Nga anija e peshkimit shpëtohen 114 refugjatë nga Siria

0

Oficerët e policisë të Qipros këtë mëngjes shpëtuan 114 refugjatë nga Siria të cilët me një anije peshkimi lëviznin rreth 74 kilometra larg nga brigjet e ishullit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e refugjatëve ishin edhe disa palestinezë, deklaroi policia duke shtuar se të gjithë personave nga anija iu është ofruar ndihma mjekësore, dhe se gjendja e tyre është e mirë. Theksohet se në mesin e refugjatëve janë 19 gra, 30 fëmijë, pesë foshnja dhe 60 burra.

Tre burrat, duke përfshirë një 28-vjeçar i cili dyshohet se është kapiteni i anijes, u arrestuan dhe janë marrë në pyetje.

Recetat natyrale mbrojtjëse ndaj dhimbjes së kokës

0

Dhimbja e kokës është një shqetësim nga i cili vuajnë një pjesë e mirë e njerëzve prandaj është e rëndësishme që ne të kujdesemi herë pas here duke qëndruar larg antibiotikëve dhe duke përdorur pije të ndryshme natyrale.

Më poshtë do të gjeni recetat natyrale që do ju ndihmojnë në shërimin e dhimbjeve të kokës, si?

Uji i vakët me limon
Kjo pije është e shkëlqyeshme për detoksimin e organizmit dhe sugjerohet ta pini çdo ditë në mëngjes, por edhe atëherë kur keni dhimbje koke.

Qumështi i bademit
Bademi përmban magnez dhe minerale të tjera që mund ta zbusin dhimbjen e kokës dhe migrenën.

Vaji i peshkut
Vaji i peshkut përmban aminoacidet omega-3, që zvogëlojnë presionin në enët e gjakut dhe parandalojnë mundësinë e shfaqjes së trombozës. Pos kësaj, vaji i peshkut mundet ta ulë shtypjen e gjakut dhe ta rregullojë pulsin.

Çaji nga menta
Menta relakson muskujt dhe nervat, prandaj mund të ndihmojë edhe në rastet kur shfaqen dhimbjet e kokës.

Lëngu i domates
Domatja përmban sheqerin natyral dhe mjaft vitamina e minerale që mund ta zbusin dhimbjen e kokës, sidomos dhimbjen e shkaktuar pas dehjes. Shtoni edhe disa erëza pikante dhe do të keni ilaçin e përsosur kundër dhimbjeve të kokës

New York: Luftë me jastëkë, lëndohen 30 persona

0

Gjatë luftës tradicionale të jastëkëve në New York të Shteteve të Bashkuara, së paku 30 anëtarë janë dashur të shtrohen në spital, shkaku i lëndimeve. Lëndimet e tyre erdhën si pasojë se në disa jastëkë u fshehën helmetat dhe objekte tjera të forta.

Stafi i njësisë ushtarake elitare në Amerikë, ka nisur hetimet lidhur me pjesëmarrësit që futën objekte të forta, për të lënduar të tjerët. Kjo është një lojë që zhvillohet çedo vit në fund të muajit gusht, për të shënuar fundin e ushtrimeve të rrepta dhe të vështira, si një aktivitet që tregon për miqësi dhe lojë.

Hilet që janë përdorur këtë vit kanë bërë që shumë persona të mbesin të shtrirë në tokë pa ndjenja, ndërsa disa me thyerje në këmbë dhe krah.

https://youtu.be/VM__L2uR4fA

Britania do të presë 15mijë refugjatë sirianë

0

Qeveria britanike ka marrë në konsideratë pritjen e të paktën 15 000 refugjatëve sirianë, sipas gazetës britanike ”Sunday Times” online.

Sipas burimeve zyrtare të gazetës së sipërcituar, kryeministri britanik, David Cameron ka vendosur të marrë këtë numër refugjatësh duke mos adoptuar sistemin e kuotave të azilit të kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Para pak ditësh, gazeta ”Sunday Times” kishte njoftuar gjithashtu se qeveria britanike kishte marrë në shqyrtim edhe mundësinë e marrjes së refugjatëve direkt nga kampet e tyre të ngritura nga OKB-ja pranë kufirit sirian.

Jaka: Të mos ketë kufij mes Shqipërisë dhe Kosovës

0

Edhe pse janë realizuar shumë takime dhe dy mbledhje të përbashkëta qeverie, mes Shqipërisë dhe Kosovës, ende nuk ka një bashkëpunim ekonomik ashtu sikurse flitet në letër dhe në marrëveshje. Këtë fakt e pohojnë jo vetëm bizneset që përballen direkt me vështirësi në dogana, por edhe institucionet që mbrojnë të drejtat e tyre siç është edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Kreu i saj Nikolin Jaka në një intervistë për Kosovapress thotë se bashkëpunimi ekonomik ekziston vetëm si teori si “frymë” pasi nuk është në nivelin e duhur.

Jaka sheh pengesa gjithandej – si në radhët e gjata të makinave dhe turistëve që presin për të hyrë në Shqipëri dhe për të kaluar pushimet, ashtu edhe tek bizneset që përballen me lloj-lloj burokracish e tarifash në një kohë që dy kryeministrat flasin për unifikim e heqje kufijsh.

Jaka argumenton se problemi kryesor që ne, si dy shtete shqiptare, nuk kemi marrëdhënien e duhur ekonomike është se ende nuk kemi punuar për një strategji konkrete për të ditur dhe për ta pasur të qartë edhe vetë, se kush janë objektivat tona dhe ku duam të arrijmë. Madje ai shton se problemi ekziston në faktin se mes Shqipërisë dhe Kosovës marrëdhënia ekonomike funksionon me klane dhe lobime, ku përfitojnë ato biznese që janë ‘miq’ të qeveritarëve.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Jaka ndalet edhe në zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri. Ai komenton nismën e qeverisë Rama për të luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal, duke e mbështetur plotësisht këtë reformë, pasi formalizimi i ekonomisë, siç e kanë treguar edhe vende të zhvilluara si Japonia dhe Gjermania, është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë,” thotë ai.

Përkundër disa analistëve të ekonomisë që mendoj se ky aksion do të ketë edhe pasoja negative, Jaka thotë se nuk sheh asgjë negative në këtë operacion. Përkundrazi, ne si shoqëri duhet të mësohemi të respektojmë ligjin dhe nëse ne nuk mësohemi të punojmë nuk do realizojmë asgjë as për veten tonë dhe as për të ardhmen e brezave tanë.

AAK: Policia e Kosovës duhet të jetë lider në Rajon

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në 16 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, uron të gjithë pjesëtaret e saj dhe shpreh gatishmërine e plotë në mbështetjen e policisë drejt profesionalizimit dhe zhvillimit të saj.

“Policia e Kosovës është njëra prej prej shtyllave më të rëndësishme të shtetit, prandaj qasja ndaj saj e institucioneve qendrore të Kosovës, duhet të fokusohet në përmirësimin e kushteve të punës për policinë” thuhet në komunikatën e AAK-së.

“Vizioni ynë është që Policia e Kosovës të bëhet lider në rajon, sidomos në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, dhe ky vizion kërkon ndërmarrjen e veprimeve reformuese, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështetjen më të madhe financiare dhe në pajisje teknike, si dhe miratimin e pakos sociale për zyrtarët policorë” thuhet më tej .

Në këtë ditë, me nderim të thellë i kujojmë policët e rënë në detyrë, dhe shprehim nevojën e mbështetjës së familjeve të tyre si dhe mbështetjen e policëve të lënduar në detyrë.
Sfidat e sigurisë në nivelin global e rajonal, shtrojnë domosdonë e forcimit dhe profesonalizimit të Policisë së Kosovës, duke e shndërruar atë në një garant të fortë të ruajtjes së rendit dhe të qetësisë publike, thuhet në komunikatën e AAK-së, me rastin e përvjetorit të Policisë së Kosovës.

Këshilla që do lehtësojnë rruajtjen e këmbëve

0

Nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që do e mbante një buzëqeshje në fytyrën tuaj përderisa rruani këmbët. Është periudha e verës dhe e keni patjetër!

Zbuteni lëkurën tuaj me vaj ulliri natën para rruajtjes, posaqërisht nënsqetullat, gjë që sjell iritim më të vogël dhe më pak dëmtime.

Qërojeni lëkurën që t`a pastroni nga yndyra dhe pisllëku, duke lejuar briskun e rrojes të depërtojë sa ma thellë.

Kujdes nga kremat dhe xhelet e rrojes që përmbajnë alkool apo aroma, ato mund të iritojnë lëkurën.

Aplikoni produkt para rrojes, që përdor lule mentolli për të mpirë lëkurën dhe aloe vera që të parandalojë skuqjen.

Përdorni brisk special të rrojes që është më preciz dhe më i mprehtë.

Shmanguni nga rruajtja në të thatë. Ndoshta do të dëshironit të kaloni hapin e kremës së rrojes dhe ujit, mirëpo ky është recepti kundër iritimit.

Për rroje më të mirë filloni nga fundi duke shkaur lartë duke u rruajtur kundër drejtimit të qimeve.

Konsideroni të rruheni nga gjunjët poshtë, posaqërisht që tani minifundet janë moda më e kërkuar- kush do e kuptojë?

Rruajuni në fund të dushit tuaj kur uji i ngrohtë ka zgjeruar poret dhe qimet janë më afër lëkurës.

Zëvendësoni briskun e rrojtjes me briska që janë me ofertë auto-furnizuese, çdoherë që keni nevojë do të furnizoheni me postë.

Të trajtoni qimet e rritura brenda lëkurës, hidratoni mirë pas dushit që të zvogëloni mundësinë e irritimit.

Kompresim i ftohtë menjëherë pas rrojes. Do e ndihmojë reduktimin e skuqjes dhe kruajtjen.
Nëse gjithçka dështon, lerini qimet të rriten!

Kujdes “PO T’SHOH”!!!

0

“Po t’shoh” është skulpturë e cila përmes metaforës me kamera synon vetëdijësimin lidhur me veprimet
dhe sjelljet tona në publik.

Të prirur për tu sjellur në mënyrë “të duhur” kur të tjerët na shohin, kamerat paraqesin vëmendjen e
jashtme si shkak që ndryshon sjelljen tonë në momente kur vëzhgohemi nga të tjerët.
“Po T’shoh” është vepër e artit urgjent i cili nuk ka për qëllim që të inqizoj e të cenoj në privatësinë e njerëzve. Kamerat e vendosura në skulpturë do ta ndriqojnë hapësirën vetëm atëherë kur do të ketëlëvizje në afërsi të skulpturës.

Të jemi të vetëdijshëm për hapësirat tona publike dhe të kujdesemi për to edhe atëherë kur nuk na sheh
askush – është mesazhi të cilin e përcjellë autori përmes kësaj skulpture provokuese

Artisti i kësaj skulpture Leutrim Fishekqiu tha se kjo vepër nuk është dekor për ta zbukuruar këtë hapësirë sepse ironikisht siq po e shihni ajo vetë është e bukur.

” Ideja e skulpturës është të provokoj e të vetëdijesoj sepse shoqëria jonë ende ka nevojë për vetëdijesim sa i përket mbrojtjes së natyrës. Mos tëharojmë se natyra nuk ka nevojë për ne por ne kemi nevojë për te. Po shpresoj që kjo sculpturë do të qëndrojë sa më pak në këtë hapësirë jo pse dua që të vidhet apo të shitet për hekur por se ne do të vetëdijesohemi që ta pastrojmë dhe ta kthejmë në gjendjen e mëparshme, potencoi artisti” u shpreh Leutrimi.

2

unnamed (5)

Bono, gjatë turneut kujton edhe refugjatët

0

Publikuar: 2015-09-06 08:45:24Madje, në këngën “In the name of love” ai ka ndryshuar tekstin nga “Një burrë i larë në një plazh pa njerëz” ai e ka kthyer në “Një djalë….”, kjo për të kujtuar Aylan Kurdi – djaloshin që humbi jetën para pak ditësh dhe që u bë lajmi kryesor i medieve nëpër botë.
Legjenda Bono ka nisur kësisoj turneun e tij të radhës. Në një koncert në Itali në kuadër të turneut “Innocence + Experience”, ai ka folur dhe është solidarizuar edhe me refugjatët sirianë.
“Duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje” ka thënë ai.

Madje, në këngën “In the name of love” ai ka ndryshuar tekstin nga “Një burrë i larë në një plazh pa njerëz” ai e ka kthyer në “Një djalë….”, kjo për të kujtuar Aylan Kurdi – djaloshin që humbi jetën para pak ditësh dhe që u bë lajmi kryesor i medieve nëpër botë.
Ndërsa kënga u kthye në “Where the Streets Have No Name”, ai bëri të qartë edhe më shumë qëllimin.
“Çfarë doni?”, pyeti turmën.
“Një Evropë me zemrën dhe kufijtë e saj të mbyllur për mëshirë, apo një Evropë me zemrën e saj të hapur? Çfarë doni? Një vend të quajtur shtëpi”

10 mijë refugjatë arrijnë në Austri gjatë natës,8 mijë në Gjermani

0

Rreth 10,000 refugjatë janë pranuar në Austri prej se qeveria austriake së bashku me Gjermaninë vendosën të hapin kufijtë për refugjatët, pas gjendjes së tendosur që u krijua në Hungari me ndaljen e qarkullimit të trenave.

Sipas raporteve të medieve të huaja, shumica e refugjatëve kanë arritur gjatë natës, dhe se shumica e tyre (rreth 8,000) kanë vazhduar rrugëtimin drejt Gjermanisë me anë të trenave, dhe rreth 1,500 prej tyre janë ndalur në Vienë duke pritur për transport, transmeton Indeksonline.

Në mengjesin e sotëm, një tren që barte rreth 400 refugjatë është nisur drejt Gjermanisë nga Austria.
Ndërkaq, mes atyre që kanë arritur në Vienë, ka edhe prej tyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë hospitalizuar për shkak të kushteve të rënda që janë ekspozuar gjatë udhtimit