Rama: Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen

TË FUNDIT

Sipas Ramës, qytetarët do flasin me votë në çdo bashki  në 30 qershor

Partia Demokratike në Shqipëri sot ka zyrtarizuar koalicionin opozitar, e cila ka firmosur edhe një marrëveshje me 10 pika.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Pas kësaj marrëveshje ka reaguar Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se zgjedhjet as ndalen as shtyhen.

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen“, ka shkruar Rama në Twitter.

Rama ka thënë se  vetë qytetarët do flasin me votë në çdo bashki  në 30 qershor./21Media