Koordinatori i grupit të deputetëve të Vmro- Dpmne-së, Ilija Dimovski thotë se partia e tij është e kënaqur me arritjen e marrëveshjes për pakon zgjedhore.
Ai tha se taktika e LSDM-së është më e njohur, sa herë që të ketë progres në bisedimet, ata kërkojnë arsye që të tërhiqen.”U dakorduam që diaspora të ketë deputetë , ata do të zgjidhen me model proporcional si në Maqedoni, gjegjësisht do të ketë një njësi zgjedhore ku do të zgjidhen 3 deputet. Me minimumin e duhur për vota si në Maqedoni, diku rreth 6000 vota për tu zgjedhur një deputet, por do të zgjidhen të gjithë në një listë Modeli zgjedhor mbetet i njejtë , me 6 njësi zgjedhore, me 20 deputetë”, tha Dimovski.
