Prokuroria Themelore e Kumanovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për 38 vjeçarin me inicialet Z.M nga Kumanova, i cili akuzohet për djegien e 11 makinave parmbrëmë në pjesën qendrore të këtij qyteti.
Prokuroria informon se i dyshuari para organeve hetimore ka pranuar veprën duke deklaruar se makinat i ka djegur rastësisht dhe pa ndonjë qëllim të caktuar.
Ndaj tij është ngritur aktakuza për rrezikim të sigurisë publike, ndërsa në dosjen policore, ai evidentohet si person i varur nga alkooli dhe për ushtrim të dhunës në familje.
Më tepër për rastin, nga kronika e djeshme e TV21.
