20.45% është dalja deri në orën 13:00

0

20.45% e votuesve kanë votuar deri në orën 13, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të cilët kanë marrë të dhëna nga 75.57% e vendvotimeve. E përkthyer në vota janë 284.942 persona që kanë votuar për Presidentin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

Dalje më të lartë ka në Prilep 35.20%, Novac 33.20%, Demir Kapi 32.75%, Shën Nikollë 31.10%, ndërsa në Kratovë dhe Probishtip është shënuar dalje me mbi 30%. Deri në orën 13 më së paku kanë votuar në Likovë 5.43% dhe Zhelinë 6.62%.

Gjithsej janë 3840 vendvotime ndërsa zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani informoi se tek të gjitha procesi i votimit po rrjedh pa pengesa, përveç vendvotimit 2344 në Komunën e Studeniçanit ku është vonuar hapja e vendvotimit andaj i njëjti nuk do të hapet aspak sepse kështu parashikon Kodi Zgjedhor.

I pyetur për arsyet e kësaj, zëdhënësi Shabani tha për TV21 se bëhet fjalë për objekt në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame, ndërsa shtoi se presin të njoftohen me arsyet e sakta se pse vendvotimi nuk u hap. 60 votuesit e këtij vendvotimi do të kenë mundësi të votojnë vetëm nëse konstatohet se numri i përgjithshëm i këtyre votuesve ndikon në rezultatin final të zgjedhjeve Presidenciale.

Parregullsi të tjera nuk ka, informojnë nga KSHZ./TV21

Në 92 vendbanime të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 5427 persona

0

Nga gjithsej 690 votues në vendvotimin 2489, të Avtokomandës, deri në orën 12:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar vetëm 100 qytetarë. Ndryshe në komunën e Gazi Babës deri në ora 10:00 drejt kutive janë drejtuar vetëm 8% e numrit të paraparë. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 61.402 persona, në 92 vendbanime, kurse kanë dalë 5427. Në vendvotimin 2966, të Shuto Orizares, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 6.5% e votuesve. 674 qytetarë duhet të votojnë në këtë vendvotim, ndërsa kryetari i këshillit zgjedhor bën të ditur se deri në orën 12:00 për të votuar kanë dalë vetëm 45 qytetarë. Vendvotimi me numër 2966 është hapur në kohë në ora 7:00 dhe deri tani nuk është shfaqur ndonjë parregullsi.

VENDVOTIMET NË ÇAIR DHE BUTEL, KA VOTUES QË S’JANË NË LISTËN ZGJEDHORE

0

Votimi për presidencialet në Çair dhe Butel po zhvillohet pa problem dhe vendvotimet janë hapur në kohë. Kryetaret e Këshillave Zgjedhorë thonë se gjithçka është ne rregull dhe se presin në orët në vazhdim të rritet numri i atyre që do të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Vendvotimi është hapur në kohë. Jemi në vendvotimin 29 16 në Komunën e Cairit. Lista e votuesve është  550 persona, ndërsa deri kanë dalë vetëm 1 përqind. Presim. Zakonisht në orët e pasdites është numri pak më i madh i atyre që dalin të votojnë”, tha Mjellma Gashi, Kryetare e Këshillit Zgjedhor – Çair.

“Vendvotimi është hapur në orën 7 sipas të gjitha procedurave dhe gjithcka është duke vajtur në rregull. Nuk kemi asnjë problem dhe asnjë incident. Në vendvotimin tonë kemi 528 votues të regjistruar. Dalshmëria për momentin është e ulët siç është zakonisht në orët e mengjesit, por besoj se më vonë do të kemi më shumë votues”, u shpreh zv/kryetarja e Këshillit Zgjedhor, Indira Ostreni.

Arbnora Ibrahimi, kryetare e Këshillit Zgjedhor 0998
“Sa i përket njësisë zgjedhore 28 90 pranë Shkollës Fillore “Liria” vendvotimi është hapur në kohë do të thotë prej orës 7. Numri i gjithë votuesve që gjenden në listë është gjithsej 764 dhe sa i përket fluksit  të votuesve deri tani është gjithsej 24”, theksoi kryetarja e Këshillit Zgjedhor, Arbnora Ibrahimi.

Edhe qytetarët thonë se votimi po ec pa probleme, por kishte edhe prej atyre që nuk u gjendën në Listën Zgjedhore.

“Çka të pres , njëjtë është çka të them. Për mua unë jam pensionist dhe gjithçka është njëjtë. Kush të fitojë le të fitojë”, tha një qytetar.

“Do të votoj normal. Nuk e di gjithë të mirat”, tha një qytetar tjetër.

“Jo nuk votova. Nuk isha në Listë. Nuk më ka ndodhur herëve tjera”, u shpreh një qytetar.

“Po do të votoj. Shpresojmë të bëhet më mirë për të rinjtë, sepse ne të moshuarit na ka kaluar koha, por për të rinjtë të ketë punë dhe shëndet”, potencoi një qytetar tjetër.

“Krejt në rregull, është shumë mirë. Nuk kishte asnjë problem. Presim të bëhet diçka më mirë dhe shpresoj që të fitojë më i drejti dhe më i miri”, potencoi një qytetar tjetër.

“Shpresojmë që të ndryshohet diçka dhe shpresojmë për më të mirën”, u shpreh një qytetar tjetër.

Procesi i votimit do të zhvillohet deri në ora 19 të mbrëmjes në gjithsej 3.480 vendvotime.

6,31% dalja deri në orën 10:30. Një vendvotim nuk është hapur aspak

0

Deri në orën 10:30 kanë votuar 6,31% e votuesve nga lista zgjedhore e cila të regjistruar ka gjithsej 1 808 131 votues. Këto të dhëna Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka mbledhur nga 75% e vendvotimeve në gjithë vendin.

Dalje më e lartë është shënuar në Prilep dhe Shën Nikollë me 11%, Pehçevë 10,22%, Novac 10,63%, Demir Hisar 10,12% dhe Makedonski Brod 10,11%.

Më pak dalje deri në orën 10:30 ka pasur në Bogovinë 1,79%, Likovë 0,97%, Dollnen 1,85% dhe Zhelinë 1,82%.

Vendvotimi me numër 2344 në Komunën e Studeniçanit nuk është hapur aspak. Zëdhënësja e KShZ-së Ljupka Guguçevska tha se nuk i dijnë arsyet, ndërsa shtoi se për shkak se hapja e këtij vendvotimi është vonuar më tepër se 3 orë, i njëjti nuk do të hapet sot. Ky vendvotim numëron 60 votues, ndërsa mund të hapet vetëm nëse më vonë konstatohet se numri i përgjithshëm i këtyre votuesve ndikon në rezultatin final të zgjedhjeve Presidenciale.

Në Komunën e Bogovinës, vendvotimi 1273 është hapur me një orë vonesë, andaj procesi i votimit këtu do të zgjasë një orë më shumë.

Parregullësi dhe vonesa të tjera nga KShZ nuk raportohen./TV21

VOTIMI NË TETOVË, DY BANORË NGA TETOVA NUK E GJEJNË VETEN NË LISTËN ZGJEDHORE

0

Dy banorë të cilët kishin dalë për të realizuar të drejtën e votës në shkollën fillore “Liria“ nuk ishin ne listën zgjedhore.  Banorët për Tv21 deklaruan se çdoherë kanë votuar në këtë vendvotim dhe çuditen se përse këtë herë nuk fugurojnë në listen zgjedhore.

Ndryshe në komunën e Tetovës vendvotimet u hapën në kohë. Nuk ka pasur vones në arritjen e materialit zgjedhor. Në rajonin e Pollogut ka gjithsej 265 vendvotime ndërsa të drejtë vote kanë 181.933 qytetarë.

“Unë për fat të keq nuk mund të them asgjë. Nuk jam në listën zgjedhore edhe pse kam votuar këtu në secilat zgjedhje. Kemi letërnjoftime të reja dhe sigurisht nuk i kanë përditësuar. Do të votojmë në rrethin e dytë më 5 maj”, u shpreh një qytetar.

“Njejtë edhe unë”, tha qytetarja.

100 të vdekur dhe mbi 250 të plagosur gjatë serisë së shpërthimeve në Sri Lanka

0

Të paktën 100 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mbi 250 të tjerë janë plagosur gjatë disa shpërthimeve në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.

Sipas burimeve policore, pothuajse njëkohësisht kanë jehuar shpërthimet gjatë meshës për Pashkët në kishën katolike “Shën Entoni” dhe në tre hotele me pesë yje në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo.

Përveç këtyre, shpërthime ka pasur edhe në kishën “Shën Sebastijan” në vendin Negomo, në 30 kilometra nga Kolombo, si dhe në kishën në Batikaloa, në 250 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit.

Shpërthimet në hotelet “Sinamon Grand”, “Kingbari” dhe “Shangi-La” në qendër të Kolombos i konfirmuan edhe dy agjencitë turistike, mysafirët e të cilëve qëndronin në këto objekte.

Sipas burime spitalore, gjatë shpërthimit në Negombo e kanë humbur jetën rreth 50 persona, në Barikaloa të paktën 27, ndërsa në Kolombo 24.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Autoritetet tani për tani refuzojnë që shpërthimet t’i quajnë sulm terrorist.

Ky është sulmi i parë me bombë në Sri Lanka nga përfundimi i konfliktit midis autoriteteve në Kolombo dhe grupit separatist LTTE në vitin 2009. /MIA

AVOKATI I POPULLIT HAP LINJAT FALAS, DENONCONI SHKELJET E TË SË DREJTËS SË VOTIMIT

0

Në zyrën e Avokatit të popullit, sot në ditën e mbajtjes të rrethit të parë  të zgjedhjeve presidenciale 2019,  dhe zgjedhjet e parakohshme  për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do  të funksionojë  linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje  të së drejtës së votimit. Siç kumtojnë  nga zyra e avokatit të popullit, të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet  në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Avokati i popullit, të drejtat e qytetarëve  do t’i mbrojë  me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente  në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje  të drejtave të tyre të garantuara.

KSHZ-ja, paralajmëroi pesë konferenca për shtyp, për të informuar për rrjedhën e zgjedhjeve

0

Komisioni Shtetëror Zgjedhore njoftoj se sot do të mbaj pesë konferenca për shtyp për të informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e këtyre zgjedhjeve të gjashta presidenciale.

Konferencat për shtyp nga Komisioni Shtetëror janë planifikuar që të mbahen në ora 10.30, 13.30, 17.30, dhe në ora 19.00.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Komisioni Shtetëror Zgjedhor rezultatet e para do t’i shpall në mënyrë elektronike.

Në Komunën e Aerodromit, vendvotimet janë hapur në kohë

0

Banorët e komunës së Aerodromit po e shfyrtëzojnë të drejtën e tyre për të votuar qysh nga orët e hershme të mëngjesit. Në komunën e Aerodromit ka 100 vendvotime. Ekipi i TV21 ishte në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” në vendvotimin me numër 2684, në të cilën të drejtë vote kanë 684 qytetarë. Kryetarja e këshillit zgjedhor të këtij vendvotimi Aleksandra Bllazhevska, tha se në këtë komunë materiali zgjedhor është sjellë në kohë dhe votimi ka filluar në kohë.

“Procesi zgjedhor është në rregull, vendvotimi është hapur në kohë, në orën 7, nuk asnjë problem, kështu që gjithçka është në rregull. Ky vendvotim numëron 684 votues. Presim brenda ditës”, tha Aleksandra Bllazhevska, kryetare e vendvotimit 2684, Aerodrom.

Pas fitores ndaj "Pobedës", F.C Shkupi rrimer pozitën e katërt

0

Skuadra e Shkupit ka marrë fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe duke e mundur Pobedën në Koçani me rezultat 3:0, ku tri golat u shënuan në pjesën e dytë. Sergio dhe dy Angelov ishin autorët e golave të tri pikëve të reja.

Skuadra e Shkupit që në minuta e para u fut në ndeshjen ndaj Pobedës për të marrë tri pikë, që do të rriste shanset për të mbetur edhe më tutje në garë për pozitën e katërt.

Që në minutën e parë ishte Ustabasi ai që kishte mundësi që të zbulojë rezultatin, por në fund portiere nikoqir dërgoi topin në rivënie këndore. Në minutën e 11-të, ishte Muharemi që tentoi nga distance, ndërsa topi kaloi pak centimetra mbi transversale.  Broja kishte një rast të mirë në minutën e 18-të, kur me kokë nuk ishte preciz, ndërsa në minutën e 37-të, Bajrami tentoi nga distance, por topi përfundoi në duart e portierit vendas. Me barazim pa gola dy ekipet shkuan në zhveshtore, ndërsa në pjesën e dytë trajneri Karan në lojë futi dyshen sulmuesi Sergio-Angelov.

Pikërisht në minutën e 50-t, ishte Sergio që arriti të gjendet mirë para portës për të shënuar golin e parë. Edhe në disa raste Shkupi tentoi me Ustabasin dhe Ismailin, të cilët dërguan nga një goditje drejt portës. Në minutën e 73-të, Angelov pas një solo aksioni shënoi gol të bukur për 2:0, ndërsa në minutën e 80-të, Sergio ishte asistent asi kaloi gjithë mbrojtjen kundërshtare, që Angelov me lehtësi me kokë shënoi për 3:0.

Tani Shkupi me këto tri pikë ngjitet në pozitën e katërt, ndërsa ndeshja e radhës luhet të mërkurën në Çair kur Shkupi është nikoqire e Akademija Pandev.