Apple do të krijojë një bateri për iPhone që zgjatë me javë

0

​Cili është shqetësimi juaj nr.1 në lidhje me celularët e mençur? Shanset janë se ju do të thoni “bateria”. Shumica e celularëve të mençur sot, mezi mund ta mbajnë baterinë një ditë – dhe atë duke mos e përdorur celularin shumë.

Por, Apple është duke kërkuar për ta rregulluar këtë problem me një patentë të re, të cilën e ka paraqitur në muajin mars dhe e ka botuar me 3 shtator.
Patenta parashikon një sistem të përbërë nga qeliza të karburantit, që e konverton karburantin në energji elektrike, një ndërfaqe për një pajisje portative (për shembull celular) dhe një kontrollues që monitoron gjendjen e qelizave të karburantit dhe që e kontrollon atë, transmeton Lajmi.net.

Sa i përket patentës, për burimet e mundshme të karburantit për këtë lloj baterie përmendet litiumi hidrid dhe përzierja e ujit me hidrogjen të lëngët.

Patenta thotë se një qelizë e karburantit me hidrogjen mund të “mundësojë funksionimin e vazhdueshëm të një pajisje portative elektronike për disa ditë ose edhe për disa javë”, pa e rimbushur atë.

Si gjithmonë, paraqitja e një patente nuk do të thotë se ne së shpejti do të shohim një produkt të Apple me këtë lloj teknologjie. Por, të paktën, dorëzimi i kësaj patente tregon se Apple është shumë e interesuar në këtë teknologji, për t’i ndezur shpresat se një iPhone mund të ketë një bateri të tillë në të ardhmen.

Pasionet që do t’ju bëjnë më të zgjuar

0

Gjatë një periudhe kohe, besohej se njerëzit ishin të lindur me një nivel të caktuar inteligjence dhe më e mira që mund të bënin ishte të jetonin sipas potencialeve të tyre.

Tani shkencëtarët kanë provuar se në fakt ne mund t’i rrisim potencialet tona dhe të shijojmë më tepër këtë proces. Ne e dimë se mund të mësojmë më shumë falë aftësive të reja dhe ta nxisim trurin të funksionojë më shpejt dhe më mirë.

Ja cilat janë shtatë pasionet që do t’ju bëjnë më të zgjuar dhe arsyeja përse ndodh kjo.

Nëse luani një instrument
Nëse luani muzikë, kjo ndihmon krijimtarinë, aftësitë analitike, gjuhësore, matematike, përmirëson ndjeshëm aftësitë motorike në tru dhe të tjera si këto. Ndërsa të gjitha këto përbëjnë avantazhe të mëdha, disa njerëz argumentojnë se edhe loja në skuadra sportive sjell të njëjtën gjë.

Por nëse luani një instrument muzikor, kjo forcon lidhjen e trurit duke krijuar më tepër lidhje midis hemisferave. Ky lloj përmirësimi ndihmon në aftësi më të mira ekzekutive, kujtesë, zgjidhje të problemeve dhe funksionim më të mirë të trurit pavarësisht moshës.

Lexoni çdo gjë
Përfitimet nga leximi pavarësisht asaj që preferoni të lexoni, janë shumë të mëdha. Leximi redukton stresin, ju bën të ndiheni më mirë për veten dhe rrit tre lloje inteligjence: emocionale, fluide dhe të kristalizuar.

Kjo ndihmon që të zgjidhni më mirë problemet, të bashkoni lloje të ndryshme dijesh dhe të gjeni rrugët për të kuptuar më mirë procese të caktuara. Gjithashtu leximi ju ndihmon të interpretoni dhe t’u përgjigjeni ndjenjave të njerëzve.

Në punë kjo përkthehet në kuptim më të mirë të atyre që ndodhin dhe në aftësi më të mira menaxhuese.

Stërvitja e rregullt
Nëse stërviteni me raste, nuk do t’ju ndihmojë aq shumë sa stërvitja e vazhdueshme. Kjo e fundit është shumë efektive, sepse qelizat janë të karikuara me një proteinë që ndihmon me kujtesën, mësimin, përqendrimin dhe kuptimin. Gjithashtu, kësaj gjendjeje i referohemi si mprehtësia mendore.

Disa shkencëtarë spekulojnë se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore ka efektin e kundërt dhe e bën trurin tonë të ndihet i mjegulluar.

Mësimi i një gjuhe të re

Harrojeni zgjidhjen e mistereve për të përmirësuar kujtesën. Mësoni një gjuhë të re në vend të kësaj. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që dinë më shumë se një gjuhë, janë më të mirë për të zgjidhur lojëra misteresh sesa ata që flasin vetëm një gjuhë. Nëse mësoni me sukses një gjuhë të re, kjo bën që truri të funksionojë më mirë në detyrat që i ngarkoni. Këtu përfshihen edhe aftësitë tipike ekzekutive si planifikimi dhe zgjidhja e problemeve.

Testoni mësimin kumulativ
Shumë studentë inteligjentë në gjimnaz i ushtrojnë vetes presion që të mësojnë një grup të caktuar njohurish për një periudhë të dhënë. Kjo ka rezultat, por në fakt këto njohuri harrohen shumë shpejt. Një studim ka zbuluar se duhet të përdorim mësimin përmes mbledhjes ose grumbullimit të të dhënave për të pasur efekt më të mirë afatgjatë. Aplikoni këtë lloj mësimi në jetën tuaj të përditshme për të mbledhur ngadalë copëzat e nevojshme të njohurive dhe do të kuptoni se është një pasion i koleksionimit të dijes që sjell shumë përparësi.

Stërviteni trurin
Çdo lloj loje që nga Sudoku, te formueset dhe videolojërat ju ndihmojë të rrisni neuroplasticitetin. Kjo ndihmon në hapjen e shumë mundësive të reja lidhjesh në trurin tuaj, gjë që çon në gjetjen e rrugëve të reja për të zgjidhur problemet më shpejt dhe më mirë. Përfitoni nga çdo lojë e mundshme për t’i dhënë trurit një pamje të re të sjelljes dhe emocioneve.

Meditimi
Në vitin 1992, Dalai Lama ftoi shkencëtarin Richard Davidson të studiojë valët e trurit të tij gjatë meditimit për të kuptuar nëse ai gjeneronte ndonjë valë specifike me anë të komandës. Rezulton se kur ai dhe murgjit e tjerë u përqendruan në një mendim të vetëm, gjendja e tyre mendore u thellua më shumë drejt atij mendimi. Nëse edhe ju keni pasion meditimin, atëherë kjo do të thotë se mund të kontrolloni valët tuaja të trurit dhe të keni më tepër fuqi të mendjes në dorën tuaj.

Neymar kërcënon trajnerin Dunga

0

Neyamr ka insistuar se ai nuk lejon që të qëndroj në bankën rezervë.

Sulmuesi i Brazilit, Neymar ka insistuar se ai nuk pranon që të jetë rezervist, pas lënies jashtë nga formacioni i parë në miqësoren kundër Kosta Rikës nga trajneri Carlos Dunga.
Ai tha se kjo është dicka me të cilën nuk është mësuar dhe se nuk do të mësohet, pasi punon shumë që të luaj cdo ndeshje.

“Të qëndroj në bankën rezervë nuk është diçka që jam mësuar dhe nuk do të mësohem me diçka të tillë. Unë dua të luaj dhe gjithmonë punoj shumë që të jem në formacionin e parë”, tha Neymar për ESPN Brasil.

Brazili të martën do të luaj ndeshjen e ardhshme kundër SHBA’së dhe mbetet të shihet nëse kjo deklaratë do të ndikoj te trajneri Dunga.

SHBA-të, të shqetësuara për lëvizjet ushtarake të Rusisë në Siri

0

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë të ditur homologut të tij rus gjatë së shtunës se, Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara në lidhje me raportet që flasin për një grumbullim masiv ushtarak të Moskës në Siri, lëvizje kjo e parë gjerësisht me synimin për të forcuar radhët e Presidentit Bashar al-Assad.

Autoritetet amerikane gjatë gjurmuar “hapa shqetësuese përgatitore”, përfshi këtu transportin e njësive parafabrikate të banimit për qindra njerëz në një fushë aeroplanësh në Siri, gjë që mund të sinjalizojë edhe gatishmërinë e Rusisë për të dërguar atje asete të kapacitetit të rëndë ushtarak atje, tha një zyrtar i lartë amerikan për “Reuters”.
Zyrtari, i cili ka dashur të ruajë anonimitetin, tha se synimet e sakta të Moskës mbeten ende të paqarta, por se Kerry i ka telefonuar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të mos lënë dyshime mbi pozicionin e Amerikës.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit u bëri jehonë mediave, që sugjerojnë “një përgatitje ushtarake të pashmangshme dhe të zgjeruar të Rusisë”.
“Kryediplomati e bëri të qartë se, nëse raporte të tilla janë të vërteta, këto veprime mund të përshkallëzojnë edhe më tej konfliktin, do të çojn ëmë shumë humbje jetësh të pafajshme, do të rrisë fluksin e refugjatëve dhe do të rrezikojë mbi të gjitha konfrontime me koalicionin kundër Shtetit Islamik që operon në Siri”, bëri të ditur DASH.
Veprimet e Rusisë mund të sinjalizojnë gjithashtu një përpjekje të intensifikuar në mbështetje të Assadit, një aleat i përhershëm i Rusisë, i cili ka parë t’i ikë nga kontrolli një pjesë e mirë e territorit të Sirisë, pas thuajse më shumë se 4 vitesh luftë civile.

Tiranë:Kamerieri grusht klientit se kërkoi kuponin tatimor

0

Kamerieri godet me grusht klientin se kërkoi kuponin tatimor. Ngjarja është shënuar dje, 5 shtator 2015, në një lokal të Tiranës. Policia arrestoi kamerierin por dhe administratorin e lokalit.

22 vjeçari Emiljano Maliqi nga Erseka por me banim në Tiranë, “i cili punon si kamerier ne lokalin “Erlin” ka goditur me grushte shtetasin S.H i cili ishte klient në lokal sepse i ka kërkuar kuponin tatimor kamerierit. Nga kontrolli ushtruar në subjektin “Erlin shpk” në bashkëpunim me Inspektorët e Tatimeve dhe Seksionin Per Krimin Ekonomik Financiar rezultoi se ky subjekt nuk lëshonte kupon tatimor duke iu shmangur detyrimeve tatimore” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës të shpërndarë më 6 shtator 2015.

Operacioni u kodua “Kuponi tatimor” dhe në pranga përfundoi dhe Dritan Jonuzi, 38 vjeç, lindur ne Tirane, e banues ne Tirane, administrator i shoqërisë “ERLIN sh.p.k”.

Materialet ne ngarkim te këtyre dy shtetaseve i kaluan Prokurorisë per veprat penale “Fshehje te ardhurave” “Punësim i paligjshëm” “plagosje e lehte dhe prishje e qetësisë publike.

"Popullata nuk duhet të alarmohet për rastet e prekura me kancer"

0

Në tetë-mujorin e parë të vitit 2015, në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, numri i të prekurve me kancer ka shënuar një rritje të lehtë.

Rastet më të shpeshta të cilat po paraqiten në Klinikën e Onkologjisë janë të prekurit me kancer të mushkërive, kancer të gjirit dhe kancer i traktit gastrointestinal, bën të ditur shefi i Klinikës së Onkologjisë Ekrem Hyseni në një intervistë për KosovaPress.

Furnizimi me barnat e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë, është 99 për qind, kjo përqindje sipas shefit të Klinikës së Onkologjisë nuk është e mjaftueshme.

Hyseni tha se popullata nuk duhet të alarmohet, pasi që nuk ka shtim të rasteve të të prekurve me kancer.

Në këtë klinikë ka mungesa të disa barnave të cilat edhe po dëmtojnë buxhetin e pacientëve. Por këtë vit furnizimi me barna sipas shefit të Klinikës së Onkologjisë ka qenë 99 për qind.

Në grupin e kacereve që shfaqet më së shpeshti është kanceri i mushkërive, e kjo sipas Hysenit po vjen si pasojë e pirjes së duhanit. Ai thotë se në rast të zvogëlimit të pirjes së cigares, zvogëlohet edhe numri i rasteve. Moshat më të prekura nga kjo sëmundje mbeten mosha mbi 55 vjet, por që ka raste ku preken edhe moshat më të reja.

Reparti i Kimioterapisë në Klini kën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është duke funksionuar me dy salla. Hyseni tha se edhe përkundër asaj që gjithmonë kërkohen kushte më të mira kjo klinikë po ofron ndihmë për të gjithë pacientët.

Sa i përket aparaturave të radioterapisë Hyseni tregon se janë po të njëjtin nivel me regjionet, ndërsa me listën e pritjeve të pacientëve klinka është më mirë se sa vendet e rajonit

Klinika e Onkologjisë ka në funksion dy aparatura të radioterapisë të quajtura Lena.

Ofrimi i shërbimeve, aparatura të reja, shtimi i hapësirave për shërbim të pacientëve, janë disa nga problemet me të cilat po përballet klinika.

Klinika e Onkologjisë në vitin 2016 do të ketë në funksion sistemin e radioterapisë, i quajtur IMRT, sistem ky më i avancuar i cili përdoret për dy patologji kryesore, atë të sistemit të kokë-qafës dhe prostatës. Ky sistem i ri do të fillojë me kokë-qafën , e për këtë stafi i klinikës është duke u trajnuar në Gjermani

Xhensila publikon klipin me Mozzik (VIDEO)

0

​Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar klipin e këngës së re “Ama Dorën”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me reperin Mozzik.

Muzikën e kanë realizuar të zakonshmit Zapp&Chriss, tekstin e ka shkruar Mozzik ndërsa për master është përkujdesur Darko Dimitrov.

https://youtu.be/1u1fvaFEmiE

Britania kërkon të heqë dorë nga Evropa

0

Shumica e popullsisë britanike do të votonin për të lënë Bashkimin Evropian në prag të krizës së emigrantëve që përfshiu kontinentin.

Këtë e ka zbuluar një sondazh i bërë përgjigjet e të cilit kanë rezultuar shokuese në një farë mënyre, shkruan Daily Mail.

Nëse një referendum do të mbahej këto ditë për të zgjedhur nëse duhet të qëndrojnë apo të largohen nga Bashkimi Europian, 51% e britanikëve do të votonin për t’u larguar.

Ky sondazh pason një varg të tjera sondazhezh gjatë viteve të fundit të cilat gjithmonë kanë dalë pro Europës.

Sondazhi gjithashtu zbuloi mbështetjen e fuqishme për qëndrimin e David Cameron ndaj kancelares Angela Merkel që i ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të marrë pjesë në strehimin e emigrantëve.

Rritja e mbështetjes publike erdhi pasi vetë kryeministri anglez i tha Merkelit në fytyrë: “Mund të largohem nga Europa”.

Mustafa: Zhvillimi i vendit është me prioritet mbi prioritete

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se viti 2015 është vit i sfidave dhe vendimeve të mëdha, duke filluar nga vendimi për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, Shënjimi i kufirit me Malin e Zi, dialogimi dhe arritja e marrëveshjes për pjesën më të ndjeshme të Marrëveshjes së Parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka theksuar gjithashtu se në ditët në vijim janë në kërkim të mënyrës më të mirë për të përmbyllë çështjen e transformimit të FSK-së në forcë mbrojtëse të vendit.

“Janë këto çështje, të cilat konsumojnë shumë energji dhe përqendrim të Qeverisë, krahas fokusimit tonë në drejtimin me prioritetet e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe uljes së varfërisë”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit.

“Reformat fiskale kanë krijuar balance të nevojshme në këtë fazë për të nxitë investimet, përmes lirimit nga tatimet doganore dhe TVSH nga importi i makinerisë, pajisjeve, teknologjisë informatike, lëndës së parë e cila nuk prodhohet në vendin tonë. Këto reforma, ka thënë Mustafa, do të kenë efekte sociale te lehtësimi i shportës së konsumit për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërkaq e mbajnë stabilitetin buxhetor” shtoi Mustafa.

“Marrëveshja e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është me interes sidomos të hapjes së mundësive për investime të cilat gjenerojnë zhvillim ekonomik, pa kufizime të rregullës fiskale që e aplikojmë për borxhin e jashtëm. Kjo do të mundësojë që në katër vitet e ardhshme të rekonstruktojmë hekurudhën e cila do të zbres dukshëm koston e transportit dhe do të jetë në shërbim të udhëtarëve dhe ekonomisë, do të zhvillojmë shumë projekte të infrastrukturës regjionale dhe të zgjerimit të sistemit të ujitjes së tokave bujqësore”, shprehet kryeministri.

Mustafa thekson se ligji për faljen e borxheve, përpos efekteve sociale, do të krijojë disiplinë dhe përkushtim të ri në përmbushjen e detyrimeve ndaj buxhetit dhe detyrimeve ndaj kompanive publike, të cilat u ofrojnë shërbime qytetarëve.

Qeveria, thotë Mustafa, ka përfunduar edhe Ligjin mbi garantimin e kredive për bizneset, si një prej komponentëve bazë të ligjeve që nxisin zhvillim ekonomik, kurse po punohet edhe në shtyllat tjera, atë të nxitjes së bizneseve të të rinjve dhe atyre të grave.

“Gjatë këtij muaji në Qeveri do të procedojmë me Ligjin mbi Investimet Strategjike, ligj ky që për herë të parë trajtohet në vendin tonë. Ky ligj do të krijoj hapësirë të marrëveshjes së drejtpërdrejtë me investitorët e jashtëm dhe të brendshëm dhe do të tejkaloj problemet procedurale, të cilat kanë dekurajuar investitorët e jashtëm të vijnë e të investojnë në vendin tonë”, shprehet më tej kreu i ekzekutivit.

Bashkëpunimi me bizneset, odat ekonomike dhe asociacionet e tjera të bizneseve, thotë Mustafa, është konkret dhe i përhershëm.

“Edhe pse efektet e këtyre masave, pritet të shihen më konkretisht në vitin 2016, vlen të konstatohet se ka përmirësime në rrethinën ekonomike edhe në këtë vit. Kanë rënë dukshëm normat e interesit për kreditë për biznese dhe për familje dhe janë rritë investimet e huaja të drejtpërdrejta si dhe numri i ndërmarrjeve të regjistruara me pronarë nga jashtë. Janë këto disa elemente të rëndësishme të cilat flasin se vendi ynë ka filluar të lëvizë në mënyrë konkrete në rrugën e rritjes ekonomike, të stabilitetit afatgjatë makroekonomik dhe atij buxhetor”, ka përfunduar kryeministri Isa Mustafa.

Jahjaga, Veseli dhe personalitete të tjera morën pjesë në koncertin kushtuar Nënë Terezës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe shumë personalitete tjera të jetës politike e institucionale të vendit, të artit, shkencës e kulturës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare e përfaqësive diplomatike në Prishtinë, drejtues të konfesioneve fetare dhe të ftuar të tjerë të shumtë, morën pjesë në koncertin kushtuar humanistes së madhe Nënë Tereza, i cili u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në këtë koncert u performuan vepra muzikore të kompozitorëve të njohur si dhe aktorë të shquar recituan vargje kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë.

Në përmbyllje të këtij koncerti, u interpretua Himni kushtuar Nënës Terezë, nga Inva Mula. Koncertin, si dhe krijimin e himnit të Nënës Terezë, ku ishin përfshirë artistë të shumtë të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, i inicoi dhe i organizoi gazetarja e njohur Dijana Toska