Katër mijë klerikë sot në Tiranë në “Lutjen e Paqes”

0

“Lutja e Paqes” një eveniment i rëndësishëm botëror këtë vit do të organizohet në Tiranë. Aktiviteti do të fillojë sot dhe do të zgjasë 3 ditë (6,7,8 shtator) dhe do të mbledh në Tiranë 4 mijë klerikë të besimeve të ndryshme fetare dhe personalitete të njohura botërisht nga fusha e fesë, politikës, artit, shkencës etj.

Për organizimin e këtij eventi do të angazhohen të gjitha ministritë dhe njëherësh edhe institucione të tjera. Organizimi treditor i këtij aktiviteti do t’i kushtojë shtetit shqiptar 83 milionë lekë të reja.

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka thënë se janë 4 mijë të ftuar që do të vijnë në Shqipëri në këto data të organizimit të “Lutjes së Paqes” dhe se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Klosi tha se jo pa qëllim sivjet u zgjodh Shqipëria si vend organizues i këtij eventi, pasi pas Vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, pikërisht shtatorin e kaluar vlerat e tolerancës fetare në Shqipëri frymëzuan edhe organizatorët e këtij eventi.

Ky aktivitet sipas ministrit do të jetë edhe një mundësi e mirë për promovimin e turizmit shqiptar dhe vlerave kulturore e fetare që ka Shqipëria.

Spanjë: Horor në një reli, së paku 6 të vdekur(Video)

0

Së paku gjashtë njerëz kanë vdekur kurse dhjetëra të tjerë janë plagosur kur një garues i relit ka dalë nga staza me makinën e tij dhe është përplasur me tribunat ku ishin shikuesit.

Në mesin e viktimave në relin “La Korunja“, që po mbahej në qytetin Karal në veriperëndim të Spanjes, ka vdekur edhe një grua shtatzëne dhe një fëmijë tetëvjeçar.

Njoftohet se shkaktare e incidentit ka qenë shpejtësia shumë e madhe e garuesit i cili nuk ia ka dalë ta mposhtë kthesën e rrezikshme.
Merret vesh se organizatori ka ndërprerë këtë reli kurse policia po heton numrin e saktë të të vdekurëve dhe të lënduarëve./21 Media

https://youtu.be/RKsSewsI2dA

Miranda Kerr nuk i ndahet palestrës

0

Gjatë gjithë javës ajo ka qenë shumë e përkushtuar për trupin e saj.Këtë e kanë treguar fotot e shpërndara në rrjetet sociale nga ish-modelja Miranda Kerr, ku shumica e tyre janë me vegla palestre apo pishinë.

Këtë të shtunë, mamaja e një fëmije, Kerr i tregoi fansave të saj se si e mban atë pamje trupore të mrekullueshme.

Ish-modelja e Victoria’s Secret ka treguar se është edhe shumë e kujdesshme për shëndetin e fytyrës.

“Ushtrimet fizike, joga dhe ushqimi i mirë janë thelbi i të jetuarit mirë,” tha 32 vjeçarja.

 

​7 mijë refugjatë deri më tani kanë arritur në Gjermani(FOTO)

0

“Të gjithë refugjatët duan në Gjermani”, shkruajnë sot mediat gjermane në raportet e tyre duke konsideruar se rreth 7 mijë refugatë kanë arritur vetëm sot në Gjermani.

Mijëra refugjatë kanë ë mbërritur në Gjermani dhe Austri pasi u larguan nga vendet e e Lindjes së Mesme të shkatërruara nga lufta.

500 refugjatët e parë arritën në Mynih me trena specialë nga Vjena, Nikelsdorfi dhe Salsburgu, pasi humbën shpresat për vendosje përfundimtare në Hungari.

Ata ishin drejtuar në Budapest në kërkim të azilit, dhe duke qenë se nuk u pranuan marshuan edhe 110 milje të tjera drejt kufirit me Austrinë .

Shumë të tjerë u mashtruan dhe u dërguan në kampe të caktuara emigrantësh ku kishin frikë se do të përballeshin me reprezalje nga zyrtarët e ekstremit të djathtë të vendit.

Sot pasdite (5 shtator) autoritetet hungareze përdorën autobusë për të transportuar emigrantët e mbetur.

Në stacionin hekurudhor të Mynihut, familjet u panë pas shumë kohësh duke buzëqeshur pasi përshëndetën ndihmësit që u shpërndanë ushqime dhe ujë.

Mijëra prej tyre do të regjistrohen në vend, pasi Angela Merkel i ftoi ata të vendosen atje.

Llogaritet se Gjermanisë do t’i duhen 10 miliardë euro për refugjatët.

.

 

Ronaldo në Instagram: Zbritëm në Tiranë

0

Në prag të ndeshjes së kombëtares së Shqipërinë me Portugalinë, që dot ë zhvillohet të hënën e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në Instagram duke shkruar “Zbritëm në Tiranë, Shqipëri”

Kapiteni i Portugalisë kësaj radhe do të jetë në formacionin e luzitanëve pas mungesës së ndeshjes së parë, të cilën Shqipëria e fitoi 0-1.

Për momentin Portugalia është në vend të parë, e ndjekur pas nga Danimarka e Shqipëria.

Beqiraj e kalon në epërsi Malin e Zi

0

Futbollisti nga Kosova Fatos Beqiraj ka shënuar një gol në ndeshjen që Mali I Zi është duke luajtur me Lihtenshtajnin në Podgoricë.

Beqiraj ka shënuar në minutën e 40 të pjesës së parë.

Jahjaga: HardhFest dëshmon traditën e lashtë të kosovarëve(FOTO)

0

Që nga dita e sotme është hapur festa e vjeljes së rrushit, e njohur si HardhFest. Kjo festë këtë vit shënon 14 vjetorin dhe do zgjasë dy ditë.

Për festimin sa më të mirë të kësaj dite, janë përkujdesur ministria e bujqësisë, komuna e Rahovecit dhe shoqata e vreshtarëve.

Fillimi i kësaj feste u bë me prerjen e kalaveshit të rrushit nga presidentja Atifete Jahjaga, ministri Memli Krasniqi dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Afrim Sharku nga shoqata e vreshtarëve, me këtë rast u dëshiroi mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Kosovës, në Rahovec për të festuar sa më mirë këtë festë. Sipas tij, kjo festë këtë vit është përgatitur në mënyrë madhështore.

“Kam nderin që në emër të këshillit organizativ dhe në emër të buqëve të komunës së Rahovecit, të iu dëshirojmë mirëseardhje në edicionin e 14-të të festës së vjeljes së rrushit. Ky edicion dallon prej edicioneve më parë, sepse ka një dimenzion më të gjërë sepse pos promovimit dhe marketingut të rrushit dhe produkteve të rrushit, ka edhe dimension artistik dhe dimension bamirës. Në këtë edicion marrin pjesë 43 piktorë të artit pamor nga Gjermania, Belgjika, Bullgaria dhe Kosova…ky edicion dallon edhe në aspekte tjera, të cilat e kanë bërë ë madhështorë në organizimin e tij, ku janë bashkangjitur të gjitha strukturat e komunës së Rahovecit prej të rinjëve dhe ekspertëve të marketingut, projeksionit tredimensional dhe gjitha fushave tjera”, tha Sharku.

E pranishme në këtë festë ishte edhe presidentja Atifete Jahjaga. Ajo më këtë rast tha se kjo festë dëshmon traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit.

“Kjo është një festë më e rëndësishme e stinës, që dëshmon një traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit t ë kësaj toke kaq të vlefshme të shtetit tonë. Prandaj, ndjehem e nderuar që sot po marr pjesë në këtë festë jo vetëm tuajën, jo vetëm të komunës suaj por të gjithë shtetit tonë. Po bëhemi kështu pjesë e një tradite, që i gëzohet mirëqenies për të gjithë. Vjelja e rrushit nuk është vetëm një festë e zakonshme dhe as vetëm një shënim i një tradite të kësaj ane por një fillim i vitit të mbarë për familjet tuaja dhe përgjithësisht për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë. Për Rahovecin sot është një ditë e veçantë kur përmblidhet puna e muajve të tërë të dhimbshëm dhe të mundimshëm”, tha Jahjaga.

Kurse, i pari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se këtë ditë Rahoveci hap dyert për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Jemi mbledhur sot që të shënojmë një akt të veçantë, fillimin e vjeljes së rrushit magjik, që rr it toka jonë. I cilësuar si mbreti i tavolinës, rrushi sot na bashkon rreth tavolinës së madhe në konak të Rahovecit. Qyteti ynë sot ka hapur dyert për të gjithë Kosovën dhe më gjerë…kjo festë na jep mundësinë të takohemi me njëri tjetrin, të argëtohemi, të shkëmbejmë përvojat. Mbi të gjitha, të kujtojmë të parët tanë që merreshin me këtë veprimtari, de të falënderojmë bujqit tanë të vyer që po vazhdojnë të mos e kursejnë veten për të na ofruar mundësinë që ta shijojmë këtë fryt të ëmbël”, tha Vehapi.

Ministri i bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili tha se këtë festë do ta transformojnë në festë të vërtetë, e cila ka traditë të lashtë.

“Sa herë që secili prej nesh vjen në Rahovec, padyshim që është një kënaqësi, por sot është një kënaqësi edhe më e madhe sepse kemi ardhur këtu për të shënuar njëdi të të rëndësishme, për të filluar sezonin e vjeljes së rrushit. Kjo festë të cilën sot po e shpallim të hapur dhe e cila do të zgjasë për dy ditë me radhë, me të vërtetë është një festë që ka një traditë shumë të gjatë në kuptimin e saj formal të viti i 14të i kësaj feste, por realist ky vit shënon një fillim të ri për këtë festë. Nga ky vit ne besojmë që këtë traditë, ashtu siç është bërë edhe me punën e mrekullueshme të këshillit organizativ dhe të qindra vullnetarëve nga qyteti i Rahovcit dhe nga qytetet tjera do ta transofrmojmë në një festë të vërtetë”, tha Krasniqi.Në fund të kësaj ceremonie u ndanë edhe disa shpërblime për vreshtarët më të mirë. Ata të cilët u shpërblyen ishin Enver Sokoli, Enver Haxhimustafa, besim Shala dhe Beadin Limanmera. Festa vazhdon me shumë aktivitete, këngë e verë.

jahjag0

jahjaga1

jahjaga2

jahjaga3

jahjaga4

Unazat dërgohen me dron në dasmë (Video)

0

Xhirimet me fluturake apo dron, tashmë janë bërë trend në shumë vende të botës. Ato tani shfrytëzohen për xhirime të ndryshme, përfshirë këtu edhe ceremoni martesore. E kur jemi tek festat familjare, në një ceremoni martesore në Shtetet e Bashkuara, unazat janë dërguar me dron./21Media

Vriten 10 ushtarë në Jemen

0

Dhjetë ushtarë të Arabisë Saudit janë vrarë kur një raketë nga radhët e rebelëve goditi një depo të municionit në Jemen, ka njoftuar një zëdhënës i ushtrisë.

Konfirmimi vjen një ditë pasi, Emiratet Arabe njoftuan se kanë humbur 45 ushtarë në të njëjtin incident të datës 4 shtator. Edhe pesë ushtarë të Bahreinit është konfirmuar se kanë humbur jetën në këtë incident.

Kjo shënon edhe humbjen më të madhe për koalicionin, i cili udhëhiqet nga Arabia Saudite, e cila po lufton kundër grupit Huthi në Jemen, që nga marsi.
Sipas statistikave të fundit të Kombeve të Bashkuara rreth 4500 njerëz, përfshirë së paku edhe 2100 civilë-kanë humbur jetën deri tash.

Gjermania 'ia jep vizën' 75 mijë azilantëve për Ballkan

0

Gjermania do të refuzojë rreth 75 mijë kërkesa për azil të njerëzve nga Evropa Verilindore, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e depërtimit për ata vendet e të cilëve konsiderohen të sigurta.

Kjo do të bëhet në mënyrë që administrata gjermane t’u kushtojë vëmendje refugjatëve nga Siria dhe Iraku.

Gazeta “Der Spiegel” bën të ditur se së paku 10 mijë të huaj janë depërtuar nga Gjermania që nga fillimi i vitit, nga të cilët shumica janë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.

Gjermania këtë vit pret fluks prej rreth 800 mijë refugjatëve çka është katër herë më e madhe se në vitin 2014.

Drejtori i agjencisë federale për refugjatë Manfred Shmit ka thënë se autoritetet deri në fund të vitit do të japin vendime për së paku 75 mijë kërkesa për azil, të cilat i kanë deponuar refugjatë nga Ballkani Perëndimor dhe se shumica e tyre do të refuzohen.

Në agjendën e Gjermanisë është zgjerimi i vendeve që konsiderohen të sigurta qka do të thotë se hiqet e drejta për azil të qytetarëve të këtyre shtete, në të cilat sigurt se do të jenë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.