“Ballkoni”,merrë çmimin “Best International Film” në Toronto

0

Filmi i metrazhit të shkurtër”Ballkoni”me regji të Lendita Zeqiraj dhe producent Bujar Kabashi këto ditë në Toronto të Kanadasë shpërblehet me çmimin “Best International Film.

Lendita Zeqiraj, regjisore e filmit “Ballkoni”, dhe Bujar Kabashi, producent i këtij filmi nuk ishin prezent në Toronto të Kanadasë, kur iu thirr emri si fitues i çmimit të parë “Best International Film”, në Lakeshorts International Short Film Festival.

Por këtë njoftim se ky film i metrazhit të shkurtë është vlerësuar me këtë çmim e morën me email, pasi që të njëjtit, si pasojë e mosmbështetjes nuk arritën që të shohin nga afër suksesin e filmit të tyre, që ishte edhe premierë në këtë festival.

Bujar Kabashi, producent i filmit ka njoftuar KultPlus për çmimin e radhës së këtij filmi, dhe, sipas tij “Ballkoni”, u veçua jo vetëm si një film i bukur dhe i mrekullueshëm, por edhe si një pjesë po aq madhështore teatri për shkakun se u realizua vetëm me një plan sekuencë te vetme.(transmeton Kultplus)

Më pas, Kabashi ka thënë se në emailin e dërguar nga Michelle Nolden, drejtori artistik i festivalit është bërë e ditur se së bashku me trofeun, çmimi për filmin më të mire përfshinë edhe shumën prej 5000 dollarëve, në shërbime profesionale për filmin “Ballkoni”, apo projektin e ardhshëm të autores, vlerë monetare kjo e ndarë nga kompania Agency 71 nga Toronto.

Ndërkaq, regjisorja e filmit, Lendita Zeqiraj ka thënë se për një regjisore kosovare, me një film që rrëfen përditshmërinë e njeriut kosovar, nominimet dhe çmimet që vijnë nga mbarë bota janë një nga nderimet më emocionuese dhe më të vlefshme që ka mundur të shpresoj.

“Jam me të vërtetë e mrekulluar dhe jashtëzakonisht e lumtur kur dihet se nuk është aspak e lehtë për t’u veçuar në mesin e tërë atyre filmave të mëdhenj që vijnë nga mbare bota, me një industri tejet të zhvilluar të filmit”, ka thënë Zeqiraj. Ajo këtë çmim e vlerëson tejet të rëndësishëm duke e quajtur si një ditë të madhe për të, filmin dhe për të gjithë njerëzit që kanë punuar në këtë projekt filmik.(transmeton Kultplus)

Filmi “Ballkoni”, përgjatë prillit do të prezantohet edhe në shumë festival të tjera nëpër botë.

Ferizaj: Rrahu gruan – arrestohet

0

Një person është arrestuar dje në Ferizaj, pasi ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, nuk bëhet e ditur pse ka ardhur deri te ky sulëm.

Rikthehet Champions League

0

Gara më e fortë në futbollin ekipor, Champions League, rikthehet më dy ndeshje mjaft interesante.

Atletico Madrid, që është kampion aktual i Spanjës, luan ndaj rivalëve lokal, kampionit në fuqi të Evropës Real Madrid.

Ndeshjen e bën ehe më interesante fakti se vitin e kaluar këto dy skuadra u takuan në finale të po kësaj gare, me ç’rast dhe fituese doli Reali.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Torino të Italisë, ku përballën Juventusi dhe Monaco i Francës. Edhe kjo është ndeshje e vështirë dhe interesante, pasi Monaco pas eliminimit të Arsenalit synon ta bëjë të njëjtën edhe më Juventusin. Në anën tjetër italianët synojnë kualifikimin tutje në këtë garë.

Duelet sonte:

20:45 Atletico Madrid-Real Madrid

20:45 Juventus-Monaco.

Shkaqet e pjesëmarrjes së kosovarëvë në luftërat në Siri e Irak

0

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një hulumtim, ku janë identifikuar shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së kosovarëvë në luftërat e Lindjes së Mesme (Siri dhe Irak).

Duke krahasuar Kosovën me 21 vende tjera të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe ShBA, Rusinë dhe Turqinë, raporti gjenë që Kosova dhe Bosnja kanë më së shumti luftëtarë për kokë banori në Siri dhe Irak. Në këtë rangim Kosova listohet e 14 mes 22 vendeve perëndimore me numrin e luftëtarëve për kokë banori musliman.

Nga aspekti i ndikimit dhe shkaqeve të jashtme, raporti thekson “Tekfirin” si ideologji specifike ekstremiste që përqafon ISIS dhe prehë e të cilës bien disa nga qytetarët e Kosovës. Ideologjia “tekfiriste” është futur në Kosovë më intesifikisht nga viti 2005 nëpërmjet disa imamëve të Shkupit të cilët kanë rënë viktimë e kësaj ideologjie gjatë studimeve të tyre kryesisht në Egjipt, thuhet në raport.

Si ndikime të brendshme, raporti përmend: strukturat e dobëta shtetërore që nga paslufta, politikat e paqëndrueshme, korrupsioni, shkatërrimi i përgjithshëm i vlerave shoqërore, kriza identitare, ekonomia e dobët, varfëria, sistemi i shkatërruar i arsimit, izolimi i qytetarëveetj, kanë ndërvepruar dhe kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme për grupet ekstremiste që t’i shfrytëzojnë në favor të argumentimit tyre ideologjik. Hulumtimi ka përfshirë në  kontakt të drejtpërdrejtë me ish-ekstremistë të tekfirit, 6 ish-luftëtarë të Sirisë të kthyer në Kosovë dhe familjet dhe të afërmit e 12 luftëtarëve tjerë dhe gjenë disa aspekte dhe kushte individuale që lehtësojnë bindjen e tyre për të shkuar në Siri. Ato përfshinë, karakteristikat individuale të secilit që kryesisht janë të rinj dhe jo mirë të shkolluar; kanë kushte kryesisht të tmerrshme jetese; janë kryesisht të izoluar nga shoqëria dhe shpeshëherë edhe nga vetë familja. Raporti poashtu gjen që disa nga këta individë bien prehë e (keq)kuptimit të konceptit të shehidit i cili është i fortë në Islam, duke bindur këta individë t’iu nënshtrohen ideologjisë esktreme ku shumë prej tyre të përfundojnë në Siri.

Gjetje poashtu kanë identifikuar shpërfilljet e BIK-ut në raport me disa xhami të saj të cilat janë përdorur nga imamët “tekfirë” në dëmë të prodhimit të dijes së mirëfillt fetare dhe në funksion të promovimit të ekstremizmit. Raporti po ashtu gjenë edhe papërgjegjësinë etike gjatë ligjeratave të disa imamëve joTekfirë (joekstremistë) të cilët duke përdorur gjuhë të pamatur mund të ndikojë pavetëdijshëm në ekstremizmin e ndonjërit nga ndjekësit e tyre si pasojë e padëshiruar, thuhet në raportin e autorit të hulumtimit Shpend Kursanit./RTv21

Gjeniu me autizëm nga Londra performon në Prishtinë

0

Gjeniu nga Londra, Derek Paravicinin  është me autizëm ,ai njihet si një gjeni në piano në mbarë botën,Derek për herë të parë do të jetë në Ballkan. Ai do të performojë në Prishtinë me qëllim të mbledhjes së fondeve për autizëm.

Koncert me Derek Paravicinin i cili është me autizëm si dhe gjeni në piano nga Londra. Duke qenë se është i verbër, ai luan duke u bazuar tërësisht në të dëgjuar. Repertori i tij përbëhet nga mijëra pjesë nga zhanri xhaz, pop dhe muzika e lehtë klasike.

Koncerti ka për qëllim prezantimin e Autizmit dhe Talenteve si dhe mbledhjen e fondeve për ofrim të shërbimeve profesionale për autizëm.

Në Kosovë, Paravicini do të shoqërohet nga mentori i tij, Adam Ocekford, i cili është ligjërues në “Roehampton University”. Koncerti i gjeniut të pianos është iniciuar nga organizata “Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë”.

Për muzikën e Paravicinit kanë shkruar mediet më me nam në botë.

“Derek Paravicini kur ishte lindur, doktorët kishin thënë se nuk e kishin menduar se do të mbijetonte. Ai është i verbër dhe me autizëm, por ka një talent unik që ka mahnitur botën – ai mund të luajë çfarëdo vepre muzikore pasi ta dëgjojë atë një herë. Tani ai është duke bërë histori në muzikë teksa po performon një vepër të shkruar veçanërisht për të, në Londër, në Sallën e Mbretëreshës Elizabeth”, kishte shkruar “BBC” në shtator të vitit 2011, kur Paravicini mbajti koncert në sallën prestigjioze të Mbretëreshës.

Koncerti është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe “British Council”. Koncerti do të mbahet më 20 prill në Hotel Emerald/RTV/21.

Drake sqaron pse ka fshirë buzët nga puthja e Madonës

0

Puthja e Madonës me Drake është përsëri në qendër të vëmendjes, pasi për të ka reaguar Drake, ku u theksua se nuk ishte siç është vlerësuar dje nga ata që kanë parë videon.

Vërtet që Drake i ka fshirë buzët më një shpejtësi marramendëse, ashtu që ka tërheq vëmendjen e shumë mediave. Por, Drake thotë që reagimi i tij ka ardhur si shkak i buzëkuqit të Madonës, e kjo nuk do të thotë që nuk e ka shijuar puthjen. Përkundrazi ai thekson se puthjen e Madonës e ka përjetuar ani pse ka qenë gjithçka spontane.

Kjo e ka bërë atë të ndihet i privilegjuar pasi e ka puthur mbretëresha e popit, ka shkruar ai në rrejti socila “Instagaram”./RTV21

Vuçiq do të dëboi Vulinin nga Qeveria

0

Gazeta e përditshme e Beogradit “Kurir” paralajmëron sot në ballinën e saj se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta dëbojë nga Qeveria serbe ministrin e vet për Punë e Çështje Sociale, Aleksandar Vulin.

Vuçiq, sipas gazetës, është i mllefosur me obstruksionin që është duke bërë Vulin me përzierjen e tij rreth vendimit të Listës Serbe për t’u kthyer në Qeverinë e Kosovës, por edhe për afërsinë e tij me Moskën zyrtare.

Shkak tjetër, thotë gazeta, përmendet edhe afria e tepruar e tij me Moskën.
Sipas “Kuririt” këto përbëjnë mëkatet e këtij ministri që jo rrallë ka manifestuar pikëpamje nacional–shoviniste dhe madje edhe provokuese gjatë vizitave të tij shpesh të paparalajmëruara në Kosovë./RTV21

“Sulmi në tru mund të parandalohet”

0

Sipas ekspertëve të mjekësisë vlerësohet që sulmi në tru është një prej sëmundjeve mjaft shqtësuese,përpos faktorëve të shumtë që e predispozojnë këtë sëmundje,me disa hulumtime që janë bërë, thuhet se ekzistojnë disa mënyra që e parandalojnë këtë sëmundje.

Profesori i Nurologjisë Dejvid Libeskind ka përdorë disa incizime të rezonancës magnetike me qëllim që t’i vërejë disa shenja të kujdesit,ai thotë se edhe fotogfimi dentar i dhëmbëve tregon arteriet në tru ku mund tregoj shenja te hereshme.

“Por sulmin në tru mund ta ndaloni me duart tuaja” thotë Libeskind ai sugjeron me ca ndryshime në sjelljet e juaja,mund të ndihmohet në kuren e sulmit në tru.

Mbrojtësi kryesor-Kafeina:

Antioksidantet e gjetur në kafe luajnë rol të shumëfisht në shëndetij tuaj,hulumtimet tregojnë që tre deri ne kater filxhana kafe zvogëlojnë mundësine e rrezikut të sulmit në tru.”Konstant e pijë kafen në mëngjes ,gjatë ditës dy deri në tre filxhana” shton Libeskind

Strategjia rreth udhëtimeve

Udhëtimet gjatë punës janë kryesisht të shpeshta,rekomandohet që gjatë udhëtimeve konsumi i ujit të jetë prezent, po patjeter që duhet të jetë i shoqëruar me kikirik,fara indiane apo edhe arra,sepse këta përbërs së bashku me ujin ndihmojnë që truri të jetë energjik dhe funksional.Libeskind thotë që shoqërues të udhëtimit tuaj,domosdoshmërisht duhet të jenë këta përbëres.

 

Shëndeti kardio(zemër) është me rëndësi

“Unë kam një makinë për ushtrime që e përdori cdo ditë nga 30 minuta,unë merrem me ushtrime cdo ditë,pra njerëzit që kanë aktivitet fizik  janë më pak të predispozuar ndaj sulmit” thotë Libeskind.

Ndryshoni skenarin

Kur jam nën ndikimin e stresit,mendoj,” Çka mundem të kontrolloj te vetja,dhe cka është jashtë kontrollit tim” Unë zakonisht dal për të ecur,sepse kështu e tejkloj stresin,thotë Libeskind.Unë këtë e bëjë edhe sa herë kam kohë të lirë,në këtë mënyrë unë e largoj stresin.

Kontrolli i stresit ndihmon ne shmangien e sulmit në tru.

 

Sot rrëfehet Hajredin Kuçi

0

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sit do të flas para Komisionit për Integrime Evropiane, lidhur me reformat në gjyqësor. Megjithatë, ai pritet edhe të përballet me akuzat për ndërhyrje në Këshillin Prokurorial, gjë që ka shtyrë opozitën të kërkoi dorëheqjen e tij.

Opozita do ta kërkon dorëheqjen e tij edhe në protestën e së shtunës, ndërkohë, Kuçi krenohet me ligjet që ka Kosova, gjë që e ka thënë disa herë.

Dënohet me tri ndeshje Shkëlzen Gashi

0

Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi është dënuar më tri ndeshje moslojë për shkak të përleshjes që pati në ndeshjen e fundjavës.

Të dielën janë përballur Bazeli dhe Zurich, dhe në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar gol, por më pas është ndëshkuar edhe më karton të kuq. Kjo ka ardhur pasi ka pasur një përleshje me kundërshtarët. Si shkak i kësaj Federata e Futbollit të Zvicrës e dënoi më tri ndeshje moslojë.

Ky dënim është mjaft i madh për skuadrën e Bazelit, pasi në tri ndeshjet e ardhshme do t’i mungojë lojtari i saj më i mirë.