334. 659, 93 euro.
Ky projekt financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.
Ceremonia do të mbahet sot, në ora 12:30, në objektin e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave në Hajvali, Prishtinë. Kudo të marrin pjesë edhe kryeministri i Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë./RTV21
