Merkel fton papritur Vuçiqin në Berlin

0

Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiq, nesër do të udhëtojë për në Gjermani, për tu takuar me kancelaren e shtetit Angela Merkel raportojnë mediat serbe.
Ndonëse kjo vizitë gjatë ditës së nesërme nuk ishte e planifikuar më herët, Vuçiq sot gjatë ditës ka marrë një thirrje të papritur nga Merkel.

Temat e diskutimit gjatë takimit të dy kryeministrave, do të jenë integrimi i Serbisë në Bashkimin Europian dhe kriza e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Vuçiq do të vizitojë edhe Bundestagun gjerman.

E paimagjinueshme, Iphone 6S thyen kufijtë e teknologjisë!(Video)

0

Projekti për e Iphone 6 është me të vërtet mahnitës.

Projekti në fjalë ka të bëjë me një smartphone, që vjen me ekran transparent ku një veçori tjetër e tij do të jetë edhe elasticiteti.

Pra mund të përthyhet dhe mund te rikthehet sërish në formën fillestare.

Një ide e Apple që duket se do rrëmbejë sërish vëmendjen e përdorueseve në mbarë botën.

​Të rinjtë e AAK-së: "Republikë unike, jo ndarje etnike"

0

Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), sot ka zhvilluar një protestë simbolike para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës për të shprehur mospajtimin e tyre me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Në shenjë pakënaqësie ata kanë vendosur një hartë të Republikës së Kosovës, ku treguan vijën kufitare me Malin e Zi dhe theksuan se propozimi i komisionit qeveritar për Demarkacionin është në dëm të Kosovës.

Diellza Hoti kryetare e të rinjve tha se si parti politike nuk janë kundër Demarkacionit si proces, por janë kundër mënyrës së padrejtë se si po bëhet ky proces duke humbur rreth 10 mijë hektarë tokë.

Ata vazhduan aktivitetin duke shpërndarë fletushka edhe kundër asociacionit të komunave serbe, me parullat ”REPUBLIKË UNIKE – JO NDARJE ETNIKE”, ”NJË SHTET – NJË BUXHET”, ”NJË SHTET NJË KRYEQYTET”.

Të rinjtë e AAK-së theksuan se protestat nuk do të ndalen deri sa institucionet e vendit t’i marrin parasysh kërkesat e tyre.

Vjen në treg telefoni më i mirë për lojërat(Video)

0

Acer prezanton telefonin Predator, i cili pritet që të jetë telefoni më i mirë për lojërat.

Pajisja do të funksionojë me sistem Android me procesorin deca-core MediaTek së bashku me 4GB RAM, për t’i ndihmuar t’i përballojë lojërat me kualitet si të konsolave. Gjithashtu, pajisja ka katër zmadhues të zërit dhe kamerë të fuqishme me 21-megapixel në pjesën e pasme.

Ndërkohë, Acer po bëhet gati që të lançojë dhe tabletin Predator8, që pritet të lëshohet më vonë gjatë muajit, ku pritet që së shpejti t’i nxjerrë në shitje.

Leonora, shumë shpejt albumi i saj i ri

0

Leonora Jakupi i është rikthyer punëve intensive, jo vetëm për një këngë – por për një album të tërë.

Këngëtarja ka filluar punën për albumin e ri, i cili publikohet shumë shpejt.

Ky album do të vijë pas një pauze të këngëtares, dhe ai do të punohet te ArbaSound.

Po ashtu bashkë me albumin do të lansohet edhe një videoklip xhirimet e të cilit do të fillojnë pas pak ditësh.

Prishtinë: Disa antena satelitore – në shërbim të kulturës

0

Antenat satelitore në ndërtesat e Prishtinës, të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit, nuk do të jenë më të vendosura nëpër ndërtesa. Me iniciativën, tani më edhe me rregulloren e Komunës së Prishtinës, antenat satelitore do të largohen. Por jo të gjitha, disa prej tyre do të përdoren edhe për instalacione kulturore e artistike.

Antenat satelitore në ndërtesat e Prishtinës, të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit, nuk do të jenë më të vendosura nëpër ndërtesa. Me iniciativën, tani më edhe me rregulloren e Komunës së Prishtinës, antenat satelitore do të largohen. Por jo të gjitha, disa prej tyre do të përdoren edhe për instalacione kulturore e artistike.

Antenat satelitore deri tani janë larguar nga Komuna e Prishtinës me kërkesën e qytetarëve. Siç thonë zyrtarë të komunës së Prishtinë, veçori e qeverisjes së komunës është qeverisja në bashkëpunim me qytetarët.

Iniciativa për Progres-INPO, ka vlerësuar punimet e komunës në largimin e antenave satelitore. Drejtori i INPO, Arbër Kadriu, thotë se satelitët rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se qytetarët nuk i mirëmbajnë këto antena, ndërsa ato ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.

Zyrtari për informim në Ko munën e Prishtinës, Xhevdet Pozhari, për KosovaPress thotë se nuk përjashtohet alternativa e kërkesës së komunitetit artistik që disa nga antenat satelitore të përdoren për instilacione kulturore.
Pozhari tregon se janë formuar grupet punuese, të cilat janë duke i analizuar rregulloren për Prishtinën pasi që kjo rregullore do të ngërthejë dhe do të rregullojë edhe çështje të tjera. Pozhari nuk dha afat ndonjë afat kohor për përfundimin e kësaj rregulloreje.

​VV: Mustafa nuk do t’ia dalë me “Zajdenicën”(VIDEO)

0

Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës për ndarjen e resurseve, infrastrukturën, energjinë e telekomunikacion të Kosovës me shtetin e Serbisë.

Krijimi i “Zajdenicës”po e vë në mëdyshje Republikën e Kosovës. Mohimin e Republikës së Kosovës, si rezultat i krijimit të “Zajednicës”, sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, po e duan kryeministri, Isa Mustafa, ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi dhe kryenegociatorja e dialogut me Beogradin, Edita Tahiri.

Mustafa është kritikuar edhe për përdorimin e policëve, gjykatësve dhe prokurorëve kundër Vetëvendosjes.

Sipas Ymerit, Mustafa po përdor postin politik për të kanalizuar paranë publike kah bizneset e djemve të tij, si dhe për t’i heshtur hetimet për 70 dosjet e dorëzuara në Prokurori nga qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Gjermania dhe Austria hapën dyert për refugjatët

0

Në momentin kur shumë shtete të Evropës po ngurrojnë apo po refuzojnë të pranojnë refugjatë në territoret e tyre, Austria dhe Gjermania kanë hapur kufijtë e tyre dhe që nga mesnata në territoret e këtyre dy shteteve nga Hungaria kanë hyrë mbi 11 mijë refugjatë.
Që nga mesnata, mbi 11 mijë refugjatë hynë në Austri dhe Gjermani
Duke filluar që nga orët e mesnatës mes të shtunës dhe të dielës, me mijëra refugjatë nga Hungaria kanë hyrë me trena dhe autobusë në Austri dhe Gjermani, ndërsa vetëm në qytetin e Munihut kanë zbarkuar mbi 8 mijë refugjatë.
Refugjatët, pjesa më e madhe prej tyre nga Siria, me trena dhe autobusë nga Hungaria udhëtuan për në Vjenë, e më pas me trena kanë vazhduar rrugëtimin drejtë Munihut dhe qyteteve tjera gjermane.
Pas ditëve të tëra të konfrontimeve dhe kaosit në stacionin e trenave Keleti në Budapest, Hungaria më në fund hapi kufijtë e vet me Austrinë, duke lejuar kalimin e refugjatëve.
Përkundër solidaritetit që po shfaqin Austria dhe Gjermania, ka shumë pak shenja për një veprim të koordinuar të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e kësaj krize.
“Arritja në tokën e premtuar”, “Danke Dojçlland” dhe “Respekt” ishin fjalët e refugjatëve, pas zbarkimit të tyre në Gjermani.
Shefi i dipomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmajer, deklaroi se hyrja e një numri kaq të madh të refugjatëve nga Hungaria, nëpërmjet të Austrisë në Gjermani është një përjashtim dhe se ky transfero i tyre është bërë i mundshëm më marrëveshjen e arritur mes Austrisë, Hungarisë dhe Gjermanisë.
Megjithatë, nuk janë të gjithë gjermanët të lumtur me këtë valë të refugjatëve, që kanë vërshuar vendin e tyre.
Neo-nazistët dhe anti-nazistët u përleshën në stacionin e trenit në qytetin e Dortmundit, ndërsa pamje krejt tjera mbretëruan në Munih, ku refugjatët u pritën me këngë dhe lule.
Nen-nazistët dhe anti-nazistët u përleshën sot në mëngjes, në momentin kur në stacion pritej të arrinte një tren me refugjatë nga austria. Policia arriti të ndajë dy palët dhe situata mbeti e tendosur deri në momentin e largimit të neo-nazistëve nga stacioni.
Siç theksuan sot mediet gjermane, shpenzimet e Gjermanisë, për shkak të valës rekorde të refugjatëve, mund të arrijnë deri në 10 miliardë euro, një shumë kjo për katër herë më e lartë, për dallim nga shuma që shpenzoi Berlini vitin e kaluar për strehimin e refugjatëve.
Ndërkohë duket se edhe Britania ka vendosur të lëshojë pe dhe ka paralajmëruar mundësinë që vendi të pranojë 15 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria.
Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, po përballet me trysni të brendshme dhe ndërkombëtare që të reagojë ndaj krizës së refugjatëve.
Kameron tani synon të zgjerojë programin për strehim dhe të pranojë mbi 15 mijë refugjatë, si dhe të fillojë një operacion ushtarak kundër trafikuesve me qenie njerëzore.
Për krizën e refugjatëve sot u shpreh edhe Papa Françesku, i cili në meshën tradicionale të së dielës në Sheshin e Shën Petrit ju bëri thirrje besimtarëve të krishterë që të hapin dyert për refugjatët dhe të pranojnë nga një familje./ 21 Media

Vogëlushi thyen protokollin,ndërpret fjalën e kolonelit dhe përqafon nënën

0

Ushtria njihet për rregullat e saj strikte dhe në sajë të tyre funksionon më së miri. Gjithçka funksionon në bazë të një protokolli, i cili zbatohet me përpikëri, por një djalë amerikan bëri që nëna e tij ta thyente protokollin për ta përqafuar atë.

Videoja mahnitëse është filmuar në Minesota dhe shihet momenti kur një grup ushtarësh sapo janë kthyer nga shërbimi i tyre nëntëmujor në Afganistan.

Të gjithë qëndronin “gatitu” para familjarëve të tyre, por 3-vjeçari Connor Waldvogel sapo pa nënë e tij në rreshtin e ushtarëve e kaloi shiritin rrethues dhe shkoi me vrap ta përqafonte.
Sigurisht që nëna e mori në krah duke e thyer në këtë mënyrë protokollin.
Ndërkohë ushtarakja tha më pas se u përpoq shumë që të mbante lotët.

https://youtu.be/4DXfHzU5Dww

Policia e Elbasanit masa sigurie për ndeshjen Shqipëri – Portugali

0

Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin normal të ndeshjes Shqipëri-Portugali, e cila do të luhet nesër në orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”. Lidhur me masat për ndeshjen Policia e Shtetit do të angazhojë 811 punonjës policie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kështu në kudër të këtyre masave policia do të bllokojë disa segmente rrugore si dhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve në këto akse. Gjithashtu të gjitha lokalet në afërsi të stadiumit nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes duhet të marrin masa për tu mbyllur.

Policia kë bërë të ditur se hyrja e sportdashësve do të jetë dy orë para ndeshjes, me qellim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium.

Lidhur me ndeshjen Policia e Shtetit do të angazhojë 811 punonjës policie. Nga Drejtoritë e Policisë së Qarqeve të tjera do të angazhohen 550 punonjës policie. Ndërsa nga Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan do të angazhohen 261 punonjës policie dhe 32 automjete.

Ndërkohë edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) informoi disa ditë më parë se për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Portugali do të fillojë zbatimin e një protokolli sigurie të niveleve më të larta.