"Popullata nuk duhet të alarmohet për rastet e prekura me kancer"

TË FUNDIT

Në tetë-mujorin e parë të vitit 2015, në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, numri i të prekurve me kancer ka shënuar një rritje të lehtë.

Rastet më të shpeshta të cilat po paraqiten në Klinikën e Onkologjisë janë të prekurit me kancer të mushkërive, kancer të gjirit dhe kancer i traktit gastrointestinal, bën të ditur shefi i Klinikës së Onkologjisë Ekrem Hyseni në një intervistë për KosovaPress.

Furnizimi me barnat e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë, është 99 për qind, kjo përqindje sipas shefit të Klinikës së Onkologjisë nuk është e mjaftueshme.

Hyseni tha se popullata nuk duhet të alarmohet, pasi që nuk ka shtim të rasteve të të prekurve me kancer.

Në këtë klinikë ka mungesa të disa barnave të cilat edhe po dëmtojnë buxhetin e pacientëve. Por këtë vit furnizimi me barna sipas shefit të Klinikës së Onkologjisë ka qenë 99 për qind.

Në grupin e kacereve që shfaqet më së shpeshti është kanceri i mushkërive, e kjo sipas Hysenit po vjen si pasojë e pirjes së duhanit. Ai thotë se në rast të zvogëlimit të pirjes së cigares, zvogëlohet edhe numri i rasteve. Moshat më të prekura nga kjo sëmundje mbeten mosha mbi 55 vjet, por që ka raste ku preken edhe moshat më të reja.

Reparti i Kimioterapisë në Klini kën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është duke funksionuar me dy salla. Hyseni tha se edhe përkundër asaj që gjithmonë kërkohen kushte më të mira kjo klinikë po ofron ndihmë për të gjithë pacientët.

Sa i përket aparaturave të radioterapisë Hyseni tregon se janë po të njëjtin nivel me regjionet, ndërsa me listën e pritjeve të pacientëve klinka është më mirë se sa vendet e rajonit

Klinika e Onkologjisë ka në funksion dy aparatura të radioterapisë të quajtura Lena.

Ofrimi i shërbimeve, aparatura të reja, shtimi i hapësirave për shërbim të pacientëve, janë disa nga problemet me të cilat po përballet klinika.

Klinika e Onkologjisë në vitin 2016 do të ketë në funksion sistemin e radioterapisë, i quajtur IMRT, sistem ky më i avancuar i cili përdoret për dy patologji kryesore, atë të sistemit të kokë-qafës dhe prostatës. Ky sistem i ri do të fillojë me kokë-qafën , e për këtë stafi i klinikës është duke u trajnuar në Gjermani