Eksperti belg Piter Van Hojte deklaroi se partitë kanë arritur marrëveshje për kodin zgjedhor, për ç’gjë shprehu kënaqësi.
Megjithatë, ai tha se një parti i ka lëshuar bisedimet për mosrespektim të Ligjit për Prokurorin Publik Special. “Arritëm marrëveshje për pakon zgjedhore për të gjitha çështjet e hapura. Bëmë përparim serioz. Ka edhe një problem me të cilin po përballemi. Ajo është çështja e Prokurorit Publik Special, ku situata nuk është ashtu siç dukshëm do të duhej të ishte. Ligji parasheh që Prokurorit Publik Special t’i jepen të gjitha resurset, financat dhe personeli për ç’gjë paraqiti raport. Në mënyrë të dukshme ky parim nuk po respektohet dhe një nga partitë vendosi t’i lëshojë bisedimet. Mendoj se të gjithë duhet ta respektojnë dhe t’i përmbahen marrëveshjes. Kjo ishte ajo që u arrit në grupet punuese në ligj dhe marrëveshja ndërmjet të gjitha partive. Është pikëlluese që disa njerëz mendojnë se mund ta mbizotërojnë ligjin”, deklaroi Van Hojte.
