Sonte në Prishtinë në orën 20:00 duke filluar nga Sheshi Zahir Pajazit hapet HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike me paradën artistike “Hapu.me Prishtinën”.
Kjo Paradë artistike fillon me performancën e Prishtina Brass, ansambël tunxhi i përbërë prej profesionistëve, e kombinuar me drithërimat e emocioneve të parkurisitëve që do të përcjellin udhëtimin e HAPAVE të gjigantit të Festivalit. Ejani dhe hapuni bashkë me ne duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti, përgjatë bulevardit Nëna Terezë për të përfunduar në Sheshin Ibrahim Rugova për të vendosur gjigantin i cili do të hapë festivalin e sivjetmë të HAPU – Festivalit të Artit në Hapësirë Publike. Muzikë, akrobacion dhe rizbulim të hapësirës sonë të përbashkët të udhëhequr nga animatoret tona që do t’ju drejtojnë nëpër këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.
Ndërkaq Festivali vazhdon sonte nga ora 21:30 me tingujt e Ilir Bajrit dhe miqve të tij që do të hapin Programin e mbrëmjeve në parkingun e Teatrit ODA.
Festivali HAPU vazhdon edhe nesër, më 7 shtator në orën 19:30, rr. Fehmi Lladrovci – Hyrja në Mbikalim nga ana e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.
Aksion në hapësirë publike. Artisti Alban Muja ju fton të mbikaloni te rrethrrotullimi. Zhvendosje e adhuruesve te artit në një ambient që është ndërtuar për lëvizjen e qytetarëve që të paktën për një orë mbikalimi të ketë ‘mysafirët’ e vet. Shijojeni këtë eksperiencë premierë për ju, besojmë.
Ndërkaq në teatrin ODA, po kete dite, nga ora 20:45 do te percillet transmetimi televiziv i ndeshjes futbollistike Shqipëria – Portugalia. Ne keto ambiente do të jenë së bashku tifozë, artistë dhe publiku i Festivalit mund t’i ndjekin emocionet e e Shqipërisë para kualifikimit për Euro2016, dhe pas lojës:
Festivali HAPU përfundon nesër ne artisten dhe solisten Edona Reshitaj dhe grupin e saj .
HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike – organizohet nga Teatri ODA./21 Media
