Ndërroi jetë Duka i Madh i Luksemburgut, Zhan

TË FUNDIT

Duka i Madh i Luksemburgut Zhan, ish shefi i shtetit të Luksemburgut ndërroi jetë sot në moshën 98-vjeçare.

Ish-qeveritari i Luksemburgut javën e kaluar u shtrua në spital për shkak të një infeksioni të mushkërive.  Shëndeti i tij u përkeqësua në mënyrë dramatike gjatë festave të Pashkëve.

Ai ishte duka i tetë i madh i Luksemburgut, i cili e ka drejtuar shtetin nga  viti 1964 deri në vitin 2000, kur fronin ia ka lënë djalit Anri. Zhan jetonte në kështjellën Fishbah  dhe  shumë rrallë është paraqitur në publik.

Duka i madh Zhan ishte bashkëshort  i princeshës Zhozefin-Sharlot nga Belgjika, vajzë e ish mbretit belg Leopoldi i Tretë. Ata kanë pesë fëmijë./MIA