100 të vdekur dhe mbi 250 të plagosur gjatë serisë së shpërthimeve në Sri Lanka

TË FUNDIT

Të paktën 100 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mbi 250 të tjerë janë plagosur gjatë disa shpërthimeve në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.

Sipas burimeve policore, pothuajse njëkohësisht kanë jehuar shpërthimet gjatë meshës për Pashkët në kishën katolike “Shën Entoni” dhe në tre hotele me pesë yje në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo.

Përveç këtyre, shpërthime ka pasur edhe në kishën “Shën Sebastijan” në vendin Negomo, në 30 kilometra nga Kolombo, si dhe në kishën në Batikaloa, në 250 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit.

Shpërthimet në hotelet “Sinamon Grand”, “Kingbari” dhe “Shangi-La” në qendër të Kolombos i konfirmuan edhe dy agjencitë turistike, mysafirët e të cilëve qëndronin në këto objekte.

Sipas burime spitalore, gjatë shpërthimit në Negombo e kanë humbur jetën rreth 50 persona, në Barikaloa të paktën 27, ndërsa në Kolombo 24.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Autoritetet tani për tani refuzojnë që shpërthimet t’i quajnë sulm terrorist.

Ky është sulmi i parë me bombë në Sri Lanka nga përfundimi i konfliktit midis autoriteteve në Kolombo dhe grupit separatist LTTE në vitin 2009. /MIA