Sot, në sallën e konferencave në Aleksandar Pallas u mbajt një konferencë me temë “Praktikat e mira rajonare dhe ndërkombëtare për mbrojtje të denoncuesve”. Gjatë kohës së konferencës së organizuar nga Transparenca Maqedoni, u diskutua për mënyra që më së mirë do të përfshihen në ligj për mbrojtjen e personave që denoncojnë korrupsion dhe parregullsi të tjera nga sektorë të ndryshme.
Kryetarja e kësaj organizate Sllagjana Taseva, kërkoi kujdes maksimal për trajtimin e temës së denoncuesve dhe mbrojtjen e tyre.
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, theksoi se problemi i mbrojtjes së denoncuesve është pjesë e bisedimeve të partive politike. Ai shtoi se nuk ka rregull të unifikuar për mbrojtjen e denoncuesve, por se ka ligj për mbrojtjen e tyre. Në konferencën “Transparencë Maqedoni” morën pjesë edhe euroambasadori Aivo Orav dhe Elizabet Givens nga Oda e avokatëve të SHA-ve.
