Policia e Pejës edhe zyrtarisht e ka konfirmuar plagosjen e një pjesëtari të Policisë mbrëmë në fshatin Radavc të Pejës.
“Gjatë kontrollimit te vendit ku mendohej se ishin të dyshuarit , gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka ardhur deri te shkëmbimi i zjarrit me armë zjarri dhe të dyshuarit kanë shtënë në zyrtarët policor , me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta në shpinë dhe këmbë nga arma e zjarrit,mendohet të jetë AK 47”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit zyrtarit policor menjëherë i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (oficeri policor) ka pësuar për fat vetëm lëndime të lehta.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur edhe njësitë e tjera përkatëse të cilat kanë vazhduar me kërkim të këtyre të dyshuarve. Po ashtu gjatë shikimit së vendit ngjarjes hetuesit kanë mbledhur,konfiskuar disa dëshmi që dyshohet se janë përdoruar nga të dyshuarit.
Polici i plagosur është Arben Daci ndërsa dyshohet se në të ka shtënë Agim Madani nga Tropoja i cili edhe në korrik të këtij viti kishte gjuajtur në policinë në fshatin Gorazhdec të Pejës.
