Ben Blushi: Kur do flasë Anastasi shqip?

0

Nuk jam besimtar, megjithatë i ndjek për arsye kulturore e, në disa raste, edhe politike, ritet fetare që të krishterët dhe myslimanët e Shqipërisë bëjnë të paktën disa herë në vit.

Këtë po bëja edhe të shtunën në mbrëmje kur ortodoksët po festonin ringjalljen e Krishtit në Katedralen e Tiranës. Natyrisht si çdo njeri që është edukuar pa asnjë ndikim dhe disiplinë fetare dhe që për shkak të leximeve ka dyshimet e veta për ekzistencën e Zotit, të shtunën po mendoja se sa e mundshme është që Jezu Krishti të jetë ngritur nga varri dhe, siç pretendon Kisha, të jetë ngjitur në qiell pranë Zotit, duke pritur që ne të bëhemi gati për rikthimin e tij të dytë në tokë. Sa herë mendoj për këtë legjendë të mahnitshme, them me vete sa bukur do ishte sikur dikush të kishte fuqinë dhe provat e duhura për të më bindur së vërtet kështu ka ndodhur, pra që dikush të provonte se Krishti ka qenë ai që thuhet në bibël, vetë Zoti apo biri i tij, çka, nëse provohet, është e njëjta gjë, sepse në thelb e shpëton njerëzimin nga dilema e tij më e madhe: nëse njeriu është krijesa e Zotit apo Zoti është krijesa e njeriut. Dhe njeriu që natën e Pashkës ortodokse mund të më jepte më shumë arsye për të lëmuar dyshimet e mia mbi Zotin dhe ekzistencën e tij, natyrisht ishte kryepeshkopi Anastas Janullatos. U ula, pra, ta dëgjoja me besimin e mjaftueshëm qe kam tek aftësitë e tij si një klerik i shkolluar, si një akademik që ka shkruar disa libra për këtë temë, si një murg që u ka dedikuar jetën mendimeve për Zotin, si një mendimtar për të cilin gjithmonë kam besuar se ka argumentet e duhura për të bindur dhe zbutur edhe dyshuesit kronikë si puna ime. Për fat të keq, gjithë kërshëria ime për të marrë një leksion të lartë liturgjik u shua që kur Anastasi filloi të fliste. Jo sepse ato që tha sërish nuk arritën të më bindin, por sepse ato që tha, i tha në një gjuhë që unë nuk e njoh: në greqisht. E lashë meshën dhe gjithë pyetjet që kam për fenë në përgjithësi dhe vendosa t’i bëj vetes një pyetje tjetër. Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’i mësojë shqiptarët në greqisht? Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes për të ndarë të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë? Sa shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë që nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke apo Krishtlindjesh? Pse Zoti, nëse ekziston, nuk i thotë kryepeshkopit se duhet t’u flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e tjerë në Ballkan? Dhe, nëse Zoti e kupton që këtu ka diçka që nuk shkon, pse nuk ia thotë këtë detaj kaq të thjeshtë edhe kryepeshkopit te Shqipërisë? Si një njeri që e kam takuar kryepeshkopin Anastas vetëm disa ditë pasi erdhi në Shqipëri, në vitin 1992, besoj se ai ka pasur të paktën 23 vjet kohë për ta mësuar gjuhën tonë. Kryepeshkopi njeh perfekt katër apo pesë gjuhë, në të cilat mund të meshonte lehtësisht, përveç greqishtes, që është gjuha e tij amtare dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ai ka pasur jo vetëm kohën e mjaftueshme për ta mësuar shqipen, aq sa për të mbajtur dy mesha të rëndësishme në vit dhe prandaj nuk më bind kokëfortësia e tij për të folur greqisht natën e Pashkës, sepse nuk kam fjalë tjetër, përveç kokëfortësisë, për të përshkruar refuzimin publik që ai i bën gjuhës që flet grigja e tij shqiptare. Nuk besoj se ka arsye tjetër, pra, përveç një kokë­ fortësie të padrejtë dhe plotë­ sisht të panevojshme dhe sigurisht plotësisht të evitueshme. Kryepeshkopi është një njeri mjaft i ditur dhe me sensin e duhur politik për të kuptuar ndikimin që sjellja e tij ka në Shqipëri. Është e pamundur që ai të mos parashikojë se shumë njerëz që e duan dhe shumë që ndoshta nuk e duan, ia bëjnë këtë pyetje vetes: Pse nuk flet Anastasi shqip? A mund të ketë ai më pak aftësi se gati 1 milion shqiptarë që kanë emigruar në Greqi dhe që e kanë bërë greqishten gjuhën e tyre të punës, të shkollës, të shtëpisë dhe të jetës? Pse ata nuk refuzojnë të flasin greqisht në punët e tyre të përditshme? Çfarë ndryshimi ka Anastasi nga ata? Edhe ai është këtu për të shërbyer njëlloj si ata, madje në një kuptim shumë më të lartë e hyjnor dhe prandaj kokëfortësia e tij mund te lexohet si një kundërshtim për t’u përshtatur me ne, çka është e padrejtë në kuptimin fetar, pra barazitist të fjalës. Kryepeshkopi ka shërbyer dhjetë vite si misionar ne Afrikë pranë komuniteteve ortodokse atje dhe jam i bindur që nuk ka mbajtur asnjë meshë në greqisht. Për afrikanët e Kenias, Ugandës apo Tanganikës, greqishtja e kishës do ishte jo vetëm e pakuptueshme, por edhe e panevojshme. Kush i flet greqisht një afrikani, e largon atë edhe më shumë nga Zoti dhe nga udha e tij, sepse e shtyn në një rrugë pa kuptim. Dhe, meqë asnjë afrikan nuk ka nevojë të dijë greqisht për të qenë ortodoks, atëherë pse ne duhet të dimë greqisht për të kuptuar kalimin e Krishtit nga jeta në përjetësi natën e Pashkës? Nga ana tjetër, kryepeshkopi e di shumë mirë sepse e ka vuajtur mbi shpinë që, pikërisht për shkak të ndikimit arsimor të kishës greke gjatë kohës së pushtimit osman, shumë shqiptare kanë paragjykime për ortodoksët e Shqipërisë. Këto paragjykime janë të padrejta, sa ç’janë të padrejta sajesat se korçarët e krishterë janë grekë meqë janë ortodoksë. Unë kam shumë familjarë që besojnë dhe jetojnë si të krishterë, por asnjëri prej tyre nuk mendon se është grek. Përkundrazi! Ata luten në shqip dhe nuk dinë asnjë fjalë greqisht. Atëherë, si ka mundësi që kryepeshkopi i tyre nuk mendon për t’ia hequr grigjës së vet këtë paragjykim? Kush mund dhe kush duhet ta bëjë më mirë se ai? Nëse ai flet greqisht duke refuzuar shqipen, ky paragjykim nuk fshihet, por përkundrazi forcohet dhe kjo, për një detaj, që nuk mund të fshijë historinë dhe as mund ta krijojë atë. Dhe ky detaj nuk mund të quhet “lost in translation” apo gabim në përkthim. Kryepeshkopi Anastas mund të më thotë se sa herë që meshon, dikush ia përkthen fjalët dhe mendimet. Por kjo përgjigje nuk më bind. Anastasi nuk ka nevojë të përkthehet dhe nuk duhet të përkthehet, sepse ai ka detyrimin dhe dijen e duhur për të folur shqip. Hirësia duhet të flasë shqip. Me këtë shpresë do ta ndjek dhe Pashkën tjetër. Me lutjen se do ma shpjegojë Zotin pa përkthim!

KUR KREJT ËSHTË RRENË E VEC AJO ËSHTË SAHI!

0

Muharrem Nitaj

Kosova e ka klasën politike më gënjeshtare në planet. Mjafton të kujtohen premtimet e politikanëve, të presidentëve me rradhë, të kryeministrave, të ministrave e të sejmenëve të tjerë… dhe do të bindeni se ata janë gënjeshtarë ‘sui generis”, dmth ‘rrenca kosovarë’.

O të rrejnë bre e të kqyrin në dritë të synit! Pesë pare nuk i japin. A na rrejtën për zgjedhjet, për votat. A na rrejtën për koalicionet, për qeverinë, për Kushtetutën, për ligjin.. A na rrejtën për liberalizimin, për pagat, për fusnotën, për njohjet, për pasurinë që kanë, e për shkollat që (s)i kanë kryer…

Kosova e ka klasën e profesorëve më rrenacakë. Mjafton t’i shihni publikimet e tyre shkencore dhe do të bindeni se 80 për qind e tyre, shkencërisht kanë gënjyer. Një „armatë gënjeshtarësh“ që provojnë me të ligjeru me dijen që s’e kanë dhe „hajnitë shkencore“!

Një dyzinë shkollash, kolegjesh e universitetesh, komandantësh, deputetësh, gazetarësh…që rrenen e shesin me pare.

Edhe kasta e “luftëtarëve patriotë“ i ka hyrë rrenës me themel. Më shumë se 50 mijë veta duan ta vjedhin statusin e „clirimtarit“ të „luftëtarit“…kur ky numër është shumfish më i vogël. Nëse ata janë bindur se „me rrena në xhenet nuk shkohet“ bile duan që në histori të hyjnë.

Një vend me 1001 kategori gënjështarësh…të gjithë me rradhë, kush më shumë e kush më pak…janë vetja e tyre vetëm me 1 Prill.

Kush është “pro’ që 1 Prilli, të jetë festë kombëtare në Kosovë, kishte shkruar dikush. Unë e dhash votën “pro”!

FORMULA 1: FITUES HAMILTON

0

Në Formula Një, Luis Hamilton është fitues i garës për Çmimin e Madh të Kinës.

Piloti britanik i Mercedes ishte më i shpejti duke dëshmuar se edhe sivjet është favoriti kryesor për titull të kampionit.
Pas këtij triumfi Hamilton rritë epërsinë e pikëve ndaj përcjellësve të tij pasi britaniku ka mbledh 68 pikë, duke e lënë mbrapa Fetelin e Ferrarit me 55 dhe shokun e skuadrës Rosbergun me 51 pikë. Gara e ardhshme zhvillohet pas një jave për Çmimin e Madh të Bahreinit.

lewis-hamilton-2_28355871

FORMULA 1: FITUES HAMILTON

0

Në Formula Një, Luis Hamilton është fitues i garës për Çmimin e Madh të Kinës.

Piloti britanik i Mercedes ishte më i shpejti duke dëshmuar se edhe sivjet është favoriti kryesor për titull të kampionit.
Pas këtij triumfi Hamilton rritë epërsinë e pikëve ndaj përcjellësve të tij pasi britaniku ka mbledh 68 pikë, duke e lënë mbrapa Fetelin e Ferrarit me 55 dhe shokun e skuadrës Rosbergun me 51 pikë. Gara e ardhshme zhvillohet pas një jave për Çmimin e Madh të Bahreinit.

lewis-hamilton-2_28355871

Kënga kushtuar Paul Walker, emocionon shikuesit (Video)

0

Seria e fundit e filmit të shumëpritur ‘Furious 7′, është klarakterizuar me shikueshmëri të lartë.
Përveq shikueshmëris, ajo që ka mahnitur e i ka bërë me lot, shikuesit ishte edhe vija melodike e filmit.
Kënga “See You Again” (Do të shihemi sërish) dedikuar aktorit Paul Walker në “Furious 7” ka përlotur të gjithë fansat e aktorit që kanë parë filmin.
Kjo këngë transmetohet në pjesën e fundit të filmit, shoqëruar me pamje nga të gjitha seritë e mëparshme të “Fast and Furious”.

NJË DITË TE VARRI I NOLIT ME PRESIDENTIN RUGOVA

0

Nga Harry Bajraktari

Në vitin 1993 së bashku me presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili asaj kohe ndodhej për një vizitë zyrtare në SHBA, në shoqëri te At Arthur Lioninin, Kancelari i Kishës Orthodokse Shqiptare ”Shën Gjergji”, Antony Athanas, veprimtarin dhe biznismenin e njohur i komunitetit shqiptaro- amerikan dhe Dr. Alush Gashin, vizituam varrin e Fan S. Nolit në Forrest Hill Cemetery në Boston, njërit ndër figurat më të spikatura të kulturës shqiptare, politikës dhe diplomacisë dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, që u bë Kryedioqeza e shqiptarëve ortodoksë të Amerikës.
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, duke njohur mirë veprimtarinë e Nolit dhe të Konicës dhe kontributin e tyre në fushën e letërësisë dhe të kulturës shqiptare, kishte një dëshirë të jashtëzakonshme të vizitonte Bostonin. Një kënaqësi tjetër e tij ka qenë edhe takimi me mikun tim të ngushtë Anthony Athanas, i cili kishte bashkëpunuar ngushtë një kohë të gjatë me Nolin dhe Konicën. Me vemendje të madhe Dr. Rugova e ndiqte fjalën e zotit Anthony Athanas për këta dy kolos të papërsëritshëm të komunitetit tonë në SHBA.
Noli dhe Konica, me punën e tyre intelektuale, bënë që shqiptaro -amerikanët të ngrisnin zërin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe kundër pushtimeve të tokave shqiptare pas vitit 1912 nga Greqia, Serbia dhe Mali i Zi. Noli ishte takuar edhe me presidentin e atëhershëm të SHBA Wilson para Konferencës së Paqes në Paris, duke kërkuar ndihmën e tij që të ndaleshin pretendimet e fqinjve për copëtimin e mëtejshëm të tokave shqiptare. Noli, ku sot shënojmë 50 vjetorin e vdekjes së tij, ishte njëri ndër themelusit e Organizatës Panshqiptare ” Vatra” në SHBA, udhëheqës i saj dhe editor i gazetës “Dielli”, e cila vazhdon të botohet edhe sot pas 100 vjetësh të themelimit. Komuniteti ynë ka ndjekë dhe po ndjek rrugën e Nolit dhe të Konicës e të intelektualëve të tjerë që asaj kohe selinë e kishin në Boston. Zoti Athanas ka qenë ndërlidhës i brezit të vjetër me brezin më të ri të “Vatrës” dhe të brezave të komunitetit tonë. Ishte një figurë me influencë në Qeverinë amerikane, ngaqë kishte një lidhje të ngushtë me presidentin e Kennedy.
Duke iu falënderuar Nolit dhe Konicës dhe shumë veprimtarëve të tjerë, sot kemi një komunitet të fuqishëm me ndikim në Washington. Ne punuam në vazhdimësi që të kemi një komunitetet veprues, aktiv dhe të koordinuar për çështjen shqiptare. Mendoj se me punën që po bëjmë së shpejti do të jemi të pranishëm në Kongresin dhe Senatin amerikan.

DUKURIA E VJEDHJEVE NË KOMUNËN E FERIZAJT

0

Dukuria e vjedhjeve është bërë një fenomen shqetësues për qytetarët e Komunës së Ferizajt dhe e vlerësoj shqetësimin e tyre, duke u bazuar në disa incidente që kanë ndodhur së fundi në Ferizaj, e kanë zbehur imazhin e qytetit të qetë, i cili një kohë të gjatë ishte prijës për nivel stabil dhe ambient të sigurt. Kemi rastet arrestimeve të fundit që vijnë pas një serie të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në Ferizaj nëpër disa shtëpi në fshatrat, Zaskok, Cërnillë dhe Gaqkë, dhe rasti më i freskët është kur: Një femër i hyn në banesën e 72 vjeçares dhe i vjedh unazën e arit nga gishti me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër dhe me qëllim që vetit t’i sjell dobi të kundërligjshme pasurore. Është brengosëse kjo dukuri sepse disa personave u është bërë shprehi vjedhjet, është edhe më shqetësuese për faktin se në këto veprime janë të përfshirë personat e moshës së re, në shumë raste dhe zakonisht janë persona recidivist ( personat që kanë kryer dy apo më shumë vjedhje). Personat që e kryejnë veprën penale të vjedhjes janë personat me kushte ekonomike të dobëta, janë njerëz të pa punë, dhe duke mos pasur një standard jetese për vete dhe për familje, detyrohen të marrin veprime të kundërligjshme. Në Kosovë, njerëzit edhe 16 vite pas luftës duhet të jetojnë me një normë papunësie prej afro 60% në varfëri, nëse njerëzit atje po jetojnë me më pak se dy euro në ditë dhe nuk kanë perspektivë ekonomike për jetën, atëherë është e kuptueshme që kërkojnë rrugën për një botë më të mirë. E dimë që vjedhja është njëra prej krimeve që ndodh më së shumti, e që është për t’u hetuar, është krim i profitit, është krim i vështirë për t’u hetuar, zakonisht nuk ka dëshmitarë. Vjedhja në shoqërinë tonë është ende në nivele të larta, shqetësuese për shtetin, shoqërinë dhe qytetarin. Është një mentalitet social i “fiksuar”, që e konsideron luftën krimit të vjedhjes detyrë vetëm të shtetit. Ky mendim është shumë publik në shoqërinë tonë, sepse sa herë flitet për krimin, mendja e shumicës së qytetarëve shkon tek përgjegjësia e policisë, si institucioni që ekskluzivisht është i detyruar të përballet ligjërisht me krimin e vjedhjes. Me gjithë reformat në polici ajo që çalon, që zbeh efektivitetin e luftës kundër krimit, është “indiferentizmi qytetar”. Sado e mirë të jetë policia dhe politikat e saj antikrim, sado të kualifikuar të jenë trupat e policisë dhe kapacitetet profesionale të saj, efikasiteti i luftës gjithnjë do të jetë i ulët, nëse shoqëria jonë nuk kapërcen plagën e indiferentizmit qytetar. Në asnjë vend të botës, sado të jetë numri i policisë, nuk është e mundur që policia të jetë në çdo rast aty ku ndodh vjedhja. Në vendet e botës bashkëpunimi qytetarë – polici është i nivelit të lartë, sipas maksimës që çdo qytetar është polic dhe çdo polic është qytetar, prandaj çdo keqbërës iu frikohen qytetarëve, për arsye se ata do t’i lajmërojnë organet e ndjekjes. Kjo aleancë në vendet e qytetëruara e ka treguar efektivitetin në luftën kundër të gjitha llojeve të krimeve, që nga ai ordiner deri tek krimi i organizuar. Bashkëpunimi i policisë me mediat dhe qytetarët, është ndoshta ajo “strategji” që duhet përpunuar në shoqërinë tonë. Padyshim, qytetarët kanë të drejtë që bëjnë presion mbi policinë dhe shtetin, të kërkojnë më shumë rend dhe siguri publike. Por kjo nuk mund të arrihet, nëse ne si qytetarë qëndrojmë pasiv. Në këtë kontekst, denoncimi i krimit nuk është akt spiunimi, por gjest i pastër qytetar. Policia e Kosovë duhet të ketë një plan konkret të veprimit lidhur dukurinë e vjedhjeve, të merr hapa të shpejtë, për arsye se kjo dukuri është duke marrë përmasa të mëdha, dhe qytetarë janë të shqetësuar. Të marr masa konkrete dhe të kenë seriozitetin më të lartë, në mënyrë që të rritet besueshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë, me qëllim që të rritet bashkëpunimi polici-qytetarë, që të kemi rezultate e dëshiruara.
Arton GAVAZI,magjistër i sigurisë

MUZIKË PËR VESHËT E PRISHTINËS E JO TË BRUKSELIT

0

Arben Manaj

Prononcimet e Ramës dhe Thaçit për llojet e bashkimit të shqiptarëve, në një analizë të fundit janë kundërproduktive, pavarësisht nga objektivi i nënkuptuar dhe i kamufluar i tyre.

Si të tilla, ato çuan ujë në mullirin e diplomacisë serbe dhe retorikën e Vuçiçit dhe nuk ka përse fajësohet as Brukseli që bëri një prononcim të nivelit të ulët, por gjithsesi parimor në bazë të korrektesës politike.

Personalisht, mendoj se kjo deklaratë e Ramës ka pasur si objektiv presionin ndaj Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe përfshirjen e saj më seriozisht në proceset integruese, gjeste tejet të vonuara, sidomos liberalizimi i vizave, pasi duket se lobimi panshqiptar në këtë pikë, për momentin ka dështuar dhe nuk po gjen vesh për t’u dëgjuar.

Pavarësisht nga arsyet reale apo subjektive të një mungese vendimmarrje hëpërhë të Brukselit për këtë çështje, e cila do të duhet të bëhet sa më shpejt, për një mijë e një arsye, gjetja e Ramës në duel me Thaçin, për të gjetur këtë formë presioni ndaj Brukselit përmes shantazhit nacionalist bie ndesh me perceptimin që ekziston në qarqet e epërme të vendimmarrjes politike në Union për Ramën, i cili konsiderohet gjerësisht si njeri i paqes, kompromisit, realizimit dhe konstruktivitetit politik në çështjet e Ballkanit.

Praktikisht, eksodi i shqiptarëve, përmes Serbisë dhe Hungarisë, janë forma presioni e ndërgjegjësimi më efektive për vendet e BE-së ndaj mosliberalizimit të qarkullimit të shqiptarëve që nuk duan t’i fusin nga dera, por po i detyrojnë t’u hynë nga dritaret e kontinentit.

Një lëvizje e tillë diplomatike, si këto prononcime atipike nga Shqipëria dhe Kosova, të kujtojnë lëvizjet e çekuilibruara të Ciprasit në lojën disfatiste, diletante dhe të keqkalkuluar që bën ai me Rusinë, për të detyruar BE-në dhe kreditorët ndërkombëtarë, e mbi të gjitha Gjermaninë, që të përfitojnë ende pa bërë detyrat e shtëpisë, siç duhet dhe në kohë.

Frika ime është se Kryeministrit të Shqipërisë ka filluar t’i hyjë vetja në qejf në raport me ndërkombëtarët dhe një arrogancë e tillë nuk është se shkon, siç i shkon në marrëdhëniet me aktorët politikë në Shqipëri.

Për më tepër, kam droje se këshilltarët e tij për çështjet e Kosovës, të gjithë shqiptarë të Kosovës, mund të jenë njohës shumë të mirë të rrethanave politike të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë, por jo domosdoshmërish edhe të çështjeve përtej fshatit.

Nëse Rama do të dëgjojë këshilla nga ndihmës që mendojnë se ai është Kryeministër i Kosovës dhe votohet prej shqiptarëve të Kosovës (gjë që teorikisht mund të kishte vlerë për Thaçin apo Mustafën), dhe Rama jo dhe aq nacionalist deri përpara vizitës në Serbi për sytë e shqiptarëve të Kosovës do të duhet të përkëdhelë dëshirat përbashkuese të shqiptarëve të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, fatalisht nxitohet.

Është tjetër gjë të bësh presion proporcional ndaj Brukselit për një çështje që e ritheksoj është parimisht e drejtë, e stërvonuar dhe e pandershme për nga historia e vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë nëpër Europë dhe është tjetër gjë të provokosh BE-në se mund të bësh njëlloj si Sali Berisha me premtimin e pambajtur të dhënies së pasaportave që mori atë përgjigje që mori atë mot nga ndërkombëtarët.

E meqë jemi te Berisha dhe opozita, është i frikshëm mosreagimi i saj ndaj deklaratave të tilla të Kryeministrit.

Kjo mund të shpjegohet ose me kënaqësinë që i jep dështimi identik i Ramës dhe kritika ndërkombëtare për këtë çështje ose mossinqeriteti i saj për çështjen e bashkimit kombëtar në rrugën më të logjikshme, të mundshme sipas parametrave të pritshme ndërkombëtare të Bashkimit Europian, por edhe diplomacisë ndërkombëtare e më gjerë.

Deklarimet e Ramës janë lajm i mirë vetëm për pozicionin e Vuçiç në politikën e brendshme serbe, por edhe në plan ndërkombëtar, pasi dobëson imazhin e Ramës e Shqipërisë dhe përbashkon qëndrimin e Serbisë me atë të BE-së për një çështje që diplomacia ndërkombëtare lëviz ngadalë, për shkak të rrethanave globale dhe qëndrimeve të aktorëve kryesorë vendimmarrës.

Bashkimi i shqiptarëve ose dy shteteve të një kombi, do të duhet të kalojë vetëm dhe as në ëndrrën më të bukur jashtë sesa përmes integrimit europian, të cilën nuk e ndalon as Serbia e as ata që janë përbetuar se nuk do ta njohin kurrë Kosovën.

Përmendja e rrugës klasike është cektësi diplomatike e Shqipërisë e jo e Brukselit dhe fatkeqësisht as e Serbisë.

URDHËR-ARRESTI PËR JUSTIN BIEBER

0

Një gjykatë argjentinase ka lëshuar një urdhër-arresti për Justin Bieber. Sipas këtij urdhri, nëse këngëtari kanadez futet në vendin e tyre, do të arrestohet menjëherë, pasi ka refuzuar të paraqitet në Argjentinë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth një incidenti të ndodhur në vitin 2013, në një klub nate në Buenos Aires.

Një fotograf argjentinas, Diego Pesoa, ka akuzuar Bieber-in dhe një nga badigardët e tij për një sulm të bërë ndaj tij, teksa ai po përpiqej t’i bënte këngëtarit një fotografi.
Gjykatësi Alberto Julio Banos ka urdhëruar “paraburgim të menjëherëshëm të të akuzuarit”.
Por, edhe pse ky urdhër është bërë publik, Bieber ndodhet milje larg duke shijuar rrezet e diellit të shkretëtirës kaliforniane së bashku me Kendall Jenner.

KA VDEKUR THEMELUESJA E “LIVING THEATER”

0

Judith Malina, aktore dhe regjisore, e cila me burrin e saj, Julian Beck themeluan teatrin “Living Theater”, një trupë aktiviste dhe provokuese për në avancimin e idesë së teatrit në Amerikë.

Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar nga miqtë e saj. Ndërkohë, përgjatë jetës së saj artistike ajo ka lënë gjurmë të mëdha në jetën artistike, duke pas partnerë me zë në shfaqje të ndryshme, trasmetojn mediat botrore.