Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe shumë personalitete tjera të jetës politike e institucionale të vendit, të artit, shkencës e kulturës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare e përfaqësive diplomatike në Prishtinë, drejtues të konfesioneve fetare dhe të ftuar të tjerë të shumtë, morën pjesë në koncertin kushtuar humanistes së madhe Nënë Tereza, i cili u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Në këtë koncert u performuan vepra muzikore të kompozitorëve të njohur si dhe aktorë të shquar recituan vargje kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë.
Në përmbyllje të këtij koncerti, u interpretua Himni kushtuar Nënës Terezë, nga Inva Mula. Koncertin, si dhe krijimin e himnit të Nënës Terezë, ku ishin përfshirë artistë të shumtë të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, i inicoi dhe i organizoi gazetarja e njohur Dijana Toska
