Vullnetarët austriakë janë nisur nga Vjena për në Hungari me 140 vetura në mënyrë që t;u ndihmojnë dhe t’i marrin refugjatët sirianë dhe t’i sjellin në Austri.
Udhëtimi është organizuar nëpërmes Facebook-ut ndërsa ushqim, ujë, pajisje higjienike, rroba dhe lodra janë mbledhur para stadiumit në Vjenë, transmeton Reuters.
Njerëzit të cilët po marrin pjesë në këtë aksion rrezikojnë të shkelin ligjin kundër kontrabandës me njerëz, ka paralajmëruar policia, por policët kanë qëndruar të qetë duke mos e penguar udhëtimin ndërkaq kanë siguruar tubimin.
Organizatori i fushatës Kurto Vent ka thënë se nuk ka frikë se do të arrestohet në Hungari.
“Do të ishte budalla secili që arreston njerëzit që mbështetin atë që është vendosur në nivelin politik. Rreziqet që marrim ne janë aq të vogla në krahasim me atë që kanë përjetuar refugjatët”, ka thënë Vent.
Austria dhe Gjermania kanë hapur kufijtë për refugjatët që po vijnë nga Lindja e Mesme.
Konvoji i vullnetarëve së pari duhet të ndalet në qendrën e pranim it për refugjatë në Nikelsdorf në kufi me Hungarinë dhe më pas ta kalojnë kufirin.
