Derbi në Çair, Shkupi “lufton” në ruajtjen e vendit që dërgon në Evropë

0

Gjatë ditës së nesërme, ditë e cila është paraparë që të zhvillohet java e 30-të e Ligës së Parë Futbollistike ekipi i F.C. Shkupit në Çair, do ta mirëpresë ekipin e Akademija Pandevit. Në këtë ndeshje, çairasit, do të kërkojnë të vazhdojë serinë pozitive dhe të mbeten edhe më tutje në garë për pozitën e katërt në renditjen tabelore, vend të cilin ekipi i udhëhequr nga strategu Turk, Umit Karan e zuri pas fitores që shënoi ndaj Pobedës 3:0 si mysafire. Ekipi i  Shkupit me optimizëm pret këtë duel, që do të jetë një sfidë mjaft interesante, ndërsa për këtë ka folur mesfushori Ergin Abdul.

“Pas dy fitoreve që kemi shënuar, ekipi ka treguar formë të mirë dhe atmosfera në klub është shumë pozitive. Kemi punuar aq sa kishim kohë për ndeshjen ndaj Akadameija Pandevit, por shpresoj se do të arrijmë që me lojë të organizuar të vazhdojmë me rezultat pozitiv dhe të mbajmë hapin për pozitën e katërt, për të cilën shpresojmë që në fund të arrijmë edhe daljen në Ligën e Evropës”, ka thënë Abdul.

Në këtë ndeshje skuadrës nga Çairi do t’i mungojë qendërmbrojtësi Amir Bilalli për shkak të pesë kartonëve të verdhë. Ndërkaq, drejtësinë në ndeshjen FC Shkupi – Akademija Pandev, do ta ndajë arbitri nga Struga Jovan Kaçevski. Ndryshe, ndeshja  do të zhvillohet në Stadiumin e Çairit me fillim në orën 16:00.

 

Kush filmon në Gjykatën Shkupi 2? Në Youtube del video nga zyra e gjykatësit

0

Biseda për transferime nga vendi i punës dhe aferë dashurie në zyrën e një gjykatësi të Gjykatës Themelore Shkupi 2. E filmuar në maj 2017, në videon 40 miutëshe duket se si bashkëpuntërorja ia rreh tavolinën gjykatësit dhe i thotë se bashkëshorten e tij do ta heqë nga pozita e sekretares dhe do ta bëjë mësuese, ndërsa në vend të saj do ta sjellë një vajzë nga Gostivari. Ndonëse Gjykatësi nuk e mohon paaftësinë e bashkëshortes së tij për pozitën ku është, thotë se largimi s’mund të behët, sepse bashkëshorja e tij ka vendim dhe se do ta padisë atë që e heq nga puna. Këtu bashkëpuntorja nxehet edhe më shumë.

“Ky është takimi i fundit me mua, pikë! Vëri pikën, sot, këtu! E qartë?! Kjo ishte biseda e fundit me mua. E qartë? Ti do të më padisësh mua?! Unë do ta ndërroj dhe ta shohësh. Ti je i bindur se ajo do të qëndrojë gjithë jetën aty, more kalë, more fshatar! Vetëm kaq të të them unë ty: 99% të punëve nuk ua ke idënë dhe nuk duhet të kesh. Ti më tregon mua se ajo qelbësirë me opinga e meriton! Po prej këtyre nuk bëhet shteti”, theksoi bashkëpuntorja profesionale.

Më pas bashkëpuntorja shan dhe ofendon disa herë familjen dhe kombësinë e gjykatësit shqiptar. I thotë se bashkëshorja e tij është me diplomë të blerë, nuk di t’a lidhë një fjali por falë partisë është aty ku është.

“E di se çfarë duhet të bëja. Duhet të mos të të tregoja, ta ndërroj dhe të shokoheshin të gjithë në shtëpi. Ti mor, partia jote humbi, shkove në mal dhe qaje. A e sheh sa sa mendjeulët që je, partia jote humbi, shkove në mal dhe qaje”, tha bashkëpuntorja profesionale.

Pas disa minutash Gjykatësi përpiqet ta qetësojë bashkëpuntoren me të puthura e përqafime.

Pyetëm Gjykatën Themelore Shkupi 2 se kush po i filmon gjykatësit nëpër zyra. Nga atje zëdhënësja Sanja Tomiq-Velkovski na tha se procedura është në proces para organeve kompetente pasi është ngritur padi për filmim të paautorizuar, ndërsa përgjigje konkrete do të japin pasi të kenë marrë përgjigje nga atje.

Bëjmë të ditur se videomateriali është publikuar nga gazetari Zoran Bozhinovski. Përflitet se kamerën e fshehtë e ka vendosur vetë bashkëpuntorja profesionale e gjykatësit, për ta shantazhuar dhe për ta mbajtur nën kontroll më tej gjykatësin.

Përgatiti: Besir Arifi

RASTI “SAZDO”, GJYKATA MERR VENDIM 38 VJET BURG DHE 10 MILION DENARË PËR TË DËNUARIT

0

Gjykata Shkupi 1, Shkup ka kumtuar dënimin për rastin “Sazdo”, rast në të cilin i vdekur mbeti nëntëmbëdhjetë vjeçari Nikolla Sazdoski. Të dy të akuzuarit, Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me nga 19 vite burg. Përpos dënimit me burg, dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri janë dënuar edhe financiarisht. Në këtë rast Bela dhe Demiri familjes Sazdoski i detyrohen që në periudhë prej 3 muajsh t’i paguajnë 10 milionë e 34 mijë denarë.

Gjykatësja, Daniela Aleksoska- Stojanoska para kumtimit të dënimit tha se deri në marrjen e vendimit për dënim, gjykata ka kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes po edhe i ka marrë në pyetje të akuzuarit.

Sipas trupit gjykues, dy të akuzuarit, Besir Bela dhe Skender Demiri, kanë pranuar se janë takuar me Nikolla Sazdoskin në vendin e ngjarjes para se ngjarja të ndodhë, ku sipas dëshmitarëve të akuzuarit i kanë kërkuar letërnjoftimin dhe pas identifikimit kanë filluar ta sulmojnë, tashmë të ndjerin, Nikolla Sazdovskin.

“Me veprimet e lartpërmendura, të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri, kryerës të veprës penale Vrasje,   sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 1 në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal. Në përputhje me vendimet gjyqësore të cituara, dispozitat numër 4, 32, 35,34,35 të Kodit Penal, gjykata i dënon me dënim me burg me kohëzgjatje prej 19 vjetëve” kumtoi Gjykatësja Aleksoska.

Pas kumtimit të dënimit prokurori publik i caktuar për këtë rast, për siguri kërkoi që dy tashmë të dënuarit deri në marrjen e dënimit të mbeten në paraburgim. Këtë kërkesë e kundërshtoi, avokati mbrojtës, Asmir Alispahiç.

Gjatë sulmit, Besir Bela dhe B dhe Skender Demiri kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikike. këtë e thanë nga trupi gjykues pasi kanë kryer analizat psiqike të dy të dyshuarve.

Vëllau i Besir Belës, Besar Bela, tha se dënimi është i padrejtë dhe se vendimin e Gjykatës Shkupi 1 do ta ankimojnë tek Gjykata e Apelit.

“Ky është vendim i njëanshëm dhe ne nuk e pranojmë këtë vendim. Këtu nuk ka pasur vrasje mizore, gjykata ka gjykuar qysh ka desht vet dhe kjo ka prapavijë politike. Ne e pamë që me rastin e “Almirit”, çka ndodhi dhe çka po ndodh me këtë rast. Në Maqedoni ende nuk ka drejtësi për shqiptarët”, theksoi Besar Bela, vllau i Besir Belës.

Ndërkaq, babai i Nikolla Sazdovskit tha se dënimi është aq edhe sa e ka paraparë ligji. Ai shpreson se këtë dënim nuk do e ulë asnjë gjykatë në të cilën mund të ankimohet vendimi.

“Për fat të keq, në Maqedoni apo edhe në vendet tjera nuk e di, nuk ka dënim më të lartë për persona deri në 20 vjet. Megjithatë për ne si prind, për mua personalisht dënimi të ishte edhe njëmijvjet, gjegjësisht, nuk ka gjykatë në botë që do të mund të shqiptonte dënim real për këtë rast”, u shpreh babai i Nikolla Sazdovskit.

Edhe pse trupi gjykes ka kryer ekspertiza për rastin në fjalë, familjarët e të dënuarve gazetarëve u thanë se dyshojnë në ekspertizat e gjyqit pasiqë në trupat që kanë kryer ekspertizat, nuk ka qenë asnjë anëtar shqiptar. Për rastin “Sazdo”, ka edhe të dyshuar të tretë, i cili për momentin është i pakapshëm për autoritetet. Prokuroria Publike për vdekjen e Nikolla Sazdovskit të tre të akuzuarit i përndjek për veprën “Vrasje në kushte mizore”, vepër e cila para ri-kualifikimit të akuzuarit dyshoheshin për “dhunë”.

Përgatiti: Mevludin Imeri 

Në bregun e Liqenit të Dibrës është gjetur një bombë e vjetër dore

0

Një kalimtar rasti në bregun e Liqenit të Dibrës në vendin e quajtur “Kurora”, dje është gjetur një bombë e vjetër dore, kalimtari rastin e ka raportuar në Stacionin Policorë të Dibrës.

Rajoni ku është gjetur bomba e vjetër është siguruar nga nëpunësit policorë deri në ora 18, kur një punonjës i autorizuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka sekuestruar mjetin.

Sipas autoriteteve konstatohet se bëhet fjalë për një bombë dore të prodhimit italian nga Lufta e Dytë Botërore, potencoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Ohër, Stefan Dimoski.

Ndërroi jetë Duka i Madh i Luksemburgut, Zhan

0

Duka i Madh i Luksemburgut Zhan, ish shefi i shtetit të Luksemburgut ndërroi jetë sot në moshën 98-vjeçare.

Ish-qeveritari i Luksemburgut javën e kaluar u shtrua në spital për shkak të një infeksioni të mushkërive.  Shëndeti i tij u përkeqësua në mënyrë dramatike gjatë festave të Pashkëve.

Ai ishte duka i tetë i madh i Luksemburgut, i cili e ka drejtuar shtetin nga  viti 1964 deri në vitin 2000, kur fronin ia ka lënë djalit Anri. Zhan jetonte në kështjellën Fishbah  dhe  shumë rrallë është paraqitur në publik.

Duka i madh Zhan ishte bashkëshort  i princeshës Zhozefin-Sharlot nga Belgjika, vajzë e ish mbretit belg Leopoldi i Tretë. Ata kanë pesë fëmijë./MIA

Rama: Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen

0

Sipas Ramës, qytetarët do flasin me votë në çdo bashki  në 30 qershor

Partia Demokratike në Shqipëri sot ka zyrtarizuar koalicionin opozitar, e cila ka firmosur edhe një marrëveshje me 10 pika.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Pas kësaj marrëveshje ka reaguar Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se zgjedhjet as ndalen as shtyhen.

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen“, ka shkruar Rama në Twitter.

Rama ka thënë se  vetë qytetarët do flasin me votë në çdo bashki  në 30 qershor./21Media

Rasti "Sazdovski", Bela dhe Demiri dënohen me nga 19 vjet burg

0

Besir Bela dhe Skender Derimi  dënohen me nga 19 vjet burg për vrasjen e 20 vjeçarit Nikolla Sazdov. Vendimi e shpalli gjykatësja Daniella Aleksovska – Stojanovska, ndërsa i bëri fajtor për vepër penale “vrasje në mënyrë mizore”. Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë rikualifikim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë. Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë. Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion.

74-vjeçari nga Gostivari ndërron jetë në aeroplan

0

Më 23 prill 2019, në ora 00:27, pasi që avioni që po udhëtonte nga Bazeli në Shkup aterroi në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, u raportua se një person nuk po jepte shenja jete. Në ora 00:50, mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit K.K. (74) nga Gostivari. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar tek familja.

Seanca të reja gjyqësore për rastet “Tarifa” “Thesari”, “Titanik” dhe “Treqind”

0

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Tarifa”, “Thesari”, “Titanik” dhe “Treqind”.

Për rastin “Tarifa”, të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, i vlefshëm rreth 4 milion euro.

Sipas Prokurorisë Publike Speciale të akuzuarit e kanë keqpërdor pozitën dhe autorizimin zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”.

Në rastin “Thesari”, i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK Sasho Mijallkov, si dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri në Ministrin e Punëve të Brendshme Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së pestë në MOB Goran Grujevski.

Në lëndën “Thesari” të Prokurorisë Publike Speciale, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit zyrtar dhe është shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjeve të elektro-komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pran DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e firmës nga Britania e Madhe.Rasti gjendet në procedurë dëshmuese.

Rasti “Titanik”, është në procedurë dëshmuese dhe po shfaqen dëshmitë materiale të dorëzuara në Prokurorinë Publike Speciale. Për rastin “Titanik”, bëhet fjalë për 5.900 dëshmi materiale, po prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për personat e autorizuar, të dhëna nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera.

Në rastin “Titanik” përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevskit i cili është në arrati, të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Leko Ristovski, Katerina Velkovska, Xhezmi Ahmet, Goce Janevski, Marjan Nakevski, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragvevski, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq, Lenka Rashjakovska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Edmond Temelko dhe Kiril Todorovski.

Dyshohen për shoqërim kriminal, shkele të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit të zgjedhjeve dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Ndërsa në rastin “Treqind”, të Prokurorisë Publike Speciale i akuzuar është ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski i cili akuzohet për keqpërdorim të autorizimit zyrtar gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në maj të vitit të kaluar Gjykatësja Dobrilla Kacarska Gjoko Popovskin e dënoi me nëntë vite dënim me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e ndërpreu gjykimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu sërish në gjykim. Sipas akuzës të Prokurorisë Publike Speciale, ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski nuk i kishte respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe buxhetin e shtetit e ka dëmtuar në vlerë prej 453.570 eurove.

Studentët bllokojnë Rektoratin e UP-së

0

Parlamenti studentor është duke zhvilluar një protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke mos lejuar që askush të hyjë në ndërtesën e rektoratit. Protesta sipas organizatorëve pritet të zgjasë deri në dy orë.

Disa nga kërkesat e tyre kanë të bëjnë me bordin, gjendjen infrastrukturore të fakulteteve, kushtet themelore për studime, mungesa e literaturës, mosakreditimi i 24 programeve, bachelor dhe master dhe certifikatat e kurseve private (A2) për regjistrimin në programet master.

Studentët deklaruan se këto janë arsyet që protestojnë për të drejtat e tyre, te cilat sipas tyre po shkelen çdo dite./21Media