“Të gjithë refugjatët duan në Gjermani”, shkruajnë sot mediat gjermane në raportet e tyre duke konsideruar se rreth 7 mijë refugatë kanë arritur vetëm sot në Gjermani.
Mijëra refugjatë kanë ë mbërritur në Gjermani dhe Austri pasi u larguan nga vendet e e Lindjes së Mesme të shkatërruara nga lufta.
500 refugjatët e parë arritën në Mynih me trena specialë nga Vjena, Nikelsdorfi dhe Salsburgu, pasi humbën shpresat për vendosje përfundimtare në Hungari.
Ata ishin drejtuar në Budapest në kërkim të azilit, dhe duke qenë se nuk u pranuan marshuan edhe 110 milje të tjera drejt kufirit me Austrinë .
Shumë të tjerë u mashtruan dhe u dërguan në kampe të caktuara emigrantësh ku kishin frikë se do të përballeshin me reprezalje nga zyrtarët e ekstremit të djathtë të vendit.
Sot pasdite (5 shtator) autoritetet hungareze përdorën autobusë për të transportuar emigrantët e mbetur.
Në stacionin hekurudhor të Mynihut, familjet u panë pas shumë kohësh duke buzëqeshur pasi përshëndetën ndihmësit që u shpërndanë ushqime dhe ujë.
Mijëra prej tyre do të regjistrohen në vend, pasi Angela Merkel i ftoi ata të vendosen atje.
Llogaritet se Gjermanisë do t’i duhen 10 miliardë euro për refugjatët.
![]()
. |













