Muharrem Nitaj
Kosova e ka klasën politike më gënjeshtare në planet. Mjafton të kujtohen premtimet e politikanëve, të presidentëve me rradhë, të kryeministrave, të ministrave e të sejmenëve të tjerë… dhe do të bindeni se ata janë gënjeshtarë ‘sui generis”, dmth ‘rrenca kosovarë’.
O të rrejnë bre e të kqyrin në dritë të synit! Pesë pare nuk i japin. A na rrejtën për zgjedhjet, për votat. A na rrejtën për koalicionet, për qeverinë, për Kushtetutën, për ligjin.. A na rrejtën për liberalizimin, për pagat, për fusnotën, për njohjet, për pasurinë që kanë, e për shkollat që (s)i kanë kryer…
Kosova e ka klasën e profesorëve më rrenacakë. Mjafton t’i shihni publikimet e tyre shkencore dhe do të bindeni se 80 për qind e tyre, shkencërisht kanë gënjyer. Një „armatë gënjeshtarësh“ që provojnë me të ligjeru me dijen që s’e kanë dhe „hajnitë shkencore“!
Një dyzinë shkollash, kolegjesh e universitetesh, komandantësh, deputetësh, gazetarësh…që rrenen e shesin me pare.
Edhe kasta e “luftëtarëve patriotë“ i ka hyrë rrenës me themel. Më shumë se 50 mijë veta duan ta vjedhin statusin e „clirimtarit“ të „luftëtarit“…kur ky numër është shumfish më i vogël. Nëse ata janë bindur se „me rrena në xhenet nuk shkohet“ bile duan që në histori të hyjnë.
Një vend me 1001 kategori gënjështarësh…të gjithë me rradhë, kush më shumë e kush më pak…janë vetja e tyre vetëm me 1 Prill.
Kush është “pro’ që 1 Prilli, të jetë festë kombëtare në Kosovë, kishte shkruar dikush. Unë e dhash votën “pro”!
