Antenat satelitore në ndërtesat e Prishtinës, të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit, nuk do të jenë më të vendosura nëpër ndërtesa. Me iniciativën, tani më edhe me rregulloren e Komunës së Prishtinës, antenat satelitore do të largohen. Por jo të gjitha, disa prej tyre do të përdoren edhe për instalacione kulturore e artistike.

Antenat satelitore deri tani janë larguar nga Komuna e Prishtinës me kërkesën e qytetarëve. Siç thonë zyrtarë të komunës së Prishtinë, veçori e qeverisjes së komunës është qeverisja në bashkëpunim me qytetarët.
Iniciativa për Progres-INPO, ka vlerësuar punimet e komunës në largimin e antenave satelitore. Drejtori i INPO, Arbër Kadriu, thotë se satelitët rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se qytetarët nuk i mirëmbajnë këto antena, ndërsa ato ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.
Zyrtari për informim në Ko munën e Prishtinës, Xhevdet Pozhari, për KosovaPress thotë se nuk përjashtohet alternativa e kërkesës së komunitetit artistik që disa nga antenat satelitore të përdoren për instilacione kulturore.
Pozhari tregon se janë formuar grupet punuese, të cilat janë duke i analizuar rregulloren për Prishtinën pasi që kjo rregullore do të ngërthejë dhe do të rregullojë edhe çështje të tjera. Pozhari nuk dha afat ndonjë afat kohor për përfundimin e kësaj rregulloreje.