Në kuadër të reformave për digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Prishtinës, nga sot në Drejtorinë e Kadastrës, Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe në Drejtorinë e Pronës ka filluar menaxhimi digjital i radhëve, njoftoi Zyra komunale për Marrëdhënie me Media.
Në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, do të funksionojnë 20 sportele që do të jenë në dispozicion të qytetarëve, ndërsa në Drejtorinë e Pronës, shërbime për qytetarë do të ofrojnë 14 sportele.
“Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarë filloi me zyrat e gjendjes civile, sektor në të cilin kërkesat ishin më të mëdha, ndërsa tashmë ka avancuar edhe me drejtoritë e tjera si pjesë e premtimit të kryetarit Shpend Ahmeti për rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e procedurave të shërbimeve për qytetarë”, thuhet në komunikatën e komunës.
