Tre çmime për filmin “Ballkoni”, në Los Angeles

TË FUNDIT

Dy çmime të arta kanë shkuar për filmin “Ballkoni”, një për filmin më të mirë dhe tjetri për regjinë më të mirë, kurse ai i platinit ka shkuar për aktorin e filmit, Arben Bajraktaraj në Festivalin e Filmit “Cinerockom që është mbajtur së fundi në Los Angeles. Për çmimet ka njoftuar për KultPlus, aktori Sevdai Radogoshi, i cili ishte i pranishëm në këtë festival si i nominuar në kategorinë e aktorëve më të mirë të filmave të metrazhit të shkurtër
Sarandë Selimi
Ishte i nominuar për shtatë çmime dhe arriti të fitojë tre prej tyre. Ky është suksesi i fundit i filmit “Ballkoni”, që ka qenë pjesë e Festivalit të Filmit “Cinerockom”, në Los Angeles.
Sevdai Radogoshi, që ishte njëri nga të nominuarit e këtij festivali po qëndron në Los Angeles dhe për KultPlus ka treguar për sukseset e fundit të filmit “Ballkoni”. “Filmi “Ballkoni”, është shpërblyer me tre çmime dhe ishte fantastike”, ka thënë Radogoshi i cili edhe nëpërmjet fotografive ka treguar se dy çmime të arta i janë ndarë filmit “Ballkoni”, një për filmin më të mirë dhe tjetri për regjinë më të mirë, që i takon regjisores, Lendita Zeqiraj. Kurse çmimi i platinit ka shkuar për aktorin e këtij filmi, Arben Bajraktaraj.
Radogoshi më pas ka treguar se përpos çmimeve, filmi është pritur shumë mirë edhe nga publiku. “Jam befasuar për këtë arritje të filmit “Ballkoni”, sepse konkurrenca ka qenë shumë e madhe”, ka thënë ai duke shpjeguar se përgjatë kësaj gare ka pasur shumë emocione.
sevdai radogoshiSevdai Radogoshi me drejtorin e festivalit, Gabriel Schmidt

“Pasi isha përfaqësues i filmit, ishte një emocion i veçantë , pasi të gjithë aktorët e filmave të shumtë dhe të regjisorëve të famshëm botërorë më uronin për çmimet e filmit “Ballkoni””, ka thënë ai, duke treguar se është shumë i kënaqur me pritjen që i është bërë atje, duke specifikuar edhe kujdesin nga ana e drejtorit të festivalit, Gabriel Schmidt.
“Ishte një aventurë e mirë, dhe kjo falë punës së mrekullueshme të regjisores Lendita Zeqiraj”, ka thënë Radogoshi duke mos harruar të falënderojë edhe krejt ekipin e filmit, film i cili po vazhdon të shpërblehet në festivale të rëndësishme ndërkombëtare./KultPlus.com