Feston vdekjen e vogëlushit sirian!

0

​Në kohën kur njerëzit në gjithë botën ndajnë së bashku pikëllimin për vdekjen tragjike të vogëlushit refugjat Aylan Kurdi, një ksenofob ekstremist nga Berlini ka festuar për këtë vdekje.

Gjermani 26 vjeçar, në një postim të tij në facebook ka shkruar si vijon: “Ne nuk pikëllohemi por ne e festojmë këtë! Vetëm një refugjat, një refugjat është pak: Deti ka përpirë edhe më shumë refugjatë më parë!”. Këto, pjesëtari i grupimit ekstremist “Berlin wehrt sich” (Berlini mbrohet) i ka shkruar si komente mbi një artikull të gazetës “Berliner Zeitung” lidhur me valën e solidaritetit me refugjatët që ka ngjallur vdekja e vogëlushit.

Por, ky postim i ka kushtuar ekstremistit me bastisje. Në natën në mes të të premtes dhe të shtunës policia i ka shkuar atij në banesë, shkruan “Berliner Zeitung”, pasi që më shumë se 100 veta e kishin denoncuar rastin, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët policorë kanë bastisur banesën me ç`rast kanë konfiskuar një laptop dhe disa telefona mobilë.
Ndaj tij do të zhvillohen hetime për nxitje të urrejtjes dhe për nënçmim të personit të vdekur.

Sonte Shqipëri-Portugali

0

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, sonte në “Elbasan Arena”, sfidon Portugalinë, në një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikim në Evropianin “Francë 2016”, transmeton KosovaPress.

Kuqezinjtë pas barazimit në Kopenhagë kundër Danimarkës (0-0), tani përballë kanë Cristiano Ronadon me shokë.

Skuadra e Gianni De Basit që kurrë s’ka qenë më afër realizimit të ëndrrës shqiptare, kualifikimin në një eveniment të madh evropiane, e përgatitur dhe motivuar maksimalisht synon të nxjerr rezultat pozitive në duel me portugezët.

Ekipi shqiptar ndonëse nuk ka pasur kohë të gjatë të përgatitet për sfidën e sontme, megjithatë, të përzgjedhurit e De Biasit, dhe në përkrahjen e fuqishme të tifozëve shqiptar, synojnë që të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje, në mënyrë që të jen edhe më afër EURO 2016.

Sipas mediave shqiptare, atmosfera në kapin kuqezi është e mirë, dhe gjithë lojtarët janë të gatshëm të japin maksimumin në tapetin e “nxehtë” të ‘Elbasan Arenas’.

Shqipëria kishte befasuar Portugalinë në ndeshjen e parë duke f ituar (0-1), por ndeshja sontme duket një sfidë tejet e vështirë dhe e rëndësishme për shkak se të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin direkt për në Evropianin e ardhshëm që kësaj herë mbahet në Francë.

Portugalia kryeson Grupin I më 12 pikë të tubuara, një më pak se Danimarka dhe Shqipëria. Një rezultat pozitive i skuadrës shqiptare do të ishte edhe një hap i madh drejt Francës.

Përballja mes Shqipërisë dhe Portugalisë nis në orën 20:45

Holanda nis përgatitjet për Specialen

0

​Mbretëria e Holandës është duke negociuar me Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS) për vendosjen e Dhomave të Specializuara në këtë shtet, derisa zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se tashmë kanë ardhur kërkesa që sa më shpejtë të nisin negociatat me Holandën, shtet pritës në të cilin do të vendoset qendra kryesore e kësaj gjykate.

Kosova e Holanda pritet që brenda pak ditësh t’i nisin negociatat dhe të nënshkruajnë marrëveshje për vendosjen e selisë kryesore të Dhomave të Specializuara që pritet të jenë në Hagë. Pas miratimit të amendamenteve dhe Ligjit për Gjykatën Speciale tashmë i është hapur rruga që menjëherë në fillim të vitit që vjen të bëhet funksionalizimi i Dhomave të Veçanta dhe të ngrihen aktakuzat e para me pretendime se janë kryer krime gjatë periudhës së luftës së UÇK-së, shkruan Zëri.

Zyrtarë qeveritarë thonë se Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Hashim Thaçi do të udhëheqë procesin e negociata me shtetin holandez që pritet të rezultojë me një marrëveshje, e cila më pas duhet të sillet për ratifikim në Kuvend të Kosovës. Ardian Arifaj, këshilltar i Ministrit të jashtëm Hashim Thaçi, tha për gazetën se negociatat me shtetin holandez mbi vendosjen e selisë së Dhomave të Veçanta pritet të nisin shumë shpejt. “Holanda duhet të tregojë se është e gatshme që të hyjë në negociata me shtetin e Kosovës rreth çështjes së vendosjes së selisë së Gjykatës Speciale dhe pas hyrjes në negociata pritet të ketë edhe një marrëveshje ku do të rregullohen të gjitha detajet teknike rreth kësaj gjykate”, ka thënë ai.

Cilat komplimente djemtë mezi presin t’jua bëni ?

0

Tashmë të gjitha ju e dini se edhe djemtë kanë po aq nevojë për komplimente sa edhe vet femrat.

Fakti që ata nuk e pranojnë këtë gjë haptazi, shpesh herë i bën femrat të neglizhojnë apo harrojnë totalisht t’i bëjnë qoftë edhe në kompliment minimal partnerit të tyre.

Pikërisht prandaj, bëni mirë të nisni të shtoni pak dozat e tyre apo më saktë, të nisni për herë të parë në jetën tuaj, të bëni një kompliment pa pritur një tjetër mbrapsh. Bëjeni sepse edhe partneri juaj e meriton, bëjeni sepse ashtu si ju, edhe ai ka të mirat e tij, në fund të fundit, përse po rrini me të?

Ne po ju sjellim disa komplimente të cilat, sipas një sondazhi, janë konsideruar ato të cilat meshkujt preferojnë më tepër. Komplimente të cilat do e bëjnë vetëbesimin e tyre të ngrihet dhe të ndihen plot humor!

1. “ Ndihem shume e sigurt pranë teje…”
Është diçka instiktive! Kur ju thoni se ai ju bën të ndiheni të sigurta, kjo gjë e bën egon e tyre mashkullore të dyfishohet. I bënë ata të ndihen mirë dhe sikur po e kryejnë detyrën tyre mbi ju!

2. “ Më pëlqen shumë karakteri yt. Sidomos kur vendos të bësh diçka dhe e arrin qëllimin tënd!”
Mos e komplimentoni vetëm kur ai arrin diçka, por, komplimentojini karakterin që ai ka, këmbënguljen dhe vendosmërinë. Mburreni atë për çdo gjë pozitive që e karakterizon!

3. “ U thashë mikeve të mia se sa me fat jam që të kam ty në jetën time!”
“Mburrja” juaj tek shoqet tuaja është një ndër komplimentet më të mira që ju mund t’i bëni atij. Meshkujt e adhurojnë faktin kur ju mburreni me të dhe ndiheni krenare. Kështu që, e dini se ç’të bëni herën tjetër kur të dilni me miket apo jo?

4. “ Je marrë më stërvitje? “
Djemtë nuk marrin aq shumë komlimente për pamjen e tyre të jashtme sa femrat marrin. Kështu që, tregohuni të vëmendshme herën tjetër, ta komplimentoni dhe t’ja vini në dukje atij se sa në formë e ka fizikun, se sa shumë është përmirësuar. Kjo gjë do e motivojë atë të dyfishojë aktivitetin e tij herën tjetër vetëm për të të impresionuar!

Ronaldo me shokë bëhen gati për ndeshjen me Shqipërinë

0

Cristiano Ronaldo dhe lojtarët tjerë të Portugalisë sot kanë pasur trajnimet e fundit para takimit me Shqipërinë.

Trajnimi i yllit të Real Madridit në “Qemal Stafa” u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i fansave.
Portugalia dhe Shqipëria takohen të hënën në mbrëmje në “Elbasan Arena” në ora 20:45.

Takimin e parë të zhvilluar në Portugali e kishin fituar kuqezinjtë me rezultat 1 me 0.

Aplikoi për punë por për habi refuzoi të punoj si polic

0

Një burrë me një tatuazh të një skeleti dhe një alieni në krahët e tij ka refuzuar të punojë si polic pasi mendonte se tatuazhet e tij mund të “ofendonin” policët.

Mateu Burns, një vullnetar për Shën John Ambulance për më shumë se 10 vjet, kohët e fundit aplikoi për punë si polic, por ishte habi kur ai refuzoi javën e kaluar.

29 vjeçari apeloi kundër vendimit me arsyen se tatuazhet e tij mund të konsideroheshin fyese për punojësit e policisë.

Qeveria rëndon jetën e qytetarëve nëpërmjet TVSH-së

0

Çmimet e artikujve ushqimorë janë shtrenjtuar menjëherë pas rritjes së bazës së TVSH-së nga 16 në 18 për qind.

Madje për shumë artikuj ushqimorë rritja e çmimit është më shumë se 2 për qind aq sa është rritur TVSH-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Por, disa artikuj elementarë, të cilëve u është ulur TVSH-ja nga 16 në 8 për qind vazhdojnë të mbesin me çmime të njëjta. 8-përqindëshin disa nga prodhuesit kanë vendosur ta kthejnë në fitim të tyre, duke mos i liruar çmimet e artikujve siç janë buka, mielli apo makaronat.

Rritja e çmimeve nuk është që ka ndodhur vetëm me vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së, përcjell koha.net. Qeveria e Kosovës, gjatë muajit mars, kishte vendosur që të rriste akcizën në duhan e alkool, kurse ishte vendosur akcizë për herë të parë në mazut e kerozinë.

Këto vendime, së bashku me ligjin për faljen e borxheve, Qeveria i ka bërë për të shmangur një krizë buxhetore.

Të hyrat e planifikuara në buxhetin e Kosovës për vitin 2015 kanë qenë për rreth 120 milionë euro më të larta se të hyrat reale.

“Hapësirë Jetike”, sot para Teatrit Kombëtar

0

Sot në kuadër të Festivalit “HAPU”, para Teatrit të Kosovës, do të jenë valltarët e “Albania Dance Meeting-Festival”, të cilët do të prezantohen me një produkt artistik mbi temën e kërkimit të një hapësirë jetike për të mbijetuar, e ri ardhur në vëmendje nga ngjarjet e fundit të refugjateve sirianë që po tronditin Evropën dhe mbarë botën.

Të përgatitur nga koreografi Gjergj Prevazi, në një kohëzgjatje prej rreth 35 min, 8 kërcimtarët Rosella Pellicciotti, Robert Nuha,Akreoma Saliu, Fjorald Doci, Alba Hoxha, Evisa Lazri, Lirjana Alhasa dhe Sandiola Dizdari, ekzekutojnë lëvizje të personalizuara që kërkojnë të tejçojnë idenë e përpjekjes se çdo individi të gjallë mbi tokë për të mbijetuar, për t’i krijuar vetes kushte më të mira jetese, shkollimi, punësimi, sigurie, mjekimi, qetësie shpirtërore e intelektuale, dhe në fund mundësi jetëgjatësie. Kombinime të solove, kompozimeve dyshe, treshe e në grup, në një hapësirë të kërkuar skenike, paraqesin strukturën koreografiketë kësaj performance kontemporane.

Ish-presidentja e Finlandës nesër në Kosovë

0

Ish-presidentja e Finlandës, Tarja Halonen nesër do të jetë një nga folësit kyç në dy konferenca të nivelit të lartë që do të organizohen nga dy projektet e BE-së në Prishtinë.

Këto projekte janë të udhëhequra nga ekspertë finlandezë, të cilët punojnë për zhvillimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore dhe për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Gjatë vizitës së saj të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, presidentja Tarja Halonen do të takohet edhe me partnerë të rëndësishëm të Finlandës dhe udhëheqësit politikë të Kosovës, duke përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga.

Finlanda ka qenë një aktor aktiv ndërkombëtar në rindërtimin e Kosovës dhe ka pasur një bashkëpunim të gjatë në fushat e arsimit gjithëpërfshirës dhe mjekësisë ligjore.

Në lidhje me zbatimin e Projektit të Binjakëzimit të BE-së për Mbështetjen e Plani Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016, të udhëhequr nga institucioni arsimor finlandez Omnia, projekti ka për qëllim të krijojë një sistem të barabartë dhe me cilësi të larta arsimore në Kosovë.

“Programet arsimore të klasës dhe të mësuesve të lëndës janë duke u reformuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Qindra drejtorë të shkollave, mësues dhe përfaqësues të qeverisë shtetërore dhe lokale janë pajisur me edukim të vazhdueshëm, duke u mundësuar atyre për të futur një shumëllojshmëri të metodave të reja të mësimdhënies dhe për të forcuar aftësitë e tyre drejtuese. Përveç kësaj, sistemi arsimor me cilësi të garantuar është duke u reformuar dhe mjediset e reja mësimore janë zhvilluar për të lehtësuar dhe për të nxitur procesin e të mësuarit. Për më tepër, pajisje dhe mjete mësimore moderne janë siguruar për 134 shkolla pilot me mbështetjen e projektit të BE-së. Konferenca mbi ‘Arsimin Cilësor dhe Gjithëpërfshirës Për të Gjithë’, do të sjellë së bashku vendimmarrësit dhe palët e interesuara në sektorin e arsimit në Kosovë për të diskutuar përpar imin në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi, instituti finlandez Kombëtar për Shëndetësi dhe Mirëqenie dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Universiteti i Helsinkit janë duke udhëhequr një projekt të BE-së, i cili synon të zhvillojë Departamentin e Mjekësisë Ligjore të administruar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës në një njësi të gradës së lartë që do të vepronte në përputhje me standardet evropiane dhe të ofrojë shërbime cilësore të mjekësisë ligjore.

“Konferenca ‘Personat e zhdukur – Rruga përpara’, do të mbledh qeverinë, gjyqësorin, mediat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm rreth asaj se si Mjekësia Ligjore kontribuon në realizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim

Sot shënohet përvjetori i 25-të i Kushtetutës së Kaçanikut

0

Në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Për nder të kësaj dite sot mbahet një manifestim në Kaçanik. Manifestimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut,.

Manifestimi mbahet në Pallatin eKulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, duke filluar nga ora 17:00