Seanca të reja gjyqësore për rastet “Tarifa” “Thesari”, “Titanik” dhe “Treqind”

TË FUNDIT

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Tarifa”, “Thesari”, “Titanik” dhe “Treqind”.

Për rastin “Tarifa”, të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, i vlefshëm rreth 4 milion euro.

Sipas Prokurorisë Publike Speciale të akuzuarit e kanë keqpërdor pozitën dhe autorizimin zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”.

Në rastin “Thesari”, i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK Sasho Mijallkov, si dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri në Ministrin e Punëve të Brendshme Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së pestë në MOB Goran Grujevski.

Në lëndën “Thesari” të Prokurorisë Publike Speciale, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit zyrtar dhe është shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjeve të elektro-komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pran DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e firmës nga Britania e Madhe.Rasti gjendet në procedurë dëshmuese.

Rasti “Titanik”, është në procedurë dëshmuese dhe po shfaqen dëshmitë materiale të dorëzuara në Prokurorinë Publike Speciale. Për rastin “Titanik”, bëhet fjalë për 5.900 dëshmi materiale, po prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për personat e autorizuar, të dhëna nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera.

Në rastin “Titanik” përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevskit i cili është në arrati, të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Leko Ristovski, Katerina Velkovska, Xhezmi Ahmet, Goce Janevski, Marjan Nakevski, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragvevski, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq, Lenka Rashjakovska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Edmond Temelko dhe Kiril Todorovski.

Dyshohen për shoqërim kriminal, shkele të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit të zgjedhjeve dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Ndërsa në rastin “Treqind”, të Prokurorisë Publike Speciale i akuzuar është ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski i cili akuzohet për keqpërdorim të autorizimit zyrtar gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në maj të vitit të kaluar Gjykatësja Dobrilla Kacarska Gjoko Popovskin e dënoi me nëntë vite dënim me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e ndërpreu gjykimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu sërish në gjykim. Sipas akuzës të Prokurorisë Publike Speciale, ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski nuk i kishte respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe buxhetin e shtetit e ka dëmtuar në vlerë prej 453.570 eurove.