Amy Winehouse kur nuk ishte e famshme (Foto)

0

Fotografi të pa publikuara më parë, kur Amy Winehouse nuk ishte ende e famshme, sende personale dhe veshje të saj, janë shfaqur në një ekspozitë të veçantë në San Francisco.

Amy 1Nën titullin “Amy Winehouse: A Family Portrait”, kjo ekspozitë u kurua nga Muzeu Hebre i Londrës, vëllai i Winehouse dhe bashkëshortja e tij, të cilët siç shkruan Dailymail, kanë dashur të tregojnë një anë të panjohur më parë të artistes.

Foto kur ishte ende adoleshente, kitara personale, veshjet e saj të preferuara, një përbledhje me muzikën e preferuar, këto janë disa prej sendeve që do të shfaqen në këtë ekspozitë.

Amy Winehouse humbi jetën në moshën 27 – vjeçare për shkak të helmimit nga alkooli, në 2011 –ën.

Amy 1

Gjykata liron kërcënuesin nga FB

0

Gjykata e Apelit përmes një kumtese per opinionm ka njoftuar se “ia ka ndërprerë sot masën e paraburgimit të pandehurit Alban Morina, i cili ishte dënuar me tre muaj burgim për kërcënim ndaj djalit të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Morina, ditë me parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale të kanosjes, parashikuar sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe ishte dënuar me tre muaj burgim. E njëjta gjykatë po ashtu, ndaj tij kishte caktuar masën e paraburgimit, deri sa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Sipas vlerësimit të kolegjit penal të Apelit, nuk ka arsye ligjore për caktimin e paraburgimit konform Kodit të Procedurës Penale, ngase nuk ekziston rreziku i përsëritje së veprave penale.
“Kjo kur kihet parasysh fakti se gjykimi është mbajtur, dënimi iu ka shqiptuar dhe në seancën e shqyrtimit fillestar, i pandehuri i ka pranuar veprat penale, është penduar për to, si dhe të dëmtuarve (Arban Abrashi dhe B.M.), u ka kërkuar falje publike”, thuhet në njoftim e Gjykatës së Apelit.
“Gjykata e Apelit konstaton se nuk ka rrethana të posaçme që arsyetojnë frikën e bazuar, se me ndodhjen e tij në liri, do të mund të përsëriste veprat penale, ndaj vlerëson se masa e paraburgimit kundër të pandehurit është e pajustifikueshme”, ka thënë ai.

Lufta e re e Putinit

0

Nëse ka ekzistuar deri me tani dilema, ajo u eliminua-Rusia është përfshirë në mënyrë aktive në luftën në Siri, pasi që ushtrisë së këtij vendi po i dërgon logjistikë dhe po i jep mbështetje të armatosur.
Këtë e konfirmoi vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Vladivostok deklaroi se raportet e përfshirjes së ushtarëve rusë në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri janë të parakohshme, ngase Moska ende nuk ka filluar një angazhim të tillë. Megjithatë, Putin pranoi se Moska tashmë më të madhe është duke e ndihmuar ushtrinë siriane, të cilën është duke e furnizuar me armatim dhe shtoi se vendi i tij me të vërtetë është i interesuar për formimin e një koalicioni ndërkombëtarë për luftë kundër terrorizmit.
Gjatë muajve të kaluar është spekuluar se roli i Rusisë në luftën në Siri po bëhet gjithnjë e më serioz. Këto spekulime u nxitën edhe më shumë nga fotografitë, të cilat javën e kaluar i publikoi televizioni shtetëror i Sirisë, në të cilat automjetet e blinduara ruse shihen të angazhuara në aksion.
Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri, ka shprehur brengën e tij për shkak të raporteve për angazhimin e Rusisë në Siri, duke nënvizuar se aksionet e rusëve mund të rezultojnë me përshkallëzim të konfliktit.
Edhe sekretari i Pentagonit për shtyp, Piter Kuk, deklaroi se Amerika me kënaqësi pranon mundësinë që të tjerët të përfshihen në luftën kundër ekstremizmit, por qartësoi se regjimi i Bashar Al Asadit nuk mund të jetë partner në luftën kundër terrorizmit./21Media

Kur MSA, kur udhëtimi pa viza?(VIDEO)

0

Kosova nënshkroi katër marrëveshje me Serbinë, por nuk dihet përfundimisht se kur Kosova do të nënshkruajë Marrëveshjne për Stabilizim – Asociim dhe as kur do të jepet rekomandimi për liberalizim të vizave. Në mbledhjen e Komisionit të Integrimeve Evropiane të Kuvendit të Kosovës u hapën edhe çështjet e degradimit të gjuhës politike dhe veprimet e “Vetëvendosjes”./ 21 Media

Për një javë 9 të vdekur në aksidente trafiku

0

Vetëm për një javë kanë humbur jetën nëntë persona në aksidente trafiku që kanë ndodhur në rrugët e Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë sezonës verore ka ndërmarr masa aktive dhe pro-aktive për të parandaluar aksidentet rrugore, mirëpo një gjë e tillë nuk ka funksionuar, pasi që nga fillimi i muajit qershor e deri në fund të muajit gusht numri i aksidenteve me lëndime dhe me dëme materiale ka shënuar rritje.

Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për KosovaPress, tregon se në periudhën qershor-gusht të vitit 2015 ka pasur ulje të numrit të aksidenteve me fatalitet për 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Faktori njeri, gjendja e rrugëve dhe gjendja teknike e automjeteve mbetën shkaktarët kryesor të aksidenteve në komunikacion.

Ndërsa muaji shtator nuk ka sjell lajme të mira nga rrugët kryesore të vendit. Në javën e parë të këtij muaji, në komunikacion rrugor, kanë humbur jetën 9 persona.

“Sa i përket periudhës që nga fillimi i muajit qershor deri në fund të gushtit ky numër i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar një rritje, por duke përfshirë të gjitha aksidentet si ato me lëndime edhe ato me dëme materiale. Ndërsa në aspektin e aksidenteve fatale, kemi një rënie sa i përket kësaj periudhe do me thënë prej një qershorit deri në 27 gusht 2014, krahasuar me një qershor 27 gusht 2015 kemi një rënie prej minus 18 për qind. Vlen të potencohet se javën që lamë pas do me thënë fillimin e muajit shtator numri i aksidente fatale ka qenë mjaftë shqetësuese, brenda një jave kemi 8 aksidente fatale me 9 persona të vdekur”, tha Hoxha.

Mos respektimi i shpejtësisë së paraparë dhe mos respektimi i rregullave të komunikacionit, sipas Hoxhës po janë faktorët kryesor të aksidenteve.
“Shkaktarët kryesor të aksidenteve janë tre faktorë. Faktori njeri, faktori rrugë si dhe gjendja teknike e automjeteve. Kryesisht aksidentet të cilat kanë ndodhur janë mospërshtatje e distancës mes automjeteve pastaj mos respektimi i rregullave dhe shenjave të komunikacionit, mos respektimi i shpejtësisë së paraparë sipas dispozitave të ligjit mbi komunikacionin rrugor si dhe normalisht gjendja teknike e automjeteve”, tregon Hoxha për KosovaPress.

Policia e Kosovës u bënë thirrje të qytetarëve për respektim të rregullave në atë mënyrë që të i shmangen aksidenteve.

Numri përgjithshëm i aksidenteve në komunikacion gjatë vitit 2013 në Kosovë ishte 19 mijë 954 prej tyre me fatalitet 104 aksidente, me 119 të vdekur dhe të lënduar 9817 persona.
Në 2014 numri i përgjithshëm ishte 16 mijë e 300 me fatalitet, 111 aksidentet të vdekur, të lënduar 9713 . Krahasuar me dy vitet parapraken vitin 2015 janë 7376, me fatalitet 41, të vdekur 46 , të lënduar 4207. Nga këto shifra, mësojmë se për tre vite, në Kosovë, kanë humbur jetën 276 qytetarë.

Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i FSK-së me ushtrinë italiane

0

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, të cilin e falënderoi për ndihmën që Qeveria e Italisë po jep për Kosovën dhe FSK-në.
Sipas komunikatës nga takimi, Demolli e ka njoftuar ambasadorin edhe me zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me zhvillimet lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu, Demolli ka vlerësuar lart kontributin e pjesëtarëve italianë që janë pjesë e KFOR-it dhe NLAT-it, në mbështetje të drejtpërdrejtë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Demolli dhe ambasadori Ferrarese kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë të dyanshëm, si nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe për mundësinë e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së në Kampin “Villagio Italia”në Pejë.
Nga ana e tij, ambasadori italian Ferrarese ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Ambasadori Ferrarese u shpreh se ky bashkëpu nim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mike dhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë.

Sokoli: De Biazi mjeshtër i barazimeve! (Video)

0

Në emisionin e mbrëmshëm qendror sportiv “2me1” kolegu Agim Binaku me analistin, Bylbyl Sokoli, përafruan gjasat për rezultat të mirë të kuqezinjëve!./21Media

Turqia bombardon pozicionet e kryengritësve kurdë

0

Ushtria turke ka bombarduar pozicionet e luftëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, duke reaguar ndaj sulmit të kryengritësve kurdë, si pasojë e të cilit u vranë 16 ushtarë turqë.
Aeroplanët luftarakë bombarduan 13 pozicione të kryengritësve, ndërsa operacioni ushtarak është duke vazhduar, përkundër kushteve të këqija atmosferike, kanë njoftuar burime nga radhët e forcave të sigurisë.
Përleshjet më të reja paraqesin kulminacionin e serisë së sulmeve që nga korriku, pas suspendimit të armëpushimit mes dy palëve. Që nga ajo kohë kanë humbur jetën rreth 70 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe me qindra kryengritës kurdë.
Partia Punëtore e Kurdistanit mori përsipër përgjegjësinë për vrasjen e 16 ushtarëve turqë, gjatë sulmit të ndërmarrë në rajonin Daglika, në afërsi të kufirit me Irakun, e që njëkohësisht ishte sulmi më i përgjakshëm që nga korriku.
Partia Punëtore e Kurdistanit, e cila vlerësohet si organizatë terroriste në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka tashmë disa dekada që po kryeson kryengritjen kundër Qeverisë së Turqisë, si pasojë e të cilit konflikt deri me tani janë vrarë mbi 40 mijë njerëz./21Media

Mungojnë barnat esenciale?! (Video)

0

Pse në Qendrat e Mjekësisë Familjare të kryeqytetit vazhdon të mungojnë barnat esenciale?! Qytetarët ankohen se detyrohen të blejnë barnat esenciale.
Nga ana tjetër, zyrtarët thonë se kontrata për këto barna po zbatohet./21Media

Vazhdon digjitalizimi i shërbimeve në komunën e Prishtinës

0

Në kuadër të reformave për digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Prishtinës, nga sot në Drejtorinë e Kadastrës, Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe në Drejtorinë e Pronës ka filluar menaxhimi digjital i radhëve, njoftoi Zyra komunale për Marrëdhënie me Media.

Në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, do të funksionojnë 20 sportele që do të jenë në dispozicion të qytetarëve, ndërsa në Drejtorinë e Pronës, shërbime për qytetarë do të ofrojnë 14 sportele.

“Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarë filloi me zyrat e gjendjes civile, sektor në të cilin kërkesat ishin më të mëdha, ndërsa tashmë ka avancuar edhe me drejtoritë e tjera si pjesë e premtimit të kryetarit Shpend Ahmeti për rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e procedurave të shërbimeve për qytetarë”, thuhet në komunikatën e komunës.