Dimovski: Taktikë e njohur LSDM-së, kërkojnë shkas për t'u tërhequr!

0

Koordinatori i grupit të deputetëve të Vmro- Dpmne-së, Ilija Dimovski thotë se partia e tij është e kënaqur me arritjen e marrëveshjes për pakon zgjedhore.

Ai tha se taktika e LSDM-së  është më e njohur, sa herë që të ketë progres në bisedimet, ata kërkojnë arsye që të tërhiqen.”U dakorduam që diaspora të  ketë deputetë , ata do të zgjidhen  me model proporcional si në Maqedoni, gjegjësisht do të ketë një njësi zgjedhore ku do të zgjidhen 3 deputet. Me minimumin e duhur për vota si në Maqedoni, diku rreth 6000 vota për tu zgjedhur një deputet, por do të zgjidhen të gjithë në një listë Modeli zgjedhor mbetet i njejtë , me 6 njësi zgjedhore, me 20 deputetë”, tha Dimovski.

Koncerti “Këngë të paharruara” sonte drejtpërdrejtë në TV21!

0

Shkupi do të jehojë nën organizimin e “Qendrës Informative kulturore”  dhe Komunës së Çairit. Sonte në ora 20:00  do të mbahet koncerti “Këngë të paharruara” në Teatrin Popullor të Maqedonisë.

Repertorin e përbërë prej këngëve të vjetra të Isuf Myzyrit, Muharrem Gurrës, Mustafa Bodinit, Qamilit të Vogël e të tjera do ta interpretojnë këngëtarët e njohur Kastriot Tusha dhe Sinan Vllasaliu, në përcjellje të Orkestrinës Popullore të Qytetit të Elbasanit.

Për ata që nuk do të mund të jenë prezent në sallë, TV 21 do të sjellë transmetim të drejtpërdrejtë nga ky koncert, që do të mund ta ndiqni sonte në ora 20, menjëherë pas lajmeve.

Van Hojte: Ka marrëveshje për zgjedhjet, një parti e pakënaqur për Prokurorinë Speciale!

0

Eksperti belg Piter Van Hojte deklaroi se partitë kanë arritur marrëveshje për kodin zgjedhor, për ç’gjë shprehu kënaqësi.

Megjithatë, ai tha se një parti i ka lëshuar bisedimet për mosrespektim të Ligjit për Prokurorin Publik Special. “Arritëm marrëveshje për pakon zgjedhore për të gjitha çështjet e hapura. Bëmë përparim serioz. Ka edhe një problem me të cilin po përballemi. Ajo është çështja e Prokurorit Publik Special, ku situata nuk është ashtu siç dukshëm do të duhej të ishte. Ligji parasheh që Prokurorit Publik Special t’i jepen të gjitha resurset, financat dhe personeli për ç’gjë paraqiti raport. Në mënyrë të dukshme ky parim nuk po respektohet dhe një nga partitë vendosi t’i lëshojë bisedimet. Mendoj se të gjithë duhet ta respektojnë dhe t’i përmbahen marrëveshjes. Kjo ishte ajo që u arrit në grupet punuese në ligj dhe marrëveshja ndërmjet të gjitha partive. Është pikëlluese që disa njerëz mendojnë se mund ta mbizotërojnë ligjin”, deklaroi Van Hojte.

LSDM tërhiqet nga negociatat!

0

Me vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë sot është shkelur Marrëveshja e Przhinos dhe Ligji për Prokurorinë Speciale, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski pas takimit të grupeve punuese mbi rregullat zgjedhore para Klubit të Deputetëve.

Spasovski për mediat deklaroi se LSDM tërhiqet nga negociatat për të mbajtur konsultime, kurse qëndrimin e tyre për veprime të mëtejshme në procesin e do ta kumtojnë nesër. Ai ka shtuar se nuk do të lejojnë nënshkrim të edhe një marrëveshjeje që do të jetë letër tualeti.

“Ne jemi tërhequr nga negociatat për konsultime në parti. Për ne, Marrëveshja e Przhinos nuk është më aktive. Për të gjithë hapat që do të merren më tej, do të jeni të informuar”, tha Spasovski.

Transparenca Maqedoni: Mbrojtja ligjore e denoncuesve

0

Sot, në sallën e konferencave në Aleksandar Pallas u mbajt një konferencë me temë “Praktikat e mira rajonare dhe ndërkombëtare për mbrojtje të denoncuesve”. Gjatë kohës së konferencës së organizuar nga Transparenca Maqedoni, u diskutua për mënyra që më së mirë do të përfshihen në ligj për mbrojtjen e personave që denoncojnë korrupsion dhe parregullsi të tjera nga sektorë të ndryshme.

Kryetarja e kësaj organizate Sllagjana Taseva, kërkoi kujdes maksimal për trajtimin e temës së denoncuesve dhe mbrojtjen e tyre.

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, theksoi se problemi i mbrojtjes së denoncuesve është pjesë e bisedimeve të partive politike. Ai shtoi se nuk ka rregull të unifikuar për mbrojtjen e denoncuesve, por se ka ligj për mbrojtjen e tyre. Në konferencën “Transparencë Maqedoni” morën pjesë edhe euroambasadori Aivo Orav dhe Elizabet Givens nga Oda e avokatëve të SHA-ve.


BDI për pakon zgjedhore: diaspora të votojë me postë!

0

Përfaqësuesi i BDI-së në negociatat për marrëveshjen e Përzhinos, Artan Grubi deklaroi sot se partia e tyre ka shpalosur propozimet për reformën zgjedhore, në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike.  Ai këtë e theksoi pas takimit që realizoi sot me ambasadoren austriake në Shkup, Renate Kobler.

Sipas tij, palët politike janë afër marrëveshjes dhe se BDI angazhohet për zbatim të përpiktë të marrëveshjes.

Ai deklaroi  propozon që diaspora të votojë me postë për 6 njësitë ekzistuese zgjedhore, për të barazvlerësuar votën e diasporës me votën e qytetarëve në vend. Në lidhje me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, deputeti Grubi theksoi që është arritur rritje cilësore të përfaqësimit të shqiptarëve në mbi 33 për qind dhe po diskutohet vendimmarrja koncensuale, për të shmangur mbivotimin në baza etnike.

Sa i përket regjistrimit të votuesve, ai nënvizoi se asnjë qytetari nuk do t’i mohohet e drejta e votës dhe se verifikimi i listës së votuesve do të bëhet përmes procedurave administrative.

 

PLD reagon për shtyrjen e bisedimeve, kërkon realizimin e Marrëveshjes!

0

Partia Liberal – Demokrate theksoi sot se është i patolerueshëm çdo tentim për pengimin dhe minimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas kësaj partie, plotësimi i të gjitha pikave të kësaj marrëveshje momentalisht është prioritet ultimativ për shtetit.

Partia Liberal – Demokrate kërkon finalizimin e shpejtë të pjesës së marrëveshjes për procesin zgjedhor, dhe më pas të kalohet në fazën e radhës të bisedimeve.

Kjo parti thekson se ashtu siç po shtyhet procesi i fillimit të funksionimit të Prokurores Speciale, ashtu po ndodhë edhe me procesin e reformave zgjedhore. Në fund të reagimit kërkohet pjekuri dhe qasje të cilivizuar për realizimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos.

 

Jahjaga dënon dhunën e përdorur nga opozita(VIDEO)

0

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje partive politike që të ulët e të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë e krijuar pas veprimeve të opozitës.
Ajo tha se qytetarët e vendit kanë dhënë votën për të zgjedhurit e tyre në mënyrë që të punojnë për ta e jo për të punuar për interesa partiake- politike./ 21 Media

30 ditë paraburgim për piromanin në Kumanovë!

0

Prokuroria Themelore e Kumanovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për 38 vjeçarin me inicialet Z.M nga Kumanova, i cili akuzohet për djegien e 11 makinave parmbrëmë në pjesën qendrore të këtij qyteti.

Prokuroria informon se i dyshuari para organeve hetimore ka pranuar veprën duke deklaruar se makinat i ka djegur rastësisht dhe pa ndonjë qëllim të caktuar.

Ndaj tij është ngritur aktakuza për rrezikim të sigurisë publike, ndërsa në dosjen policore, ai evidentohet si person i varur nga alkooli dhe për ushtrim të dhunës në familje.

Më tepër për rastin, nga kronika e djeshme e TV21.

​Peticion dhe protestë për zbardhjen e vrasjes së veprimtarit kombëtar Remzi Hoxha

0

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga vrasja e biznesmenit dhe veprimtarit të njohur, Remzi Hoxha, ende nuk është zbardhur e vërteta rreth vrasjes së tij. Familjarët e Hoxhës kanë organizuar një peticion online, përmes të cilit kërkohet zbardhja e vrasjes së veprimtarit patriot Remzi Hoxha, 20 vjet më parë.

Në peticion familjarët theksojnë se armiku kryesor që po vret shpresën që Remzi Hoxha të ketë një varr, është koha.

“Provat zhduken. Afate të caktuara treten. Kujtesa popullore rreth bëmave të tij gjithashtu zvogëlohet. Kriminelët që dinë, që urdhëruan arrestimin e tij, dhunimin e tij, që e heshtën zhdukjen e tij, kanë pasur mundësi të rishpikin veten. Qeveritë që i zënë vendin njëra tjetrës merren me punët rutinë dhe harrojnë vendosjen e drejtësisë për një krim unikal në historinë e pluralizmit shqiptar”.

Të hënën familjarët së bashku më një grup organizativ, do të marshojnë në Shkup në ora 10:00, me datën 20 tetor (e martë) në Prishtinë, dhe me datën 21 tetor (e mërkurë) protesta do të jetë në Tiranë, në kërkim të zbardhjes të së vërtetës së eliminimit fizik të Remzi Hoxhës.