Vetëm Kurti dhe koalicioni iu përgjigjën Haxhiut, mungojnë PDK, LDK dhe Aleanca

TË FUNDIT

Nisi takimi konsultativ me partitë politike i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në këtë takim për çështjen e presidentit po marrin pjesë lideri i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, parti këto në koalicion me LVV-në si dhe përfaqësuesit e partive të minoriteteve jo serbe.

Ky takim po zhvillohet pa pjesëmarrjen e tri partive kryesore ish opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca.

Haxhiu i ka ftuar liderët apo përfaqësuesit e subjekteve politike në një takim konsultativ për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Megjithatë, ftesa është refuzuar nga partitë e ish-opozitës, të cilat kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën se si duhet të tejkalohet bllokada politike dhe të formohen institucionet e reja