Tre çmime për filmin “Ballkoni”, në Los Angeles

0

Dy çmime të arta kanë shkuar për filmin “Ballkoni”, një për filmin më të mirë dhe tjetri për regjinë më të mirë, kurse ai i platinit ka shkuar për aktorin e filmit, Arben Bajraktaraj në Festivalin e Filmit “Cinerockom që është mbajtur së fundi në Los Angeles. Për çmimet ka njoftuar për KultPlus, aktori Sevdai Radogoshi, i cili ishte i pranishëm në këtë festival si i nominuar në kategorinë e aktorëve më të mirë të filmave të metrazhit të shkurtër
Sarandë Selimi
Ishte i nominuar për shtatë çmime dhe arriti të fitojë tre prej tyre. Ky është suksesi i fundit i filmit “Ballkoni”, që ka qenë pjesë e Festivalit të Filmit “Cinerockom”, në Los Angeles.
Sevdai Radogoshi, që ishte njëri nga të nominuarit e këtij festivali po qëndron në Los Angeles dhe për KultPlus ka treguar për sukseset e fundit të filmit “Ballkoni”. “Filmi “Ballkoni”, është shpërblyer me tre çmime dhe ishte fantastike”, ka thënë Radogoshi i cili edhe nëpërmjet fotografive ka treguar se dy çmime të arta i janë ndarë filmit “Ballkoni”, një për filmin më të mirë dhe tjetri për regjinë më të mirë, që i takon regjisores, Lendita Zeqiraj. Kurse çmimi i platinit ka shkuar për aktorin e këtij filmi, Arben Bajraktaraj.
Radogoshi më pas ka treguar se përpos çmimeve, filmi është pritur shumë mirë edhe nga publiku. “Jam befasuar për këtë arritje të filmit “Ballkoni”, sepse konkurrenca ka qenë shumë e madhe”, ka thënë ai duke shpjeguar se përgjatë kësaj gare ka pasur shumë emocione.
sevdai radogoshiSevdai Radogoshi me drejtorin e festivalit, Gabriel Schmidt

“Pasi isha përfaqësues i filmit, ishte një emocion i veçantë , pasi të gjithë aktorët e filmave të shumtë dhe të regjisorëve të famshëm botërorë më uronin për çmimet e filmit “Ballkoni””, ka thënë ai, duke treguar se është shumë i kënaqur me pritjen që i është bërë atje, duke specifikuar edhe kujdesin nga ana e drejtorit të festivalit, Gabriel Schmidt.
“Ishte një aventurë e mirë, dhe kjo falë punës së mrekullueshme të regjisores Lendita Zeqiraj”, ka thënë Radogoshi duke mos harruar të falënderojë edhe krejt ekipin e filmit, film i cili po vazhdon të shpërblehet në festivale të rëndësishme ndërkombëtare./KultPlus.com

Gjilan: Tre të arrestuar

0

Policia në Gjilan dje ka arrestuar dy femra dhe një mashkull, pasi që dyshohen se janë marrë me detyrim dhe mundësim të prostitucionit.

Me urdhër të prokurorit njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje ndërsa, dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore –Divizioni për kundërvajtje.

Krasniqi triumfoi në Pousko

0

Valdet Krasniqi i Prishtina Racing Team (PRT) është fitues i garës së zhvilluar në Pousko afër Prizrenit. Ishte kjo gara e pestë në disiplinën malore, e nënta në përgjithësi në Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në Automobilizëm.

Në një konkurrencë shumë të fortë, Krasniqi ka triumfuar me kohën prej 4:38.897 minutash, që njëherësh ishte edhe koha më e mirë e shtegut. “Gara e sotme ishte mjaft atraktive, ndërsa edhe konkurrenca e madhe. Jam përgatitur mirë për këtë garë dhe në përgjithësi për kampionatin e sivjetmë. Kam bërë investime të mëdha në veturë, prandaj rezultatet nuk janë të rastësishme. Shpresoj që edhe në garat në vazhdim të arrij rezultate të mira”, është shprehur fituesi i garës, Valdet Krasniqi.

Edhe kësaj radhe në kategorinë e parë tri pozitat e para u takuan garuesve nga Prizreni D&G. Bekim Kovaçi, Kreshnik Mariqi dhe Afrim Spahi ishin më të suksesshmit në këtë kategori.

Garuesit nga ky klub patën mjaft sukses edhe në kategorinë e dytë, të cilën i rrëmbyen pozitat dy dhe tre (Alban Berisha e Agron Dida), por më i shpejtë se ata ishte Besnik Çitaku i Prishtina RCP.

Në kategorinë e tretë ka vazhduar dominimi i Përparim Dushit të Prishtina RT, i cili ishte dukshëm më i shpejtë se përcjellësit më të afërt, Valdet Kaqandolli e Gramos Mehmeti.

Në disiplinën malore, Arbnor Musliu vazhdon tëjetë më i miri në kategorinë e katërt. Kësaj radhe pas tij u renditën Rexhep Bytyqi e Arbër Rexhepi.

Në kategorinë më atraktive (e pesta), Valdet Krasniqi dëshmoi edhe njëherë që është mëtuesi kryesor për epitetin e më të mirit në këtë vit garues. Pozita e dytë në këtë kategori i takoi Liridon Kalenderit, ndërsa i treti u rendit Gentian Kulla.

Në kategorinë e gjashtë triumfoi Xhemshit Hasani, i cili pati kohë më të mirë se Faton Rama e Vilson Ndrecaj, të cilët u renditën në pozitat 2 dhe 3.

Në konkurrencën ekipore e para doli Racing Club Prishtina, e dyta Prishtina Racing Team, ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Prizreni D&G.

Rezultatet:

Kategoria e parë

1.Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 5:19.946
2.Kreshnik Mariqi (Opel – Prizreni D&G) + 07.934
3.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) + 08.979
Kategoria e dytë

1.Besnik Çitaku (Opel Corsa – Prshtina RCP) 5:22.289
2.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) + 05.590
3.Agron Dida (Yugo – Prizreni D&G) + 07.655
Kategoria e tretë

1.Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 4:48.436
2.Valdet Kaqandolli (Suzuki – Prishtina RT) + 11.298
3.Gramos Mehmeti (Polo – Prishtina RT) + 22.668
Kategoria e katërt

1.Arbnor Musliu (Opel Astra – Prishtina RCP) 4:57.578

2.Rexhep Bytyçi (Peugeot – Ferizaj) +18.463

3.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) + 22.393

Kategoria e pestë

1.Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 4:38.897
2.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +03.493
3.Gentian Kulla (Honda – DDA) +18.513
Kategoria e gjashtë

1.Xhemshit Hasani (Opel Kadet – Prishtina RCP) 5:02.491
2.Faton Rama (Peugeot – Prishtina RT) + 04.794
3.Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +15.019
Renditja e përgjithshme

1.Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 4:38.897

2.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +03.493

3.Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 4:48.436

Renditja në konkurrencën ekipore

1.Racing Club Prishtina (RCP)
2.Prishtina Racing Team (PRT)
3.Prizreni D&G

Nis gara e skulpturave të rërës në Kaliforni(FOTO)

0

Në San Diego të Kalifornisë ka nisur kompeticioni më i rëndësishëm i vitit, sfida e skulpturave të rërës, një event që zgjat për 4 ditë me radhë.

11 mjeshtër të skulpturës nga shtete të ndryshme të SHBA-ve por edhe Rusia, Italia, Holanda dhe Kanadaja, kanë krijuar veprat e tyre të artit dhe tashmë i kanë ekspozuar për publikun dhe kuriozët.

“Mund të them që tani ata janë të lodhur. Kanë punuar skulpturat me gati 30 mijë kilogramë rërë, të kompresuar. Siç mund të shihni, janë skulptura që arrijnë edhe deri në 10 metra të larta. Janë skulptura të mrekullueshme, do të ishte shumë bukur të qëndronin këtu përgjithmonë”, tha Rusty Croft, zyrtari i garës së skulpturave në rërë.

Organizatorët thanë se i kanë siguruar garuesve 300 tonë rërë ndaj dhe sipas përllogaritjeve disa nga skulpturat mund të peshojnë diku rreth 10 tonë.

Tema e këtij viti për garën e mjeshtërve kanë qenë Lojërat Olimpike Rio 2016 ndërsa çmimi i madh është 5 mijë dollarë për fituesin e skulpturës më të mirë./KP/

 

 

Nju Jork: “VATRA” përkujtoi akademikët(VIDEO)

0

Federata Vatra në Nju Jork ka mbajtur sot një Akademi përkujtimore kushtuar akademikut Mark Krasniqi, i cili siç u tha me këtë rast “ka qenë vizitor i shpeshtë i Diasporës shqiptare në SHBA, e sidomos ka qenë shume aktiv në aksionin e Pajtimit të Gjaqeve në vitet e 90-ta në komunitetin shqiptar në SHBA”.
Në këtë akademi u përkujtuan edhe akademikët Esat Stavileci dhe Pajazit Nushi./h.m/

 

Leme Xhema shfaqet në Fushë Kosovë, kërkon votën (VIDEO)

0

Ish-drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema, e cila ishte e kërkuar nga INTERPOLI dhe e dënuar në mungesë për shpërdorim të detyrës zyrtare, është shfaqur sot në Fushë Kosovë, për të nisur fushatën zgjedhore lokale në Medvegjë.
Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë, pavarësisht se ishte arratisur nga vendi në kohen kur po kërkohej nga institucionet e drejtësisë./ 21 Media

Prishtinë: Sonte e nesërmbrëma festivali HAPU!

0

Sonte në Prishtinë në orën 20:00 duke filluar nga Sheshi Zahir Pajazit hapet HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike me paradën artistike “Hapu.me Prishtinën”.
Kjo Paradë artistike fillon me performancën e Prishtina Brass, ansambël tunxhi i përbërë prej profesionistëve, e kombinuar me drithërimat e emocioneve të parkurisitëve që do të përcjellin udhëtimin e HAPAVE të gjigantit të Festivalit. Ejani dhe hapuni bashkë me ne duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti, përgjatë bulevardit Nëna Terezë për të përfunduar në Sheshin Ibrahim Rugova për të vendosur gjigantin i cili do të hapë festivalin e sivjetmë të HAPU – Festivalit të Artit në Hapësirë Publike. Muzikë, akrobacion dhe rizbulim të hapësirës sonë të përbashkët të udhëhequr nga animatoret tona që do t’ju drejtojnë nëpër këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.

Ndërkaq Festivali vazhdon sonte nga ora 21:30 me tingujt e Ilir Bajrit dhe miqve të tij që do të hapin Programin e mbrëmjeve në parkingun e Teatrit ODA.

Festivali HAPU vazhdon edhe nesër, më 7 shtator në orën 19:30, rr. Fehmi Lladrovci – Hyrja në Mbikalim nga ana e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.
Aksion në hapësirë publike. Artisti Alban Muja ju fton të mbikaloni te rrethrrotullimi. Zhvendosje e adhuruesve te artit në një ambient që është ndërtuar për lëvizjen e qytetarëve që të paktën për një orë mbikalimi të ketë ‘mysafirët’ e vet. Shijojeni këtë eksperiencë premierë për ju, besojmë.

Ndërkaq në teatrin ODA, po kete dite, nga ora 20:45 do te percillet transmetimi televiziv i ndeshjes futbollistike Shqipëria – Portugalia. Ne keto ambiente do të jenë së bashku tifozë, artistë dhe publiku i Festivalit mund t’i ndjekin emocionet e e Shqipërisë para kualifikimit për Euro2016, dhe pas lojës:
Festivali HAPU përfundon nesër ne artisten dhe solisten Edona Reshitaj dhe grupin e saj .

HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike – organizohet nga Teatri ODA./21 Media

Pejë: Plagoset polici në detyrë

0

Policia e Pejës edhe zyrtarisht e ka konfirmuar plagosjen e një pjesëtari të Policisë mbrëmë në fshatin Radavc të Pejës.

“Gjatë kontrollimit te vendit ku mendohej se ishin të dyshuarit , gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka ardhur deri te shkëmbimi i zjarrit me armë zjarri dhe të dyshuarit kanë shtënë në zyrtarët policor , me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta në shpinë dhe këmbë nga arma e zjarrit,mendohet të jetë AK 47”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit zyrtarit policor menjëherë i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (oficeri policor) ka pësuar për fat vetëm lëndime të lehta.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur edhe njësitë e tjera përkatëse të cilat kanë vazhduar me kërkim të këtyre të dyshuarve. Po ashtu gjatë shikimit së vendit ngjarjes hetuesit kanë mbledhur,konfiskuar disa dëshmi që dyshohet se janë përdoruar nga të dyshuarit.

Polici i plagosur është Arben Daci ndërsa dyshohet se në të ka shtënë Agim Madani nga Tropoja i cili edhe në korrik të këtij viti kishte gjuajtur në policinë në fshatin Gorazhdec të Pejës.

Promovohet Himni i Nënë Terezës(VIDEO)

0

Vatikani e shpalli të Lumturuar më 2003, ndërkaq Kosova thurr himn në përvjetorin e 18 të vdekjes. Shqiptarët i dhanë botës Anjezë Gonxhe Bojaxhiun që u shndërrua në Nënë të njerëzve në nevojë, sinonim i bamirësisë. “Valsi Hyjnor” është himni që madhështon shqiptaren, Nënë Terezë, e që u promovua në Katedralen e Prishtinës./ 21 Media

Vetëm mposhtja e IS-it mund të zgjidh krizën në Siri

0

Fushata e terrorit e Shtetit Islamik në Siri është një prej arsyeve se pse shumë sirianë ja kanë mësyrë Evropës, në kërkim të një jete më të mirë. Bashkimi Evropian ka theksuar se mposhtja e kësaj organizate do të eliminohej një prej shkaqeve kryesore të krizës.
Bashkimi Evropian është tejet i brengosur dhe i vetëdijshëm se vetëm mposhtja ushtarake e Shtetit Islamik mund të hap rrugën për zgjidhjen politike të krizës në Siri.
Unioni theksoi se me këtë do të eliminohej edhe shkaktari kryesor i valës së refugjatëve sirianë të luftës, por përpjekjet e koalicionit ndërkombëtarë për të arritur këtë qëllim, tashmë kanë shkaktuar përçarjet në qarqet kryesuese të Bashkimit Evropian.
Gazeta franceze, Figaro, shkroi se partnerët perëndimor po shtrojnë pyetjet se pse edhe pas një viti të plotë aksionet ushtarake kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak nuk po japin rezultatet e dëshiruara dhe se shtetet perëndimore janë të vetëdijshme se fitorja nuk mund të arrihet pa një intervenim tokësor.
Në Irak tashmë janë të angazhuara Franca dhe Britania dhe këto dy vende janë të gatshme që me anë të sulmeve ajrore në Siri të ndihmojnë forcat amerikane, në përpjekje për të shkatërruar militantët islamikë.
Disa medie franceze po spekulojnë se po qarkullon edhe ideja e dërgimit të forcave tokësore dhe se Londra dhe Parisi në të njejtën kohë synojnë edhe përmbysjen e regjimit të Presidentit, Bashar Al Asad.
Ky skenar po kundërshtohet me vendosmëri nga Rusia dhe Irani, të cilat kanë ofruar që të përfshihen në koalicionin ndërkombëtarë për shkatërrimin e Shtetit Islamik, por si Moska, ashtu edhe Teherani janë të mendimit se zgjidhja e qëndrueshme politike nuk mund të arrihet pa Asadin.
Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, të cilit ja ka përcjellë brengën e Uashingtonit për shkak të përfshirjes së mundshme ushtarake të Rusisë në Siri, duke shtuar se ky angazhim vetëm sa do ta përkeqësonte konfliktin dhe do të shtonte numrin edhe ashtu të madhe të refugjatëve nga Siria./ 21 Media