Cristiano Ronaldo stërvitet në “Qemal Stafa”(FOTO)

0

Ylli i Portugalisë Cristiano Ronaldo ka shkelur mbi tapetin e blertë të “Qemal Stafës” për t’u stërvitur me kombëtaren e tij, në prag të sfidës së nesërme në “Elbasan Arena” me Shqipërinë.

Prania e tij ka ndezur zemrat e tifozëve shqiptare.

Ronaldo është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

 

"Kombëtarja e shqiptarëve nuk përfaqëson Shqipërinë"

0

Sigurisht edhe unë gëzohem që 11 shqiptarë, nga gjaku ynë, ecin përpara drejt kualifikimit për në finalet e Francës. Se mos është ndonjë meritë e madhe të jesh patriot! Si të gjithë edhe unë, sepse tregon se shqiptarët, si të gjithë, mund të ndeshen, të garojnë e të ndrisin midis popujve të tjerë.

Sikurse bëjnë mijra refugjatë në vendet ku kanë emigruar. Por, kur dëgjoj të thonë se është kombëtarja e Shqipërisë, këtu nis e mendohem dhe as vakem as ftohem. Përse? Sepse ata lojtarë nuk përfaqësojnë aq gjendjen e klubeve shqiptare të futbollit që kur shoh ndonjë ndeshje midis tyre më duket sikur kthehem dekada përpara në ndeshjet e rrugicave te Pallati i Pionierëve ku trajneri ishte Ali Pazari.

Ajo kombëtare nuk përfaqëson klubet shqiptare të futbollit. Në pjesën dërmuese ata lojtarë të mëdhenj janë bërë të tillë sepse kanë ikur nga Shqipëria, jo sepse kanë ndejtur në Shqipëri. Ndonjë naiv do të më thotë se edhe kombëtaret e tjera kështu formohen, me lojtarë që luajnë jashtë vendit. Po more mo, por diferenca midis atyre kombëtareve dhe klubeve vendase nuk është fare e madhe sikurse ndodh me greminën midis klubeve lokale dhe kombëtares sonë.

Më vjen për të qarë kur lexoj trajnerin shqiptar De Biazi kur thotë se po shikon një ndeshje jashtë për të ndjekur ndonjë futbollist shqiptar. Nga kjo pikëpamje kombëtarja shqiptare e futbollit, që u klasikoftë sa më lart, nuk përfaqëson megjithatë kushtet e rinisë shqiptare në Shqipëri për të luajtur futboll, as infrastrukturën e sportit, as buxhetet për sportit, as politikat e sportit, për faqe të zezë, asgjë nga Shqipëria veç tifozave njëqindsh karat shqiptarë.

Nga kjo pikëpamje ajo është thjesht një produkt reklame, një etiketë marketingu për Shqipërinë, formë pa përmbajtje që mund të promovohet. Pas saj nxitet një nacionalizëm që si patriotizëm mund të orientohet drejt punës, kulturës, sportit vendas, por jo si rivalitet me kombet e tjera, as nuk shërben si instrument matës i zhvillimeve të tyre dhe tona, as në sport e as gjetiu, ajo përfaqëson shqiptarët, madje shqiptarët e ikur, sesa Shqipërinë. Faktikisht ajo përfaqëson atë që Shqipëria duhet të ishte, por jo atë që është, përfaqëson atë që Shqipëria nuk është. Pra, është formë pa përmbajtje sikurse themi ne në marketingun promocional.

Unë do të doja që ajo të ishte përfaqësuese e rinisë te Shqipërisë, e klubeve të Shqipërisë pastaj e përmirësuar me pak shqiptarë nga jashtë, të ishte përfaqësuese e shpirtit futbollistik që zhvillohet në qytetet dhe stadiumet e Shqipërisë. Atëhere po. Ajo më shumë është një sipërmarrje multinacionale sesa një markë produkti prej Shqipërie.

Kurse kështu, shpesh një fitore e kombëtares akaparohet nga politika si parametër zhvillimi, që në fakt nuk është, dhe krijon iluzione, përdoret edhe nga disa media si mjet propagande, e kjo ul potencialet shërbyese të pushtetit publik ndaj qytetarit, dhe e bën qytetarin edhe më të hutuar duke pyetur veten : Pse jam keq kur kombëtarja e Shqipërisë renditet kaq mirë në Europë??? E mirë si skuadër, si e tillë përparoftë, iluzore si vegël propagande, mos na hutoftë!(Gazeta DITA)

Artan FUGA*
(Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë)

Prishtinë: Parku i mirë, po s'ka asnjë roje (VIDEO)

0

Parku i Qytetit në Prishtinë është i vetmi park ku qytetarët kanë në dispozicion që të kalojnë ditët e vikendit. Edhe pse Komuna ka bërë investime për rregullimin e tij, megjithatë qytetarët ankohen se ka mangësi të shumta. Njëra ndër to sipas tyre është se këtu s’ka roje të sigurimit…/ 21 Media

Davutoglu : Evropa është kala e krishterë

0

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka kritikuar ashpër përqindjen “qesharake e të vogël ” të refugjatëve që pranon Bashkimin Evropian duke e quajtur kontinentin e vjetër ” kala e krishterë”.

“Turqia vetëm nga Siria dhe Iraku ka pranuar dy milionë refugjatë dhe në këtë mënyrë ka krijuar një ” zonë tampon midis kaosit dhe Evropës”, ka shkruar Davutoglu në një artikull autorial për edicionin e nesërm të gazetës gjermane ” Frankfurter Allgemeine Zeitung ” , transmeton AFP.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kontributi financiar nga BE-ja për përpjekjet e Turqisë për refugjatët është i vogël.

“Evropa ka një refleks të madh për të zhvendosur problemin e refugjatëve në shpinën e Turqisë dhe për të ndërtuar një kala të krishterë të Evropës “, ka shkruar Davutoglu duke shtuar se një qasje e tillë është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe se Turqia si një kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të imagjinojë se kjo qasje ka mbështetjen e shumicës së evropianëve .

Është koha që Evropa më në fund të marrë masa të përbashkëta mbi emigracioni n , tha kryeministri turk , duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm për bashkëpunim të koordinuar me “partnerët tanë evropianë “.

Drutë shtrenjtë, po rryma? (Video)

0

Dikush drutë e dimrit i ka bërë gjatë verës kurse shtatori është muaji më i preferuar. Kjo vërehet edhe në tregun e druve në Prishtinë, ku “kriter” është standardi i njerëzve në kryeqendër ku metri kub i druve po shitet 40-50 euro, gjë që po shkakton shqetësim. Njerëzit i masin punët a më mirë fatura treshifrore apo disa metra dru? / 21 Media

Rritet numri i të prekurve me kancer(VIDEO)

0

Në tetë-mujorin e parë të vitit 2015, në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, numri i të prekurve me kancer ka shënuar një rritje të lehtë. Sa i përket furnizimit me barna shefi i Klinikës së Onkologjisë Ekrem Hyseni thotë se ato sigurohen në masën deri në mbi 90 për qind. Mirëpo dr. Hyseni thotë se duhet të rritet buxheti për këtë klinikë në mënyrë që furnizim me ilaçe të jetë më stabil./21 Media

Gati Hysaj, starton Kaçe

0

Shqipëria pasi ka përfunduar misionin në Danimarkë, është futur në rrjedhën e ndeshjes anti- Portugali që zhvillohet nesër mbrëma në Elbasan.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të mbrojtësit të Napolit Elseid Hysaj ajo duket se është përmirësuar, ndërkohë që trajneri Giani De Biazi po mendon të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e nesërme.

Mendohet se do të ketë edhe ndryshime në formacion.

Tiranë: Hallakamë për rastin " Armando Prenga"

0

Vetëm 15 minuta para se të nisë mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga efektivë të policisë, deputeti Armando Prenga.

Këshilli do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Armando Prenga.

Mbi bazën e veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria ka krijuar dyshime se deputeti plagosi me armën pa leje Tom Calin, si dhe ka kanosur duke u drejtuar pistoletën personave që shoqëronin Gjok Calin para Komisariatit të Policisë Kurbin. Ky i fundit kishte shkuar për të bërë denoncim se ishte goditur nga deputeti në Patok.

Sipas prokurorisë deputeti dyshohet për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”.

Tiranë: Fillon takimi tre ditor “Paqja është gjithmonë e mundshme”

0

Sot ka hapur punimet në Pallatin e Kongreseve Takimi Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”, i cili do të zhvillohet për tre ditë me radhë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Pjesë e këtij takimi do të jenë personalitete të ndryshme botërore nga feja, politika, bota akademike, dhe shkenca, raporton Anadolu Agency (AA).

Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që do të mbahet në 6, 7 dhe 8 shtator, dhe që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Qeverinë Shqiptare.

Në seancën e hapjes së këtij takimi i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar dhe shumë të tjerë të ftuar. Ndërkohë në takimin e sotëm në Pallatin e Kongreseve u lexua edhe mesazhi i Papa Françeskut, ku ai ndër të tjera sjell ndërmend vizitën e tij në Shqipëri, në shatorin e vitit të kaluar, duke u shprehur se “ zgjova Shqipërinë si vendin e parë evropian që vizitova për ti dhënën zemër bashkëjetesës fetare”.

Ndërkohë pas leximit të mesazhit nga kreu i Vatikanit fjalën e mori Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai duke iu drejtuar të pranishmëve iu ka uruar mirëseardhjen në vendin që sipas tij Papa Françesku e quajti të vëllazërisë fetare dhe klerikëve iu drejtuar me fjalët: “Keni vlerësimin tim më të lartë jo vetëm për atë që përfaqësoni institucionalisht, por edhe për atë përmasë shpirtërore që përçoni në kohërat e vështira që jetojmë”. Rama në veçanti ka përshëndetur klerikët e ardhur nga Iraku.

Një fjalë të shkurtër përshëndetëse në këtë takim ka mbajtur edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i cili u shpreh se Shqipëria është një vend që ndajnë angazhimet e përbashkëta. Ai ka pohuar ndër të tjerë në këtë fjalë se Mali i Zi e sheh vetën në afirmimin e vlerave të dialogut. Vujanoviç është ndalur edhe në procesin e integrimit të vendit të tij në NATO dhe BE, duke theksuar se ky proces sjell më shumë stabilitet në Ballkan.

Në aktivitetet që do të mbahen në kuadër të këtij takimi janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të besimeve fetare botërore (muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, hebrenj, budistë, etj) nga Italia, Gjermania, Franca, Turqia, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine. Po ashtu janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur.

Pas ceremonisë së mbajtur sot të hapjes së takimit, të hënën do të zhvillohet dita e dytë me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare. Gjithashtu edhe të martën do të ketë një sërë aktivitetesh në kuadër të këtij evenimenti ndërkombëtar.

Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë. Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Dita e tretë do të shpallë “Apelin për Paqen” në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin.

Konvoji me 140 vetura nga Vjena niset për të marrë refugjatët në Hungari

0

Vullnetarët austriakë janë nisur nga Vjena për në Hungari me 140 vetura në mënyrë që t;u ndihmojnë dhe t’i marrin refugjatët sirianë dhe t’i sjellin në Austri.

Udhëtimi është organizuar nëpërmes Facebook-ut ndërsa ushqim, ujë, pajisje higjienike, rroba dhe lodra janë mbledhur para stadiumit në Vjenë, transmeton Reuters.

Njerëzit të cilët po marrin pjesë në këtë aksion rrezikojnë të shkelin ligjin kundër kontrabandës me njerëz, ka paralajmëruar policia, por policët kanë qëndruar të qetë duke mos e penguar udhëtimin ndërkaq kanë siguruar tubimin.

Organizatori i fushatës Kurto Vent ka thënë se nuk ka frikë se do të arrestohet në Hungari.

“Do të ishte budalla secili që arreston njerëzit që mbështetin atë që është vendosur në nivelin politik. Rreziqet që marrim ne janë aq të vogla në krahasim me atë që kanë përjetuar refugjatët”, ka thënë Vent.

Austria dhe Gjermania kanë hapur kufijtë për refugjatët që po vijnë nga Lindja e Mesme.

Konvoji i vullnetarëve së pari duhet të ndalet në qendrën e pranim it për refugjatë në Nikelsdorf në kufi me Hungarinë dhe më pas ta kalojnë kufirin.