AVOKATI I POPULLIT HAP LINJAT FALAS, DENONCONI SHKELJET E TË SË DREJTËS SË VOTIMIT

TË FUNDIT

Në zyrën e Avokatit të popullit, sot në ditën e mbajtjes të rrethit të parë  të zgjedhjeve presidenciale 2019,  dhe zgjedhjet e parakohshme  për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do  të funksionojë  linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje  të së drejtës së votimit. Siç kumtojnë  nga zyra e avokatit të popullit, të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet  në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Avokati i popullit, të drejtat e qytetarëve  do t’i mbrojë  me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente  në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje  të drejtave të tyre të garantuara.