Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i FSK-së me ushtrinë italiane

TË FUNDIT

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, të cilin e falënderoi për ndihmën që Qeveria e Italisë po jep për Kosovën dhe FSK-në.
Sipas komunikatës nga takimi, Demolli e ka njoftuar ambasadorin edhe me zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me zhvillimet lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu, Demolli ka vlerësuar lart kontributin e pjesëtarëve italianë që janë pjesë e KFOR-it dhe NLAT-it, në mbështetje të drejtpërdrejtë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Demolli dhe ambasadori Ferrarese kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë të dyanshëm, si nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe për mundësinë e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së në Kampin “Villagio Italia”në Pejë.
Nga ana e tij, ambasadori italian Ferrarese ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Ambasadori Ferrarese u shpreh se ky bashkëpu nim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mike dhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë.