VENDVOTIMET NË ÇAIR DHE BUTEL, KA VOTUES QË S’JANË NË LISTËN ZGJEDHORE

TË FUNDIT

Votimi për presidencialet në Çair dhe Butel po zhvillohet pa problem dhe vendvotimet janë hapur në kohë. Kryetaret e Këshillave Zgjedhorë thonë se gjithçka është ne rregull dhe se presin në orët në vazhdim të rritet numri i atyre që do të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Vendvotimi është hapur në kohë. Jemi në vendvotimin 29 16 në Komunën e Cairit. Lista e votuesve është  550 persona, ndërsa deri kanë dalë vetëm 1 përqind. Presim. Zakonisht në orët e pasdites është numri pak më i madh i atyre që dalin të votojnë”, tha Mjellma Gashi, Kryetare e Këshillit Zgjedhor – Çair.

“Vendvotimi është hapur në orën 7 sipas të gjitha procedurave dhe gjithcka është duke vajtur në rregull. Nuk kemi asnjë problem dhe asnjë incident. Në vendvotimin tonë kemi 528 votues të regjistruar. Dalshmëria për momentin është e ulët siç është zakonisht në orët e mengjesit, por besoj se më vonë do të kemi më shumë votues”, u shpreh zv/kryetarja e Këshillit Zgjedhor, Indira Ostreni.

Arbnora Ibrahimi, kryetare e Këshillit Zgjedhor 0998
“Sa i përket njësisë zgjedhore 28 90 pranë Shkollës Fillore “Liria” vendvotimi është hapur në kohë do të thotë prej orës 7. Numri i gjithë votuesve që gjenden në listë është gjithsej 764 dhe sa i përket fluksit  të votuesve deri tani është gjithsej 24”, theksoi kryetarja e Këshillit Zgjedhor, Arbnora Ibrahimi.

Edhe qytetarët thonë se votimi po ec pa probleme, por kishte edhe prej atyre që nuk u gjendën në Listën Zgjedhore.

“Çka të pres , njëjtë është çka të them. Për mua unë jam pensionist dhe gjithçka është njëjtë. Kush të fitojë le të fitojë”, tha një qytetar.

“Do të votoj normal. Nuk e di gjithë të mirat”, tha një qytetar tjetër.

“Jo nuk votova. Nuk isha në Listë. Nuk më ka ndodhur herëve tjera”, u shpreh një qytetar.

“Po do të votoj. Shpresojmë të bëhet më mirë për të rinjtë, sepse ne të moshuarit na ka kaluar koha, por për të rinjtë të ketë punë dhe shëndet”, potencoi një qytetar tjetër.

“Krejt në rregull, është shumë mirë. Nuk kishte asnjë problem. Presim të bëhet diçka më mirë dhe shpresoj që të fitojë më i drejti dhe më i miri”, potencoi një qytetar tjetër.

“Shpresojmë që të ndryshohet diçka dhe shpresojmë për më të mirën”, u shpreh një qytetar tjetër.

Procesi i votimit do të zhvillohet deri në ora 19 të mbrëmjes në gjithsej 3.480 vendvotime.